Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Zhurma

Në shumë raste, variacione të jashtëzakonshme të senseve të zërit janë raportuar të ndodhin në apo afër vdekjes. Nganjëherë keto përjetime janë shumë të pakëndshme.  Një njeri që “vdiq” për njëzet minuta gjatë një operacioni (abdominal) përshkruan: “një zë i keq tingëllime vinte nga brendësia e kokës sime. Më bëri shumë të parehatshëm…. Kurr nuk e harroj atë zë.” Një grua tregon se derisa po e humbte vetëdijen ajo dëgjoi “ një tingëllimë me zë shumë të lartë. Mund të përshkruhet si një fishkëllimë. Isha në një gjendje sikur rrotullohesha.”  Githashtu e kam dëgjuar këtë sensacion të neveritshëm si një prekje me zë të lartë, si një ulërimë, sikur një goditje, dhe sikur një zë fishkëllime ashtu si kur të fryen era.”
Në raste të tjera efektet e zërit duket sikur marrin një formë të këndshme të muzikës.  Për shembull, një njeri që sapo ishte ripërtërirë pasi që ishte prononcuar i vdekur me të arritur në spital i kujtohet se gjatë përjetimit të tij të vdekjes,
Dëgjoja cka dukej të ishin tingëllima të këmbanave, nga një largësi e madhe, dukej sikur zëri vinte përmes erës.  Tingëllonin sikur këmbanat Japoneze të erës. … Ai ishte i vetmi zë që dëgjoja her pas here.
Një grua e re që për pak vdiq nga gjakëderdhja e brendshme e asociuar me një c’rregullim të  trashjes së gjakut tha se në momentin që ishte rrëzuar, “Fillova të dëgjoja një lloj të muzikës, magjestike, me të vërtetë një muzikë të një lloji shumë të bukur.”
Shkëputur një pjesë nga libri "life after life" Rejmond Mudi
“Të mos mendosh për vdekjen është të mos mendosh për jetën” Jann Arden