Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Futbolli (tregim interesant)

Me rëndësi është përhapja e të vërtetës dhe realizimi i objektivit pavarësisht se kush shfaqet në skenë. Çdo akt bamirës apo projekt realizues të tyre ka ushtar të panjohur, për të cilët duhet të dihet vlera e tyre dhe të falënderohen

Nuk jam një tifoz i futbollit e as një fans i flakët i saj, mirëpo nga dëshira ndonjëherë luaj sa për dëfrim dhe mbajtje të kondicionit.
Një ditë isha ulur para televizionit dhe shikoja një ndeshje, gjatë shikimit të kësaj ndeshje, me tërhoqën vëmendjen disa pamje që ndoshta çdo mysliman do të merrte mësim.

1. Objektivi (goli)

Shikova të gjithë aktorët në fushë, gjegjësisht të gjithë futbollistët vraponin për të arritur një qëllim, me një fjalë objektiv i gjithë atyre ishte futja e topit në rrjetin e ekipit tjetër. Sikurse mos të ekzistonte ky objektiv (goli) loja do të ishte e pakuptimit.

Çdo njeri në jetën e tij ka një objektiv nga i cili drejtohet dhe shkon drejt saj, nuk kursen asgjë dhe e bënë të pamundurën vetëm e vetëm për të arritur këtë objektiv. Objektivin kryesor që çdo mysliman duhet ta posedon, të shpenzon gjithçka për të arritur është thirrja në rrugë të All-llahut dhe përhapja e të mirës, dhe pajtimin në mes njerëzve. Pasi që paska objektive të çmuara ka edhe objektiva që janë me ma pavlerë.

Pyes vetveten vallë a është bërë objektivi (qëllimi) jonë i qartë, a e kemi përkufizuar, a jemi përpjekë për t’i realizuar ashtu siç veprojnë futbollistët në fushë apo vetëm pretendojmë?

Po, vëllezër objektivi më i madh i qenieve njerëzore në këtë jetë është manifestimi dhe realizimi i qëllimit për të cilin është krijuar njeriu: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”.

Ekzistojnë nën-objektiva për çdo mysliman, që duhet të mediton me vetveten se a i ka përkufizuar? Nëse i ka përkufizuar, a është përpjekur për t’i realizuar?

Prej shkaqeve të mjerimit të disa njerëzve në këtë kohë është fakti se ata jetojnë paqëllim, nuk ekziston në jetën e tyre asnjëfarë qëllimi, apo nëse ekziston mungon ambicia për të arritur.

2. Bashkëpunimi

Meditoja përsëri në gjendjen e këtij ekipi dhe loje dhe pashë se parimi i bashkëpunimit ishte njëra nga shtyllat e kësaj loje dhe ekipi.

Bashkëpunimi është arsyeja më e madhe e suksesit, është e domosdoshme për çdo projekt pa marrë parasysh sa e vogël, që njerëzit të ndihmojnë njëri tjetrin. Çdo projekt i cili është i mangët nga shpirti i bashkëpunimit është i dështuar. All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. “

Kjo është një ftesë për individë dhe institucione për të promovuar parimin e bashkëpunimit dhe zotimin e saj në teren. Bashkëpunimi është subjekt për suksesin e punës, shpërndarjen e dashurisë dhe besimit dhe një sens të përgjegjësisë midis bashkëpunëtorëve.

3. Pjesëmarrja në arritjen e qëllimit

Unë pashë se arritja e objektivit (shënimi i golit) nuk ishte vepër e një individi siç shihet në shikim të parë mirëpo ishte një punë e gjithë ekipit dhe gjithë pjesëmarrësve në lojë. Megjithëse ndoshta ndonjëri mendon se ai i cili e realizoi qëllimin ishte një person, ai që e futi topin në rrjet ishte vetëm një individ ndërsa realiteti është se i gjithë ekipi ishte ai që e ndihmoi dhe që e arriti objektivin.

Disa punë bamirëse të suksesshme dhe projekte të tjera nuk do të realizohen vetëm se vështirësi të mëdha nga një pjesë e vogël prej besimtarëve që orvatën për ta arritur këtë qëllim.

P.sh organizimi i një ligjëratë fetare, koordinimi i ligjëruesit, paraqitja e ligjëratës, reklamuesit , shpërndarja e lajmërimeve dhe vetë ligjëruesit, të gjithë kanë pjesë në shpërblim dhe në realizimin e këtij projekti. Me rëndësi është përhapja e të vërtetës dhe realizimi i objektivit pavarësisht se kush shfaqet në skenë. Çdo akt bamirës apo projekt realizues të tyre ka ushtar të panjohur, për të cilët duhet të dihet vlera e tyre dhe të falënderohen.

4. Rëndësia e inkurajimit

Mendoj se në shumicën e rasteve po mos të ishin tifozët në stadion, lojtarët nuk do ta kryenin detyrën e tyre në mënyrën e duhur, bile në shumë raste numri i madh i tifozëve është elementi kyç që ekipi i tyre të korrë fitore.

Pyes vetëm se si shumë nga shpikjet dhe krijimet e vëllezërve, suksesin dhe përsosmërinë i shikojmë si një gjë normale pa i inkurajuar, pa i nxitur, pa i lavdëruar as me një fjalë dhe falënderuar.

Nuk është prej moralit të myslimanit t’i marrin në konsideratë fjalët e popullit dhe lavdërimet e tyre. Mirëpo, do të ishte e hijshme që ne t’i inkurajomë njerëzit e mirë, punëtorët dhe të tjerët që punojnë mirë edhe nëse kjo vepër është shumë e vogël.

Përgatiti: Abdyl FUGA

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free