Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pula në shishe

Këtë tregim, e rrëfen një nga mësuesit e nderuar, i cili njihet për inteligjencën, maturinë, urtësinë dhe intuitën. Mësuesi ynë, jep lëndën e gjuhën arabe. Ai tregon: Gjatë një ore mësimi, po shpjegoja mësimin e ri të radhës. Prezentë ishin dy inspektorë të ministrisë së arsimit, të cilët kishin ardhur për inspektim dhe vlerësim të mësimdhënies. Kjo orë mësimi, zhvillohej disa javë para provimeve të fund vitit. Teksa shpjegoja mësimin e ri, njëri nga nxënësit më ndërpret dhe më thotë:”Profesor! Gjuha arabe është shumë e vështirë!!!” Akoma pa mbaruar mirë ky nxënës, e gjithë klasa përsëritën të njëjtat fjalë duke krijuar një kor që më shumë i ngjante protestës së një partie opozitare. Dikush fliste, dikush bërtiste, një tjetër dukej qartë që thjesht kërkonte të shtyjë kohën etj… Profesori hesht për një farë kohe dhe shton: “Mirë, sot nuk do të shpjegojmë mësim të ri… por do të zhvillojmë një lojë!!” Gëzimi dhe hareja dukeshin qartë në fytyrat e njoma të nxënësve. Sakaq, dy inspektorët u ngrysën në fytyrë dhe ishin gati të shpërthenin. Pa e zgjatur, profesori vizaton mbi dërrasën e zezë një shishe me grykë të ngushtë dhe brenda saj një pulë. Mandej, duke u drejtuar nga nxënësit u thotë:”Kush prej jush, e nxjerr pulën nga shishja???!!! Por pa e thyer shishen dhe pa e vrarë pulën!!!” Nxënësit filluan të rreken për ndonjë përgjigje të saktë dhe të duhur, por të gjitha ishin negative. Të gjithë e kishin të pamundur ta nxjerrin pulën, pa thyer shishen dhe pa e vrarë atë. Në këtë lojë e gjetën veten të përfshirë dhe dy inspektorët, por që edhe ata s’po kishin zgjidhje. Nga fundi i klasës ngrihet një nxënës dhe si i mërzitur thotë:”Profesor! Pula nuk del nga shishja, veçse nëse thyejmë shishen ose vrasim pulën.” Profesori ia ktheu:”Dy kushtet e vendosura nuk i shkelim dot.” Atëherë nxënësi ia kthen me ironi:”Profesor! Thirr personin që e ka futur pulën në atë shishe që ta nxjerrë ashtu siç e futi…” E gjithë klasa shpërtheu në të qeshura… Por kjo e qeshur nuk zgjati shumë, pasi profesori i tyre i ndërpreu me fjalët:”E saktë… përgjigje e saktë… kjo është përgjigja e duhur… Vetëm ai që e ka future pulën në shishe, mund ta nxjerrë sërish nga shishja… Kështu jeni dhe ju! Në mendjet tuaja, keni rrënjosur thellë konceptin se gjuha arabe është e vështirë… Sado të lodhem unë dhe t’ua lehtësoj, nuk do të kem sukses… Vetëm nëse ju vetë, e nxirrni nga mendja juaj këtë koncept të gabuar mbi gjuhën arabe, pa ndihmën e askujt, ashtu siç e keni rrënjosur pa ndihmën e askujt…” Profesori tregon:”Dy inspektorët u larguan me mbresa jashtëzakonisht të mira. Orën tjetër, vura re një përmirësim të dukshëm tek nxënësit e mi lidhur me mësimin e gjuhës arabe!!” Kjo ishte ora e mësimit e këtij mësuesi… Vallë sa “pula” kemi kyçur në mendjet tona??!! Nuk ka gjë të pamundur në këtë botë… nëse i mbështetemi Zotit dhe në mendje rrënjosim konceptin se asgjë nuk është e vështirë, veçse nëse e shohim të tillë ne vetë. Është vullneti dhe dëshira jonë ato që i bëjnë gjërat të lehta dhe të realizueshme, pa pengesa dhe probleme. Prandaj: Të gjithë ne mund ta nxjerrim “pulën nga shishja”… pasi t’i jemi mbështetur fuqishëm Zotit tonë.