Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Hap pas Hapi

Kur ti ishe një vjeç: Të ushqente e të lante, ndërsa ti e falënderoje duke qarë tërë natën. Kur ti ishe dy vjeç: Të mësoi të ecje, ndërsa ti falënderoje duke ikur kur të kërkonte. Kur ti ishe tre vjeç: Përgatiste ushqime për ty dhe zemra e saj mbushej me dashuri, ndërsa ti e falënderoje duke hedhur pjatën për tokë. Kur ti ishe katër vjeç: Të jepte lapsin për të mësuar vizatimin, ndërsa ti e falënderoje duke vizatuar muret. Kur ti ishe pesë vjeç: Të vishte rrobat më të bukura për festën e Bajramit, ndërsa ti e falënderoje duke u fshehur në mesin e fëmijëve. Kur ti ishe gjashte vjeç: Të regjistroi në shkollë, ndërsa ti e falënderoje duke bërtitur “nuk dua të shkoj”. Kur ti ishe shtatë vjeç: Të jepte topin për të luajtur, ndërsa ti e falënderoje duke hedhur topin dhe duke thyer xhamat e shtëpisë. Kur ti ishe tetë vjeç: Të jepte ëmbëlsira dhe akullore, ndërsa ti e falënderoje duke ndotur rrobat. Kur ti ishe nëntë vjeç: Të merrte ty dhe shokët e tu për shëtitje, ndërsa ti e falënderoje duke qëndruar larg me shokët e tu. Kur ti ishe trembëdhjetë vjeç: Të këshillonte që t’i shkurtoje flokët e gjata, ndërsa ti e falënderoje me fjalët “nuk ke shije”. Kur ti ishe katërmbëdhjetë vjeç: Të jepte para për të shkuar në shëtitje me shokët e tu, ndërsa ti e falënderoje duke mos dërguar as një mesazh të shkurtër. Kur ti ishe pesëmbëdhjetë vjeç: Kthehej nga puna dhe donte të të përqafonte, ndërsa ti e falënderoje duke mbajtur derën e dhomës mbyllur. Kur ti ishe shtatëmbëdhjetë vjeç: Priste të telefonoje kur udhëtonte, ndërsa ti e falënderoje duke përdorur telefonin me shokët e tu. Kur ti ishe tetëmbëdhjetë vjeç: Qante për mbrëmjen e maturës tënde, ndërsa ti e falënderoje duke festuar me shokët larg shtëpisë. Kur ti ishe tetëmbëdhjetë vjeç: Bëri pagesën e fakultetit dhe të përcolli deri tek universiteti duke mbajtur çantën tënde, ndërsa ti e falënderoje duke i kërkuar të qëndronte larg që mos ta njihnin shokët e tu. Kur ti ishe njëzet vjeç: Të pyeste “a mos u takove sot me dikë?”, duke u frikësuar për ty, ndërsa ti e falënderoje me fjalët “nuk të intereson”. Kur ti ishe njëzetenjë vjeç: Të propozoi një zanat për të ardhmen tënde, ndërsa ti e falënderoje me fjalët “nuk dua të jem si ti”. Kur ti ishe njëzetedy vjeç: Të përqafoi kur e mbarove fakultetin, ndërsa ti e falënderoje me pyetjen sa para do të më japësh për udhëtim jashtë vendit. Kur ti ishe njëzetekatër vjeç: Takoi të fejuarën tënde dhe pyeti për përgatitjet e martesës, ndërsa ti e falënderoje me hidhërim dhe bërtisje “mos u fut në çështjet tona personale”. Kur ti ishe njëzetepesë vjeç: Të ndihmoi për t’u martuar dhe filloi të qante nga dashuria, ndërsa ti e falënderoje duke kërkuar apartament me qira sa më larg. Kur ti ishe tridhjetë vjeç: Të telefonoi që t’ju këshillonte për fëmijët tuaj, ndërsa ti e falënderoje duke thënë “gjërat kanë ndryshuar tani”. Kur ti ishe dyzet vjeç: Të ftoi për darkë, ndërsa ti e falënderoje me fjalët “jam shumë i zënë këto ditë”. Kur ti ishe pesëdhjetë vjeç: Të lajmëroi se është sëmurë dhe ka nevojë për kujdesin tënd, ndërsa ti e falënderoje duke thënë “se virusi i sëmundjes mund të kalojë tek unë” . Një ditë, ajo do të kalojë në botën e amshuar, por dashuria e saj nuk do të ndahet nga ti. Gjërat që bëri për ty a nuk ta zbutën zemrën që të kthehesh tek ajo? Nëse ajo nuk është afër teje, mos harro dashurinë e saj për ty. Puno diçka për të që ta bësh të lumtur sepse është nëna jote.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free