Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Facebooku dhe Twiteri zhdukin ndjenjen e turpit.

Pas një studimi 30 vjeçar, psikologu amerikan, Rowland Miller arriti në përfundimin se faqet sociale si Facebooku dhe Twitteri zhdukin ndjenjën e turpit.

Sipas Millerit përdorimi i Facebookut dhe Twitterit, faqeve sociale të cilat mundësojnë paraqitjen e të gjitha detajeve dhe hollësive të jetës personale të individëve, zhduk ndjenjën e turpit.

 
Kjo fjali, thënë ndryshe përmbledh rezultatin e studimit 30 vjeçar të profesorit psikolog amerikan,  Rowland Millerit, realizuar mbi ndjenjën e turpit.

 
Duke u bazuar tek studimi i Millerit dhe eksperienca personale, analisti i gazetës angleze “Times”, Nicola Pearson,  publikoi shkrimin me titull “Mos vallë është zhdukur turpi?”. Pasi tregon për një skenë seksi mes dy të rinjve në një qoshe të errët të rrugës një ditë kur po kthehej në shtëpi, Pearson shprehet me këta fjalë: “Ato dukeshin më shumë të nevrikosur e të bezdisur sesa të turpëruar kur më panë.”

 
Ndjenjat po zhduken

 
"Turpi nuk është një ndjenjë e cila ndihet kur jemi vetëm, ajo është një ndjejë sociale. Kjo tregon vlerësimin që ju keni për mendimin e të tjerëve”, shprehet Pearson. Ai vlerësoi dhe disa konkluzione të Millerit: “Ndjenja e turpit tregon dëshirën e individit për t’u pranuar nga shoqëria. Neve nuk na pëlqejnë dhe nuk u besojmë  njerëzve të cilët nuk vlerësojnë mendimin tonë. Njerëzit të cilët nuk dëshirojnë të turpërohen janë më të kujdesshëm, të respektuar dhe të matur. Nëse zhduket dallimi mes së mirës dhe të keqes, mirësjellja dhe respekti, atëherë do të shfaqet një pandjeshmëri dhe kështu  do të vështirësojmë jetën e të tjerëve."
Profeti Muhamed a.s ka thene:Nese s'ke turp,atehere bej c'te duash.
Turpi eshte prej fese Islame.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free