Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nje hadith per kohen tone

Jetojmë në një kohë të cilën qysh herët e ka parashikuar Pejgamberi ynë i dashur, në hadithin e tij duke i paralajmëruar shokët me fjalët: “Si do të veproni kur gratë t’i përkushtohen zinasë (prostitucionit), e rinia të zhytet në sharje dhe kumar?” – i pyeti Pejgamberi a.s. shokët e tij. “Vallë, a mund të vijë ajo kohë, o i Dërguari i All-Allahut?”, e pyetën ata. Muhamedi a.s. tha: “Mundet edhe më keq”. “Vallë, a mundet të jetë edhe më keq?”, e pyetën përsëri. Mundet. “Atëherë kur nuk do ta urdhëroni të mirën, e nuk do ta ndaloni të keqen”- tha Pejgamberi i All-Allahut a.s. “Vallë a mund të vijë ajo kohë?” – e pyetën përsëri as’habët .
“Mundet edhe më keq. Atëherë kur të mirën do ta konsideroni të keqe, e të keqen të mirë”. “A mund të vijë ajo kohë, o Pejgamberi i All-Allahut?” – për së treti herë e pyetën as’habët. “ “Mundet. Kur do të urdhëroni të keqen e të ndaloni të mirën. Atëherë edhe njerëzit tuaj më të ditur nuk do të mund të gjenden (nuk do të dinë çfarë të bëjnë)” – u përgjigj Pejgamberi.
Mesazhi:
Sa të mëdha dhe madhështore janë këto fjalë të Pejgamberit të Allahut! Ato nxitin admirim dhe forcojnë bindjen dhe besimin tonë në vërtetësinë e pejgamberisë të tij. Mirëpo, ato gjithashtu shkaktojnë edhe shqetësim dhe frikë, sepse, si duket, ato po realizohen pikërisht në kohën tonë, në kohën e cila, në një anë karakterizohet nga një përparim i paimagjinueshëm shkencor e teknologjik, e nga devijimi dhe shkatërrimi edhe më i paimagjinueshëm moral, që kërcënon të rrënojë çdo potencial dhe vlerë shpirtërore te njeriu si krijesa më e përkryer e Allahut. Ky hadith sikur vërtet flet për kohën tonë.