Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Sekreti i lumturise...

Tregohet se një tregtar zengjin, e dërgoi të birin të mësojë sekretin e lumturisë tek më i mençuri i botës. Pasi mbërriti, i biri i tregtarit pa se burri më i mençur në botë, jetonte një një kullë luksi, të ndërtuar në një majë mali.
Burri i mençur dhe i urtë e priti të riun dhe pasi e dëgjoi mbi qëllimin e vizitës, i tha:”Hidhu një shikim dhomave të shtëpisë dhe pasi të kenë kaluar nja dy orë, hajde sërish tek unë! Por, këtë do e bësh duke mbajtur në dorë këtë lugë me vaj. Mbaje mirë lugën që mos të derdhet asnjë pikë vaji!”

I befasuar, djali e mori lugën e mbushur me vaj, mandej filloi të ngjisë e zbresë shkallët e shtëpisë, duke shëtitur sa nga një dhomë në një tjetër. Padyshim, sytë nuk ia ndante lugës me vaj.

Dy orë më pas, u kthye në të njëjtin vend, për tu takuar sërish me burrin e mençur.

Burri i urtë e pyeti:”Hë si ia kalove? A e pe sixhaden perse në dhomën e ushqimit? Po literaturën e pasur që zbukuron bibliotekën time? A e pe....?” dhe filloi ti numërojë gjithë inventarin e gjërave të bukura dhe të rralla që kishte në shtëpi.

I riu ndjeu një pështjellim dhe huti. Ai uli kokën dhe gjithë turp i tha se nuk kishte vënë re asgjë nga ato që po e pyeste. Fokusi i tij kishte qenë që të mos derdhë asnjë pik vaji nga luga.

Burri i mençur dhe i urtë i tha:”Kthehu dhe një herë dhe njihu me dhomat dhe ornamentet e shtëpisë, por këtë herë fokusohu tek çdo gjë që do të shohësh!”

I riu u kthye duke shëtitur në çdo cep të shtëpisë, mrekulluar këtë herë me gjithçka që i shihnin sytë rreth e rrotull, ornamente të hatashme të varura në mure, lule dhe lulishte rreth e rrotull.

Pasi nuk la cep të shtëpisë pa shkelur dhe pa parë, u kthye tek i urti dhe i përshkroi gjithçka që i kishin parë sytë.

Burri i urtë pasi e dëgjoi i tha:”Mirë por, as s’më thua, ku e ke vajin që ndodhej në lugë?!”

I riu i hodhi një vështrim lugës dhe pa që ajo s’kishte më asnjë pikë vaji.

I urti i tha:”Kjo është këshilla e parë:

“Shihi bukuritë e kësaj bote dhe shijoji ato, por pa derdhur asnjë pikë vaji!”

I riu e kuptoi këshillën e burri të mençur. Lumturinë e vërtetë e ndjejmë kur ruajmë ekuilibrin në jetë. Pikat e vajit janë dinjiteti dhe shëndeti.