Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

shantazhimi

Ishte njëherë një djalosh i quajtur Selim. Një ditë Selimi shkoi në fushë me gjyshin e tij. Gjyshi ia dha një llastiqe që të gjuaj disa drunj që gjendeshin aty pranë.
 
Djaloshi mundohej dhe përpiqej, por kurrsesi nuk e qëllonte cakun. Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme ai dorëzua. Në mbrëmje, duke u kthyer në shtëpi, në rrugë hasi në rosën e gjyshes. Pa menduar fare e mori në shënjestër dhe në përpjekjen e parë e qëlloi rosën në kokë dhe e mbyti. 
Djali u frikësua, dhe me shpejtësi mori rosën dhe e fshehu në një grumbull drurësh. Por, motra e tij Selma e kishte parë.
Të nesërmen pas drekës gjyshja i tha Selmës: “Selma, eja më ndihmo që së bashku t’i lajmë enët". Por, vajza tha: "Gjyshe, unë do të vija, por Selimi nuk më lejon. Ai dëshiron që të ndihmoj në punët e kuzhinës”, dhe iu afrua vëllait të tij duke i pëshpëritur në vesh: "A të kujtohet rosa?" 
Selimi u ngrit dhe shkoi në kuzhinë që t’i ndihmoj gjyshes në larjen e enëve. 
Në të njëjtën ditë gjyshi u tha fëmijëve të bëhen gati sepse do të shkojnë së bashku në peshkim. Por, gjyshja i tha: "Selma duhet të rri me sepse më duhet në përgatitjen darkës." Vajza buzëqeshi dhe tha: "Mirë, gjyshe, nuk është problem, por Selimi më tha se nuk dëshiron të shkoj në peshkim, prandaj ai do të të ndihmoj në vendin tim". Dhe përsëri shkoi te vëllai i tij dhe i pëshpëriti në vesh: “Mos e harro rosën."
Kështu vajza shkoi në peshkim me gjyshin, ndërsa Selimi qëndroi në shtëpi që t’i ndihmoj gjyshes.
Pas disa ditësh, Selimit i humbi durimi dhe shkoi te gjyshja që t’i tregon për rosën. 
Gjyshja u ul në gjunjë, e përqafoi dhe i tha: "Vogëlushi im, unë i di të gjitha. Nga dritarja të kam parë kur e ke qëlluar rosën, por ti e di se sa shumë të dua, prandaj menjëherë ta kam falur. Megjithatë, isha kurioze të shoh se deri kurë do t’ia lejosh Selmës që të shantazhoj dhe të bëj rob të saj, para se të vish tek unë dhe t’mi tregosh të gjitha."
 
 
Mesazhi i tregimit: Sado e vështirë që të jetë, çfarëdo që do të bësh dhe sado që shejtani të mashtroj – çoftë gënjeshtër, dyshim, frikë, urrejtje apo jotolerancë ..., mbaje në mend, Allahu i sheh të gjitha. Ai e sheh gjithë jetën tënde dhe dëshiron që ti ta dish se Ai të do dhe do të falë, por pret nga ti se deri kurë do ta lejosh shejtanin të bëj rob të vetin.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free