Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

dy organet me te mira dhe te keqija

Transmetohet që Lukmani i urtë ka qenë shërbëtor te një i pasur.
 
Një ditë, zotëriu i tij e urdhëroi ta therrë një dele dhe t’ia sjellë dy organet më të mira. Lukmani pasi e therri delen, ia dërgoi zotëriut të tij gjuhën dhe zemrën. Pas një kohe përsëri e urdhëroi ta therrë një dele dhe tani t’ia sjellë dy organet më të këqija, dhe Lukmani përsëri solli gjuhën dhe zemrën. 
I çuditur me sjelljen e tij, zotëriu i tha: 
 
- Unë të urdhërova që të më sjellësh dy organet më të mira, e ti më solle gjuhën dhe zemrën, pastaj të urdhërova që të më sjellës dy organet më të këqija, e ti përsëri më solle gjuhën dhe zemrën - ku është fshehtësia e sjelljes tënde në këtë mënyrë?”
 
Lukmani u përgjigj: 
 
- Vërtetë nuk ka gjë më të bukur se gjuha dhe zemra kur janë të pastërta, dhe asgjë më të keqe se këto kur janë të prishura.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free