Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Gati shita fenë time

Disa vite më parë, xhamia kryesore e Londrës kishte kërkuar një imam të ri. Imami kishte ardhur nga një qytet tjetër dhe rrugën nga shtëpia për në xhami e përshkonte me autobusin e linjës. Shpesh herë, i rastiste që të udhëtonte me të njëjtin shofer. Një herë, pasi pagoi biletën u ul në ndenjësen e autobusit. Para se të fusë në xhep kusurin që i ktheu shoferi, u hodhi të hollave një shikim dhe pa që shoferi i kishte dhënë njëzet centë më shumë. Me vete mendoi:”Duhet t’ia kthej centët e tepërt, pasi nuk më përkasin mua. Por pak çaste më pas, një mendim tjetër i thoshte:”Harroje fare me mirë! E kujt do i hynin në punë ato pak centë? Askush nuk do e kuptojë. Aq më tepër kur flitet për një kompani të fuqishme, e cila kushedi sa të ardhura siguron nga ky shërbim... Më mirë po i mbaj dhe do i konsideroj si një dhuratë simbolike.”
Autobusi qëndroi në stacionin ku do të zbriste imami. Ai u ngrit nga ndenjësja dhe para se të dalë, në mënyrë krejt instinktive, qëndroi një çast përbri shoferit, nxori njëzet centët dhe i tha:”Urdhëroni zotëri! Këto mi kishit dhënë tepër. Ato nuk më përkasin mua.”
Shoferi i mori dhe duke i buzëqeshur i tha:”A nuk je ti imami i ri i xhamisë?” Pasi mori miratimin e imamit, shoferi shtoi:”Ka disa ditë që mendoj të vij në xhaminë tuaj për të mësuar diçka më shumë mbi fenë tuaj. Njëzet centët, ti dhashë vetë tepër, thjesht për të parë reagimin tuaj!!!”
Tregon imami:”Kur zbrita nga autobusi, këmbët mezi më mbanin. Madje gati sa nuk rashë përtokë, po të mos kishte qenë një shtyllë aty pranë. Me trupin që më dridhej, ngrita kokën drejt qiellit dhe thashë:”O Zot i madh! Gati shita fenë time për njëzet centë!!!”