Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Misionar edhe pas vdekjes

Në republikën afrikane  Ruanda, deshi Allahu që të lind një musliman i ri. Ai ishte gjallë edhe më parë por vetëm fizikisht ngase ishte i krishterë, ndërsa shpirtin e tij kishte filluar ta njoh pas hyrjes dhe kthimit në Islam, kur filloi ta shijonte ëmbëlsinë e besimit.

 

E lajmëroi familjen për këtë por në vend se ta përkrahin, ata iu kundërvunë, shkaktuan rrëmujë e kaos, gjë që nuk bën të na çudit fare. Vërtet, nuk kemi nevojë të çuditemi kur dimë se zemrat e tyre janë mbushur me inatin dhe mërinë kishtare, të cilën e dëgjojnë çdo dite në shkollat dhe kishat e tyre se "arabët – muslimanët janë sinonim i djallit", edhe pse ata shumë rrallë e shohin ndonjë musliman.

 

Gjersa janë të vegjël, në shkollë i mëson kisha belge se kinse muslimanët janë njerëz të egër, që dinë të djegin vende, mbysin të pafajshëm, grabisin gra, shndërrojnë tokën në gërmadhë…

 

Lajmi për kthimin në Islam i arriti edhe vëllait të tij, i cili kur e pa vëllain duke vënë ballin në toke për Allahun gati sa nuk pëlciti nga inati, dhe bazuar në atë që ia ka mësuar kisha, ai mbyti vëllain e tij musliman derisa ishte në sexhde.

 

Tregimi ende nuk ka përfunduar. Jo, ende nuk ka përfunduar, madje pjesa më me rëndësi e tij është tani…

 

Policia u vë në arrest të tij dhe për tri ditë me radhe, në një vapë që mbretëron në vendet afrikane, kufoma mbeti në po atë gjendje në sexhde duke mos ndryshuar (prishur, qelbur). Ky ishte një fakt, që në mënyrë të heshtur, dëshmoi për madhërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë e kësaj feje. Kur dëgjuan për këtë, erdhën dhjetëra njerëz që ta shohin kufomën e këtij njeriu musliman që tri ditë me radhe pret nga mjeku policor të varroset, dhe këtu këta dhjetëra njerëz, pasi që shohin këtë skenë madhështore, bashkërisht hynë në Islam, andaj, vëllai ynë që u mbyt meriton të quhet: MISIONAR EDHE PAS VDEKJES!