Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Haçiko,qeni besnik

Me 1934,ne stacionin e trenit Shibya ne Tokio, u ndertua statuja e nje qeni te quajtur Haçiko.Me poshte tregohet historia e tij:Pronari i Haçikos ishte profesor ne Universitetin e Tokios.Ai merrte gjithmone trenin ne stacionin Shibya per te shkuar ne universitet.Haçiko e shoqeronte  profesorin cdo dite per ne stacionin e trenit,kur ai shkonte ne pune.Kur profesori kthehej,e gjente qenin duke e pritur ne stacion.Kjo rutine e kendshme vazhdoi,derisa nje dite profesori u semur kur ishte ne pune dhe nderroi jete para se te kthehej ne shtepi.Si zakonisht,qeni e priste pronarin e tij ne stacion.Por pasi ra nata dhe pronari nuk po kthehej,Haçiko u largua.Te nesermen Haçiko u kthye ne stacion,duke pritur pronarin.Ai e priti deri ne perendim dhe u kthye ne shtepi.Qeni ishte aq i lidhur me profesorin,saqe cdo dite,per 10 vjet me radhe,shkonte ne stacionin e trenit per ta pritur ate.Njerezit qe kalonin aty, u preken shume nga kjo histori,prandaj ndertuan nje statuje per nder te tij me 1934.Me 1935 Haçiko ngordhi ne te njejtin vend,ku priste pronarin e tij.