Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nxenesi Hiperaktiv.

Nxënësi hiperaktiv!
Mësuesja kërkoi prindin e një nxënësi që të paraqitet në shkollë, për të biseduar rreth ecurisë së djalit të tij në mësime. Ajo kishte shumë vërejtje dhe pakënaqësi për të.
Me të ardhur prindi, pasi u përshëndetën ajo i tha:”Ju kam kërkuar për djalin tuaj. Ai ka nevojë për Ritalinë (ilaç që u jepet personave që vuajnë nga mungesa e përqendrimit dhe hiperaktiviteti). Ai nuk lë dy gurë bashkë, i shqetëson nxënësit e tjerë dhe na prish mësimin. Sigurisht që as vetë nuk mëson fare!”
Prindi e pranoi propozimin e mësueses, por djali i tij i tha:”Jo se mua më vjen turp të pi ilaçin para shokëve e shoqeve të klasës! Ata do të më tallin pastaj!”
Mësuesja i tha:”Nëse është kështu, unë propozoj që kur të vijë orari i pirjes së Ritalinës, unë do të dërgoj të më sjellësh një kafe nga bufeja e shkollës. Ndërkohë, ti shko tek dhoma e mësuesve dhe pije Ritalinën atje. Pastaj më sill kafenë. Askush nuk do e kuptojë!”
Si babai dhe djali e pranuan këtë propozim.
Gjërat vazhduan si mos më mirë për disa kohë. Ritalina kishte dhënë rezultatet e veta.
Mësuesja e thirri të atin një ditë për ta falënderuar për bashkëpunimin dhe për ti thënë se i biri i ishte kthyer normalitetit, kishte sjellje të pëlqyeshme, ishte i qetë dhe kishte përmirësim të dukshëm. 
Sigurisht që i ati u gëzua shumë nga fjalët e mësueses së djalit. Ai e falënderoi dhe vlerësoi jashtë mase bashkëpunimin mes tyre.
Pasi u kthyen në shtëpi, ai e thirri djalin e tij dhe pasi e puthi në ballë i tha:”O bir! Sot më thirri mësuesja dhe më tha se ishte e kënaqur me përmirësimin tënd dhe ndryshimin e suksesshëm tëndin në mësime dhe sjellje!”
Djali iu përgjigj:”Gjërat janë krejt ndryshe nga ajo që i mendoni ju babi. Sa herë që shkoja për të pirë Ritalinën, unë e hidhja tabletën në kafenë e mësueses dhe ia çoja ta pijë. Që atëherë, mësuesja ka qenë më e qetë, na mësonte siç duhej dhe na trajtonte me më shumë dashuri!”
Shpesh herë, para se të fajësojmë të tjerët, duhet të shohim nëse jemi ne ata që duhet të ndryshojmë diçka në sjelljet tona!

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free