Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Koprraci

Në kohë të lashta, jetonte një pasanik shumë koprrac. Ai e kishte groposur floririn e tij në një vend larg syve të njerëzve, tek një pemë e vogël, në fermën e tij të dashur. Çdo ditë, shkonte tek vendi ku kishte groposur floririn, e nxirrte që andej, e shihte plot mall e dashuri, i prekte me dorë, pastaj e kthente sëndukun sërish në vendin e tij, nën tokë.
Por, një ditë, dikush e kishte përgjuar dhe me t’iu dhënë rasti, e zhgropos floririn dhe ia merr duke u zhdukur përgjithmonë.
Erdhi koprraci të nesërmen si gjithmonë dhe kur vajti tek vendi i floririt, iu morën mendtë dhe u rrëzua përtokë. Floriri i tij aq i dashur nuk ishte më. Shkuli flokët, grisi rrobat, filloi të çjerrë fytyrën, ulërinte si i çmendur dhe hidhej përpjetë si të kishte shkelur mbi prush.
Njerëzit e dëgjuan dhe të shqetësuar rendën ti vijnë në ndihmë. Pasi mbërritën, koprraci u rrëfeu gjithë dhimbje çfarë i kishte ngjarë, për gjëmën që i kishte rënë mbi kokë, për florinjtë e tij të dashur që ia kishte marrë.
Njëri prej tyre, pasi e dëgjoi deri në fund, i tha:”Miku im! Më thuaj, kur vije dhe e shihje, a merrje ndonjë sasi për hallet dhe problemet e përditshme, apo jo?”
Koprraci ia ktheu:”Jo, jo. Vetëm e zhgroposja, e shihja gjithë qejf dhe e ktheja në vendin e tij, pa prekur asgjë.”
Burri i tha:”Epo atëherë s’ka asgjë për tu hidhëruar. Vazhdo dhe hajde siç ke ardhur çdo ditë dhe çdo javë. Shihe gropën sikur sënduku i floririt të ishte akoma aty. Ti nuk e ke përdorur dhe nuk do ta kishe përdorur edhe sikur të ishte. Prandaj, nuk ka asnjë ndryshim, është apo nuk është.
Pasurinë që nuk e përdor, është njëlloj si ta kesh, si të mos e kesh.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free