Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pse mjekrra ?!?!

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi zotërinë e të gjithë Pejgamberëve dhe të Dërguarve, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe të gjithë ata që i ndjekin rrugën e tyre me mirësi deri në Ditën e Shpërblimit. E më pas: Allahu Krenar dhe Madhështor e ka bërë pamjen e njeriut shumë të bukur dhe të kënaqshme, sikurse Ai thotë: “Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer.” [et-Tin, 4] Është vërtetuar se pamja e njerut është shumë e mirë dhe tërheqëse. Dhe Allahu Krenar dhe Madhështor i ka krijuar njerëzit në çift, me dallime të jashtme tek të dyja gjinitë. Ai e bëri burrin që të ketë mjekërr, e cila ia shton atij akoma më shumë bukurinë dhe dinjitetin. Madje ajo është kurora e fytyrës së burrit. Prandaj, është vënë re se çdo drejtues i një medh’hebi (model jetese, feje, ideologjie etj...) - qoftë ai Musliman apo jo - është me mjekërr. Aq sa, njeriu në mënyrë të natyrshme e konsideron mjekrrën si një burim nderi, për shkak se ajo është një ngjyrim dallues që është i pashembullt:  “Thoni: “Kjo fe është “ngjyra” që na ka dhënë Allahu! S’ka “ngjyrë” më të bukur se ajo që jep Allahu! Ne vetëm Atë adhurojmë!”” [el-Bekare, 138] Për sa kohë që mentaliteti i Muslimanëve ishte i ruajtur nga ngjyrimet e mushrikëve, çifutëve, kristianëve etj, të dyja gjinitë, qoftë mashkulli apo femra, e konsideronin mjekrrën si një zbukurim dhe hijeshi pr burrin. Prandaj Ibn Batuta në kujtimet që ka shkruajtur rreth udhëtimeve të tij me titull Tuhfetun-Nedhar fij ‘Axha’ibil-Esfar (1/17) ka shënuar një ngjarje e cila është kështu: Shejkh Xhemalud-Din Sauij ishte një njeri shumë i bukur. Kështu, një grua u marros pas tij dhe sajoi disa shkaqe për ta thirrur atë në shtëpinë e saj. Mbasi që ai hyri brenda, ajo i kyçi dyert. Pastaj ajo e thirri Shejkhun që t’i afrohej për të bërë zina (marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme). Shejkhu bëri çmos që të ikte por më kot. Megjithatë, kur ai nuk gjeti asnjë mënyrë se si të shpëtonte, ai vendosi të shkonte në tualet dhe aty mori një brisk dhe me të rruajti mjekrrën. Kur doli nga tualeti, gruas iu duk fytyra e tij shumë e shëmtuar, aq sa ajo u neverit prej tij. Kështu, ai doli jashtë i qetë e i sigurt, duke i shpëtuar kështu nga e keqja. Lexues të nderuar, kijeni parasysh këtë: Kur mendja ishte e pastër, forma e krijuar nga Allahu pëlqehej nga të gjithë. Kur mendja u trazua, pamja e bukur u duk si e shëmtuar dhe pamja e shëmtuar u duk si e bukur. Në fakt, kjo është djallëzia e shejtanit që guxoi të fliste para Allahut Krenar e Madhështor dhe tha:  “Unë doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu. Doemos do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me epshe dhe do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut.” [en-Nisa, 118-119] Që do të thotë: rrugët dhe mënyrat e devijimit tek të cilat ai i drejtoi robërit e Allahut. Midis atyre (rrugëve dhe mënyrave të devijimit) ishin se ai i mësonte ata se si ta ndryshonin formën e krijimit të Allahut. Dhe Urdhëri Hyjnor vijon më tej:  “Kështu pra, drejtoje fytyrën tënde drejt Fesë së Vërtetë monoteiste el-Hanife, Fitratell-llahi [1] (në natyrshmërinë e pastër) që Ai ka krijuar njerëzimin. Le të mos ketë asnjë ndryshim në krijimin (në Fenë, në Rrugën, në Besimin e Pastër Islam) e Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Rum, 30] Imami i Indisë, Shah Uelijullah ed-Dehleuij thotë në Huxhetullahil-Baligah (1/152): “Prerja e saj , d.m.th. prerja e mjekrrës është rrugë e Mexhusive (adhuruesve të zjarrit) dhe ky është ndryshim i krijimit të Allahut.” Poashtu, rruajtja e mjekrrës e bën njeriun që t’i ngjajë gruas, gjë për të cilën ka kërcënim të rëndë. Është transmetuar nga Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhu) se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ka mallkuar burrat që imitojnë gratë dhe gratë që imitojnë burrat. [2] Gjithashtu, transmetimi i Ibn ‘Abbasit është transmetuar edhe në Musnedin e Ahmedit, tek Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh. Është transmetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu i ka mallkuar gratë që imitojnë burrat dhe burrat që imitojnë gratë.” [3] Të dashur shikues, ajo vepër tek e cila është mallkimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) konsiderohet si një gjynah shumë i madh dhe i rrezikshëm. Dijetari i madh, Ibn Haxher el-Hejthemi e ka përfshirë atë mes gjynaheve të mëdha në librin e tij ez-Zeuaxhir ‘an Iktirafil-Keba’ir. Nga ana e jashtme, mjekrra është një dallim specifik për burrin, kurse mungesa e mjekrrës është një dallim specifik për gruan. Kështu që, kushdo që e rruan mjekrrën nuk ka dyshim se do t’i ngjajë gruas. Imam el-Gazzali thotë në Ihja ‘Ulumud-Dijn (2/257): “Me të, d.m.th. me mjekrrën, burrat dallohen nga gratë.” Pra ai (burri) hyn tek ky kërcënim i rëndë. Mjekrra është Suneti (rruga shembullore) e të gjithë Pejgamberëve. Prandaj, në Kur'anin Fisnik përmendet mjekrra e Harunit (‘alejhis-salatu ues-selam):  “O biri i nënës sime, mos më kap për mjekrre e as për koke!” [Ta-Ha, 94] Gjithashtu, është përmendur mjekrra e Musait (‘alejhis-salatu ues-selam) dhe e Ademit (‘alejhis-salatu ues-selam) në ed-Durrul-Menthur (1/62). Gjithashtu, në Kur'an është urdhëruar:  “Këta janë ata (Pejgamberë) të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre.” [el-En’am, 90] Që do të thotë, merr si shembull vetëm ato vepra të tjera, përveç atyre që i shfuqizoi Sheriati i Muhamedit. Megjithatë, ky Sheriat nuk e shfuqizoi gjykimin mbi mjekrrën. Por, ai e afirmoi dhe vuri theksin mbi të. Andaj, mjekrra e udhëzuesit tone të lartë, zotëria i Pejgamberëve dhe të Dërguarve, Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ishte e bekuar dhe e mbushte kraharorin e tij. Sikurse është përcjellë nga Jezid el-Farsi në Shema’ilut-Tirmidhi, “Kapitulli rreth Shikimit të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në ëndërr” i cili ka thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në një ëndërr.” Kështu, ai tha: “Me të vërtetë, i Dërguari i Allahut thoshte: “Shejtani nuk mund të marrë pamjen time, andaj kushdo që më ka parë mua në ëndërr, ai më ka parë mua me të vërtetë.” [Më thanë:] “A mund ta përshkruash personin që ke parë në ëndërr?” Unë thashë: “Po. Unë do ta përshkruaj atë midis hijeve të dy burrave. Trupi dhe ngjyra e mishit të tij ishin mesatar, ngjyra e fytyrës ishte ngjyrë kafe që anonte nga e bardha, sytë i kishte të lyer me kuhël, buzëqeshje e tij ishte e këndshme, fytyrën e kishte të bukur e të rrumbullakët, mjekrra e tij ishte që këtu e deri këtu dhe e mbushte kraharorin e tij.” Ibn ‘Abbasi i tha: “Sikur ta kishe parë atë duke qenë i zgjuar, ti s’do të mund ta përshkruaje dot më mirë se kaq.” Poashtu, katër Khalifët e njohur, Ebu Bekri, ‘Umeri, ‘Uthmani dhe ‘Aliu, të gjithë ata kishin mjekrra të mëdha, siç është përmendur në Tabakat Ibn Sa’d (3/114) dhe Tarijkhul-Khulefa lis-Sujuti (fq. 102, 116, 129). Gjithashtu, rruajtja dhe prerja e mjekrrës i përngjason Mushrikëve dhe Mexhusive. Kjo është arsyeja përse të qëndruarit larg kësaj është plotësisht e detyrueshme për Muslimanët, ngase kushdo që imiton një popull, ai përfshihet si një prej tyre. Siç ka ardhur në thënien e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Kushdo që imiton disa njerëz, ai është prej tyre.” [4] Lexues të dashur, rruajtja e mjekrrës është dallim i vetvetes, domethënë ta bësh veten tënde me të meta, sikurse thotë Imam Fakhrul-Andalus Ibn Hazm në Meratibul-Ixhma’ (fq. 157): “Ata (dijetarët e Umetit) kanë konsensus se rruajtja e të gjithë mjekrrës është shëmtim - është harram. Andaj, Hakimi ka sjellë në Mustedrakun e tij një transmetim nga ‘Imrani dhe Taberani, nga hadithi i Ibn ‘Umerit dhe Mugiras (radij-Allahu ‘anhuma): “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka ndaluar shëmtimin.” [5] Kuptimi i shëmtimit është “të dëmtosh, të lësh mangut”. Shëmtimi i trupit është prerja e hundës apo të buzëve. Dhe shëmtimi i flokëve është rruajtja dhe depilimi i qimeve të faqes ose lyerja e qimeve me bojë të zezë, sikurse është përmendur në librin e famshëm të gjuhës dhe hadithit, en-Nihaje fij Garibil-Hadith uel-Ether, shkruajtur nga Imam Ibn Ethir el-Xheza’iri (2/294) dhe Mexhme’a Biharil-Enuer, shkruajtur nga el-Alame Muhamed Tahir Patni (3/289). Kështu që, kjo poashtu është arsyeja përse rruajtja e mjekrrës është e ndaluar. Madje, ka një kërcënim të rëndë kundër shëmtimit të faqeve. Në Mu’xhemul-Kebir (11/41) është një transmetim nga Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhu): Vërtet, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që i shëmton flokët e tij, për të nuk ka asnjë pjesë (të mirësisë) tek Allahu.” Ndonëse ka fjalë për këtë transmetim (rreth saktësisë së tij), sepse çështja në fjalë vërtetohet me anë të disa argumenteve, kumtimi i këtyre transmetimeve është i dobishëm për qëllimin e inkurajimit dhe kërcënimit (et-Tergijb uet-Terhijb). Dhe në librat, en-Nihaje dhe Mexhme’ul-Bihar, teksti i transmetimit është: “Shëmtimi i faqeve është rruajtja e qimeve në faqe.” Madje të katër medh’hebet që i atribuohen Imamëve: Imam Ebu Hanife, Imam Malik, Imam esh-Shafi’i si dhe shumë imamë të tjerë e kanë deklaruar rruajtjen e mjekrrës të ndaluar (d.m.th. harram). Shikues të dashur, në temën e mëparëshme u përmendën pak hadithe, nga të cilat është bërë e qartë vlera dhe rëndësia e mjekrrës. Kurse rruajtja dhe prerja e saj u vërtetua se është një akt i neveritshëm. Këto janë fakte madhështore për Muslimanin e mençur i cili merr këshillim. Pas kësaj, do të përmenden veçanërisht ato hadithe ku theksohet vlera e lëshimit të mjekrrës, si dhe do të bëhet e njohur e keqja dhe dëmi që vjen nga rruajtja dhe prerja e saj. Allahu na dhëntë sukses në pranimin e këtij këshillimi - Amin. Hadithi i parë dhe i dytë: Nga Ibn ‘Umeri, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ndryshoni/dallohuni nga Mushrikët, lëshojini mjekrrat dhe shkurtojini mustaqet.” Dhe në një transmetim tjetër: “Shkurtojini hollë mustaqet dhe lëshojini mjekrrat.” Shpjegimi: Në këtë hadith ka një urdhër për të rritur dhe për të lëshuar mjekrrën, dhe urdhëri i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka për qëllim obligimin dhe urdhërimin, sikurse kanë përshkruajtur dijetarët e usulit dhe fik’hut. Siç është përmendur në el-Menar me’a Sherhin-Nurul-Enuar (fq. 230), et-Teudijh me’a Sherhit-Telhuijh (1/132), Usulus-Sarkhasij (fq. 185), Usulul-Bezdeuij (fq. 21), Sherhul-Menar li Ibni Malik me’a Heuash lir-Rahauij ue Azmi Zadeh uebnul-Hetbij (fq. 120), el-Husamij (fq. 40). El-Alame Ibn Haxhim Xhemalud-Din thotë në Mukhtesar Usul: “Shumica e dijetarëve kanë thënë se urdhëri në fakt përbën obligim tek shumica e dijetarëve.” Dhe në shpjegimin e tij të shkruajtur nga Emir Bedshah, thuhet: “El-Alame Ibn Haxhib Bejdauij thotë se ajo është e saktë. Imam Razi thotë se ajo është e vërteta dhe Amafij me Imamul-Haramejn të medh’hebit Shafi’i thonë: “Është thënë se kjo ishte diktuar nga Esh’ariu tek shokët e tij.” Kështu që, lëshimi i mjekrrës është obligim. Kurse rruajtja dhe prerja e saj është braktisje e një obligimi. Dhe ai që braktis një obligim konsiderohet fasik (gjynahqar i hapur). Mandej për atë që kundërshton urdhërin e të Dërguarit të Allahut ka një paralajmërim shumë të rëndë: “Le të ruhen ata që kundërshtojnë urdhërin e tij se mos u afrohet ndonjë sprovë ose se mos i godet një dënim i dhembshëm.” [en-Nur, 63] Gjithashtu, është vërtetuar nga ky hadith se prerja e mjekrrës është nga veprat e mushrikëve e jo të Muslimanëve. Dhe kushdo që i imiton ata, ai konsiderohet si një prej tyre, sikurse është përmendur në hadithin e mëparshëm. Kështu që, personi i cili rruan mjekrrën është mushrik me pamjen dhe imazhin e tij. Dobi: Fjala “eufiru” vjen nga “eufera” që do të thotë “bollëk”. Dhe kuptimi i eufiru do të jetë, rrite mjekrrën dhe lëshoje atë, në mënyrë që mjekrra të bëhet e dendur, sikurse (fjala) “ueferahu teufiran: ketherahu (e shtoi dhe e rriti atë). [6] Dhe në një transmetim tjetër është fjala “afu” që vjen nga “e’fa”, siç gjendet në librin e famshëm të Gjuhës së Hadithit, en-Nihaje fij Garibil-Hadith li Ibnil-Ethir (3/366), “Kapitulli i ajnin me fa”. “Dhe kjo është që ai i lëshon qimet e saj dhe nuk e pret atë ashtu siç pret mustaqet, nga shpjegimi i frazës “Ai e lëshoi mjekrrën” kur thuhet “Ai e rriti dhe e bëri të dendur.” Kuptimi i “I’faul-lihja” është se qimet e mjekrrës duhet të rriten dhe nuk duhet të priten sikur mustaqet. Origjina e kësaj është nga “I’fa’ush-Shej”, që nënkupton atë gjë që rritet dhe shtohet.” Fundnota: [1] Shënim i përkthyesit: El-Fitr do të thotë të sjellësh në ekzistencë dhe të krijosh, kurse el-Fitrah është ajo që buron prej saj. Këtu ka kuptimin se njerëzimi ka lindur me prirjen dhe natyrën për të pranuar fenë e vërtetë. Po qe se njeriu do të lihej i lirë, ai do të vazhdonte të ishte në këtë gjendje, por ata që devijojnë prej saj veprojnë kështu për shkak të ndjekjes së dobësisë njerëzore dhe pasimin qorrazi të të tjerëve… (en-Nihaje e Ibnul-Ethir 3/457). El-Hafidh Ibn Haxher, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në el-Fet’h (3/248): “Njerëzit kanë mendime të ndryshme për sa i përket kuptimit të Fitres dhe thënia më e famshme është ajo se Fitra nënkupton Islamin.” Ibn Abdul-Berr ka thënë: “Kjo është ajo që dihej mjaft mirë nga pjesa dërrmuese e Selefëve, dhe dijetarët e tefsirit kanë një mendim të përbashkët se ajo që ka për qëllim thënia e Allahut të Lartësuar “…Fesë së vërtetë el-Hanife (mosadhurimi i asgjëje veç Allahut Një e të Vetëm), Fitra me të cilën Ai ka krijuar njerëzimin…” është Islami.” Shkëputur nga libri Menhexhul-Enbija fij Da’ueti il-lAllah të Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij (hafidhahullah).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free