Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Furnizimin kerkoje vetem nga Allahu

Kishin qenë dy të varfër, njëri prej tyre i lutej Allahut xh.sh., duke thënë:
 
- Ja Ma’bud më furnizo dhe më begato.
Ndërsa i dyti i lutej mbretit duke e thirrur: 
- Ja Mahmud! 
Fqinji i tyre e mori vesh mënyrën e lutjes që e bënin ata dy dhe i tregoi mbretit.
Mbreti i thirri të dy dhe u bind për mënyrën e lutjes që bënin ata. Ai i urdhëroi shërbëtorët t’i therrnin dy pata, në njërën të futeshin dhjetë flori ndërsa në tjetrën jo, dhe patën me flori t’ia jepnin atij që thërriste mbretin, sepse emri i tij ishte Mahmud. 
Pasi i morën patat, ai i cili e mori patën me flori iu duk se pata e shokut të tij ishte më e madhe, andaj iu lut: Ma jep patën tënde sepse qenka më e madhe se e imja, dhe unë kam më shumë fëmijë.
Pas shumë lutjeve ai ia pranon kërkesën dhe ia jep patën. Kur u kthyen tek mbreti, ai i urdhëroi që të hapen patat dhe mbreti u habit kur pa se pata me flori ishte tek i varfri që i ishte lutur Allahut xh.sh. Për këtë tha: 
- Pata me flori me të drejtë i takon atij që i drejtohet Ma’budit, e jo atij që i drejtohet Mahmudit.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free