Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Jemi të akuzuar

Jemi të akuzuar se këshillojmë të lexohet.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të njihet vetja, qëllimi dhe misioni i jetës.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të duhen dhe respektohen prindërit e të mos lihen të vetmuar.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të duhet e respektohet gruaja e të mos braktiset.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të duhet e respektohet burri e të mos injorohet.
Jemi të akuzuar se këshillojmë përkujdesje të lartë ndaj edukatës së fëmijëve.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të ruhet familja nga kërcënimet që i kanosen.
Jemi të akuzuar se këshillojmë për butësi ndaj të moshuarve.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të ruhet njerëzimi nga gjërat që e dëmtojnë.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të respektohen fqinjit e të afërmit.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të respektohet mbarë njerëzimi.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të respektohen njerëzit e dijes^.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të ruhet gjuha nga gënjeshtra e shpifja.
Jemi të akuzuar se këshillojmë për durim, maturi e urtësi.
Jemi të akuzuar se këshillojmë për paqe e drejtësi.
Jemi të akuzuar se këshillojmë për guxim, falje e mëshirë.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të mbrohet ambienti nga rreziqet që i kanosen.
Jemi të akuzuar se këshillojmë të sillen mirë ndaj kafshëve.
Jemi të akuzuar se i afrohemi njerëzve për t'i këshilluar.
Jemi të akuzuar se hapim duart tona për të mirën e njerëzimit.
Jemi të akuzuar se këshillojmë ta ndryshojë e përmirësojë gjithsecili veten e tij.
Jemi të akuzuar se këshillojmë rininë të mendojë!

Dhe jemi të akuzuar se vazhdojmë të këshillojmë edhe pasi akuzohemi e luftohemi!

Falënderimi i takon Zotit Lavdiplotë, tek i Cili është tubimi i të gjitha krijesave!

Avni Tafili

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free