Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

FORMIMI I BRESHËRIT, BUBULLIMËS DHE RRUFESË

...Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te goditë këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s'të merr të të parit. (Kur'an, 24:43) Ajeti i mësipërm i referohet breshërit dhe rrufesë. Kur analizohet formimi i breshërit dhe rrufesë, mund të shihet se një e vërtetë e rëndësishme meteorologjike po tregohet në këtë ajet. Për formimin e rrufesë dhe breshërit, libri Meteorologjia Sot thotë se reja bëhet e elektrizuar ndërsa breshëri bie nëpër një rajon në renë e pikave të super-ftohta dhe kristaleve të akullta. Pikat e lëngshme ngrihen dhe lirojnë nxehtësi të fshehtë ndërsa ndeshen me kokrrat e breshërit. Kjo e mban sipërfaqen e kokrrës së breshërit më të ngrohtë se atë të kristaleve të akullta që e rrethojnë. Nje fenomen i rëndësishëm ndodh kur kokrra e breshërit bie në kontakt me një kristal akulli: Elektronet rrjedhin nga objekti më i ftohtë në atë më të ngrohtë. Në ktë mënyrë, kokrra e breshërit bëhet me ngarkesë negative. Ky efekt gjithashtu ndodh kur pikat e super-ftohta vijnë në kontakt me një kokërr breshëri dhe copat e vogla e akullit me ngarkesë pozitive thyhen. Këto grimca, që janë më të lehta dhe me ngarkesë pozitive, barten në pjesën më të lartë të resë nga rrymat e ajrit. Tani breshëri ka ngarkesë negative, dhe bie drejt fundit të resë, kështu pjesa e ulët e resë bëhet me ngarkesë negative. Këto ngarkesa negative pastaj lirohen si rrufe. Nga kjo mund të konkludohet se breshëri është faktori kryesor në formimin e rrufesë.57 Në ajetin vijues, megjithatë, është tërhequr vëmendja për lidhjen në mes të reve të shiut dhe rrufesë, dhe sipas rendit të formimit, informacion që është paralel me zbulimet shkencore: Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e tyre. (Kur'an, 2:19) Retë e shiut janë masa të mëdha që mbulojnë 20 deri 260 kilometra katrorë (10 deri 100 milja katrorë) dhe që arrijnë lartësi vertikale prej 9,000 deri 12,000 metra (30,000 deri 40,000 ft.) Për shkak të këtyre dimenzioneve të jashtëzakonshme, pjesa e ulët e këtyre reve është e errët. Është e pamundur për rrezet e diellit që të kalojnë tejpërtej tyre, për shkak të sasive të medha të ujit dhe grimcave të akullit që ato përmbajnë. Shumë pak energji diellore pra arrinë Tokën nëpërmjet reve, e që është arsyeja pse retë i duken të errëta dikujt që i shikon ato lartë. 58 Fazat e formimit të rrufesë dhe bubullimës pas errësirës së përmendur në ajet, janë siç vijon: Një ngarkesë elektrike formohet brenda resë së shiut. Kjo vie si rezultat i proceseve të tilla si ngrirja, ndarja e pikave të shiut dhe formimi i ngarkesës gjatë kontaktit. Akumulimi i ngarkesave të tilla elektrike, kur ajri në mes bëhet i paaftë që t’i izolojë ata, shpie në një shkëndi të madhe, një shkarkim ndërmjet fushave pozitive dhe negative. Volltazha ndërmjet dy zonave me ngarkesë të kundërt mund të arrij 1 miliard vollt. Shkëndija mund të formohet brenda resë, mund të kaloj midis dy reve, nga një zonë me ngarkesë pozitive në një me ngarkesë pozitive, apo të shkarkohet nga reja në tokë. Këto shkëndija formojnë goditje verbuese të rrufeve. Kjo rritje e papritur në ngarkesën elektrike përgjatë vijës së rrufesë shkakton nxehtësi të fortë (10,000 gradë Celzius). Si rezultat, ka një zgjerim të papritur të ajrit, e që shkakton zhurmë të madhe shoqëruar me bubullimë.59 Ndërkaq, murmurima madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë! (Kur’an, 13:13) Siç është diskutuar, shtresat e errëta, të pasuara nga shkëndijat me ngarkesë elektrike të njohura si rrufe, dhe pastaj zhurma e madhe e quajtur bubullimë, formohen përbrenda resë së shiut. Çdo gjë që shkenca moderne ka vërtetuar për retë, dhe ka për të thënë në lidhje me shkaqet e bubullimës dhe rrufesë, është në përputhje të plotë me përshkrimet në Kur’an.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free