Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dreka e merituar e lypesit

Shume vite me pare,ne nje fshat jetonin dy druvare,Rahimi dhe Rrahmani.C'do mengjes shkonin ne pyll per te prere dru dhe pastaj i shisnin ne qytet.Me parate e fituara nxirrnin buken e gojes.Pasi i prisnin drute,uleshin ne breg te lumit dhe ushqeheshin.Nje dite, teksa po hanin u afrohet nje lypes dhe u kerkon ushqim.Rrahimit i erdhi keq per te dhe nisi t'i jape buke,por Rrahmani e pengoi dhe nderkohe i tha lypesit:"Ne nuk kemi shume ushqim.Punojme shume gjate dites dhe marrim pak ushqim me vete.Pasi shesim drute,blejme gjerat e nevojshme per familjen.Nese ke deshire,mund te te jap hua sepaten time dhe te dy do te te mesojme si t'i presesh drute dhe pastaj t'i shesesh.Inshallah ne fund te dites do te kesh para per ushqim dhe per te blere nje sepate per vete.Keshtu mund ta nxjerresh jetesen me dinjitet",dhe ashtu vepruan.Ata e ndihmuan lypesin te priste dru dhe t'i shiste.Me leket qe fitoi,ai bleu ushqim dhe sepate.Me pas i falenderoi Rahmanin dhe Rrahimin dhe u largua."Po t'ia kishe dhene ushimin lypesit,ai do ta kishte ngrene shpejt e shpejt dhe ne darke do te ishte serish i uritur.Duke e mesuar t'i prese vete drute e pastaj t'i shese,i kemi mesuar nje zanat,qe do ta kete per gjithe jeten.Tani nuk do te jete asnjehere i uritur.Keshtu ne kemi ndjekur mesimet dhe shembullin e profetit Muhamed a.s",-i tha Rahmani Rrahimit.