Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Efekti negativ i lojërave elektronike tek fëmijët

Lojërat elektronike dhe playstation me të cilat luajnë fëmijët tanë, për mua janë shkatërruese të personalitetit të tij. Efekti negativ i tyre fillon me trurin dhe aftësitë e tij.

Njeriu mëson dhe ndërvepron me botën që e rrethon nëpërmjet pesë shqisave, të cilat gjatë shtatë viteve të para të jetës së njeriut janë në zhvillim e sipër. Kur fëmija shtatë vjeç e poshtë luan lojëra elektronike, ai humbet shansin për zhvillimin e pesë shqisave të tij. Kjo, sepse ai qëndron i ulur për orë të tëra totalisht pasiv, vetëm duke luajtur dy gishtat.

Kur trupi i njeriut aktivizohet për një kohë të gjatë, ai ndjen lodhje dhe për këtë njeriu ulet dhe pushon. Sakaq lodhja e trurit nuk është e njëjtë me lodhjen fizike. Lodhja e trurit e jep efektin e vet në tre aftësi të tij.

Efekti negativ i lojërave elektronike shtrihet tek të gjitha lojërat të cilat përmbajnë rivalitet, përndjekje dhe shpejtësi si në rastin e futbollit, garat e makinave etj... Çdo lojë e cila bazohet në lëvizje shumë të shpejta, nëse luhet çdo ditë për tre muaj rresht, ajo dëmton tre aftësi themeltare të trurit: Përqendrimin, vëmendjen dhe kujtesën. Nëse një fëmijë luan çdo ditë, e pakta gjysmë ore, për tre muaj rresht, tek ai do të shfaqen shenja të humbjes së kujtesës, vëmendjes dhe përqendrimit.

Gjatë një loje elektronike e cila ka në bazë shpejtësinë, fëmija garon, përndjek, shpejton... ndërkohë që trupi i tij është krejt pasiv. Ndërveprimi i vetëm i fëmijës me lojën është me trurin e tij.

Në valët Beta të trurit, kemi 14 – 28 lëvizje për sekondë të trurit. Nga 14 deri 20 konsiderohet si normale lëvizja e trurit, por kur kjo arrin në 28 lëvizje për sekondë truri po funksionon me të gjithë kapacitetin e tij. Nëse kjo gjendje vazhdon për njëzet minuta apo gjysmë ore, truri fillon të lodhet dhe dobësohet.

Është e njëjta gjë me vrapin, ku nëse më duhet të përshkoj një distancë prej një mijë metrash, e marr shtruar. Ndërkohë që nëse më duhet të përshkoj një distancë prej njëqind metrash, vrapoj me maksimumin e shpejtësisë time. Por unë nuk mundem të vrapoj me maksimumin e shpejtësisë për një mijë metra.

Disa mendojnë se lojërat elektronike rrisin koeficientin e inteligjencës tek fëmija! Nëse lojërat elektronike rrisin diçka tek famija, duhet ditur se kjo është idiotësia e tyre.

Po të shohim një fëmijë i cili ka luajtur për një vit të plotë me lojëra elektronike, menjëherë do të konstatojmë se ai ka probleme me vëmendjen, përqendrimin dhe kujtesën. Një fëmijë i tillë e ka të vështirë ta fokusojë vëmendjen tek një gjë e vetme, duke i anashkaluar ngacmuesit e tjerë përreth. Ai ka probleme edhe me përqendrimin, pasi e humbet atë pas disa minutave duke u shpërqendruar totalisht. E njëjta gjë vlen dhe për kujtesën.

Nëse fëmija ka probleme me njërën nga tre elementët e mësipërm, ose njërin prej tyre, klasifikohet tek fëmijët me probleme në të mësuar dhe i nevojitet një program i gjatë i përgatitur dhe nën kujdesin e ekspertëve. Të tre këto probleme ose njëri prej tyre mund të jenë dhe të lindur me fëmijën. Por nëse fëmija nuk i ka të lindura, atëherë ato janë të fituara për shkak të këtyre lojërave.

Dimensioni moral

Mos harrojmë se këto lojëra kanë dhe dimensionin e tyre moral dhe vleror. Kur fëmijët arrijnë një nivel të lartë në lojë, atyre u jepen dhe stimuj të ndryshëm, të cilët përgjithësisht cenojnë vlerat dhe moralet e një besimtari. Zakonisht, stimujt janë materiale erotike, një imazh, një lëvizje, një foto etj... Stimuj të tillë nxisin instinktet seksuale tek adoleshentët, gjë e cila i motivon më shumë që të luajnë dhe të kapërcejnë nga një nivel në një tjetër në pritje të këtyre stimujve. E gjitha kjo, bëhet në kurriz të shëndetit dhe të mësimeve.

Në nivel psikologjik, një fëmijë që luan lojëra elektronike fillon e vetëmbyllet, bëhet jo social, preferon vetminë dhe izolimin, bëhet i plogësht dhe përjeton ankth. Fakti që ai përjeton ankth, e bën që të tërhiqet nga aktivitetet dhe jeta sociale.

Pikërisht për këtë, këto lojëra duhen hequr nga shtëpitë tona dhe mund të zëvendësohen me shikimin e televizorit, i cili me gjithë dëmet, është shumë më pak i dëmshëm sesa lojërat elektronike. Unë mund të shoh një film horror në televizion, por në këtë rast unë jam thjesht shikues. Sakaq në lojërat elektronike unë jam aktiv, pra unë e ndjek viktimën dhe e vras me duart dhe armën time. Ta vras me duart e mia, është një programim i brendshëm i dhunës. Sigurisht që unë jam kundër edhe filmave aksion dhe horror, por ndikimi i tyre është shumë herë më i vogël sesa ndikimi i lojërave elektronike.

Dimensioni fetar i lojërave

Shumë nga lojërat me dhunë dhe vrasje, përmbajnë dhe imazhe të shenjta për myslimanët, si Qabeja, Kurani etj... të cilat në një moment përdhosen nga personazhet e lojës. Po, mund të shkelet me këmbë Kurani, mund të vriten personazhe që simbolizojnë myslimanët, shpërthehet Qabeja, xhamia etj...