Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Të fshehtat e brendshme të agjërimit

Duhet ditur se në agjërim gjendet një cilësi e veçantë, e cila nuk gjendet në asgjë tjetër dhe kjo është lidhja e afërt me Allahun, për të cilën Ai thotë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë do ta shpërblej atë”.
Kjo lidhje është mjaft për të treguar pozitën e lartë të agjërimit. Po ashtu, Qabja është madhështuar së tepërti, në sajë të lidhjes së afërt me Atë, siç shfaqet në deklaratën e Tij:
“Dhe shenjtëroje Shtëpinë Time”.
Në të vërtetë, agjërimi është i virtytshëm vetëm në sajë të dy koncepteve të rëndësishme:
E PARA: Agjërimi është një vepër e fshehtë, kështu asnjë prej krijesave nuk është në gjendje ta shikojë atë. Në këtë mënyrë Rija’(syfaqësia) nuk mund të hyjë brenda tij.
E DYTA: Agjërimi është një mjet për nënshtrimin e armiqve të Allahut, pasi rruga që armiqtë e Allahut ndërmarrin (me qëllim për të këqudhëzuar birin e Ademit) është ajo e dëshirave, ku e ngrëna dhe e pira i fuqizojnë dëshirat. Ekzistojnë shumë transmetime, që tregojnë vlerat e agjërimit, të cilat janë të mirë njohura.

Veprimet e këshillueshme të agjërimit:
Vakti i para-agimit (Syfyri) dhe vonesa në ngrënien e tij është e pëlqyeshme, po ashtu si edhe nxitimi në hapjen e iftarit në aksham, duke e vepruar këtë të fundit me ngrënien e hurmave. Bujaria në dhënie, është gjithashtu e këshillueshme gjatë muajit të Ramazanit, duke përfshirë edhe bërjen e veprave të mira dhe rritjen e bamirësisë. Kjo është në pajtim me mënyrën e të Dërguarit të Allahut. Po ashtu është e këshillueshme studimi i Kuranit dhe kryerja e I’tikafit (veçimi në xhami për arsye adhurimi) gjatë Ramazanit, veçanërisht në dhjetë ditëshin e fundit, si dhe rritjen e përpjekjes (ndaj bërjes vepra të mira) në të. Në dy Sahihët, Aishja ka thënë: “Kur vinte dhjetë ditëshi i Ramazanit, Profeti (a.s) do të shtrëngonte rripin e mesit (izar)”. Dijetarët kanë përmendur dy pikëpamje në lidhje me kuptimin e “shtrëngimit të rripit (izar)”.

E para është se ajo do të thotë largimi nga gratë. E dyta është se ajo është një shprehje që tregon etjen dhe zellin e tij në bërjen e veprave të mira. Ata po ashtu thanë se arsyeja për: dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit ishte në sajë të kërkimit të tij për Natën e Fuqisë (Lejletul Kadr)

Një shpjegim për të fshehtat e brendshme të agjërimit dhe karakteristikave të tij:
Janë tre nivele agjërimi: agjërimi i përgjithshëm, agjërim specifik dhe agjërim më specifik. Për sa i përket agjërimit të përgjithshëm, ai ka të bëjë me përmbajtjen e stomakut dhe pjesëve intime nga përmbushja e dëshirave. Agjërim specifik është përmbajtja e të parit, gjuhës, duarve, këmbëve, të dëgjuarit, syve dhe gjithë pjesëve të tjera të trupit prej kryerjes së veprave të ndaluara. Agjërimit më specifik, ka të bëjë me përmbajtjen e zemrës nga dëshirat e zjarrta pas çështjeve dhe mendimeve të kësaj bote, të cilat të largojnë prej Allahut, po ashtu si edhe prej përmbajtjes së saj (të zemrës). Prej karakteristikave të agjërimit specifik është ulja e shikimeve dhe ruajtja e gjuhëve prej të folurit të fëlliqur, i cili është i ndaluar, i papëlqyer apo që nuk ka dobi, si dhe kontrollimi i pjesëve të tjera të trupit. Në një hadith që shënohet nga Buhariu, thuhet: “Kushdo që nuk e lë të folurit e rremë dhe të vepruarit sipas tij, Allahu nuk ka nevojë as për ushqimin apo pijen e tij”.
Një tjetër karakteristikë e agjërimit specifik është se nuk duhet tepruar në ushqim, d.m.th. me ngrënien gjatë gjithë natës. Në vend të kësaj duhet ngrënë me masë të caktuar, pasi në të vërtetë, nuk ka më të keqe kur biri i Ademit e tejmbush stomakun e tij. Nëse do të hahet shumë gjatë pjesës së parë të natës, atëherë nuk do të bënte dobi për pjesën tjetër të mbetur. Në të njëjtën mënyrë, nëse ai han shumë për Syfyr, atëherë do të bëjë dobi vetes deri për mbasdite. Ngrënia e tepruar e bukës të dembelos dhe të bën të përgjumur. Si rrjedhim zhduket synimi i agjërimit, në sajë të teprimit në ngrënie, ku ajo çka synohet në të vërtetë nga agjërimi, është provimi i shijes së urisë dhe braktisja e dëshirave.

Agjërime të këshilluara
Përsa i përket agjërimeve të këshillueshme, atëherë kjo do të thotë se dëshira për agjërim është themeluar në ditë të virtytshme të papërcaktuara.
Disa prej këtyre ditëve ndodhin çdo vit, të tilla si agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit pas Ramazanit, agjërimin e ditës së A’rafatit, ditën e Ashures, dhe dhjetë ditët e Dhul Hixhes dhe Muharemit. Disa prej tyre ndodhin çdo muaj, të tilla si fillimi i muajit, mesi i tij dhe pjesa e fundit të tij. Kështu cilido që agjëron fillimin, mesin dhe fundin e muajit ka vepruar mirë. Disa agjërime ndodhin çdo javë dhe ato janë çdo e hënë dhe e enjte. Agjërimi më i virtytshëm i këshillueshëm është agjërimi i Profetit Davud (a.s). Ai agjëronte një ditë po dhe një ditë jo. Kjo arrin tre synimet e mëposhtme, shpirtit i jepet pjesa e tij në ditën që prishet agjërimi. Në ditën e agjërimit, shpirti e plotëson pjesën e tij të plotë. Dita e ngrënies është dita e falenderimit dhe dita e agjërimit është dita e durimit. Besimi (Imani) është i ndarë në dy gjysma - ajo e falenderimit dhe e durimit. Kjo është lufta më e vështirë për shpirtin, sepse çdo herë shpirti mësohet me një lloj kushti, tek i cili e transferon vetveten. Ligji islam nuk e lejon agjërimin e pandërprerë jashtë Ramazanit.

 
Veçoritë e agjërimit më specifik.
Të ditur se dikujt i është dhënë arsyeja, do të thotë se e njeh synimin e agjërimit. Si rrjedhim, njeriu e ngarkon veten deri në atë shkallë, sa nuk do të ishte i pamundur për ta bërë atë, që është më e dobishme se ai. Ibn Mes’udi agjëronte shumë pak dhe transmetohet të ketë thënë: “Kur agjëroj, jam i dobët në falje. Kështu unë parapëlqej faljen, para agjërimit (fakultativ)”. Disa prej shokëve të Profetit kur agjëronin, dobësoheshin në leximin e Kuranit. Kështu ata e kapërcenin prishjen e agjërimit të tyre (d.m.th. kryenin më pak agjërim fakultativ), derisa ata të ishin të aftë për të balancuar leximin e Kuranit. Çdo njeri i di mundësitë e tij dhe mënyrat se si mund t`i rregullojë ato në funksion të fitimit të kënaqësisë së Allahut.