Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nura dhe fustani me lule

Nura motra ime, e ngjashme me mua në fytyrë dhe me shtat si selvia e ka zakon të lexojë Kur'an vazhdimisht. Të kërkosh për të nuk e gjen në asnjë vend tjetër vetëm se në dhomën e faljes në ruku, në sexhde, me duar të ngritura lart nga qielli. Kështu në mëngjes e kështu në mbrëmje, kështu në mesnatë. Asnjëherë nuk lodhet e as mërzitet. Ndërsa unë isha shumë e interesuar të lexoja revista artistike e romane, apo duke pare video me shumicë aq shumë saqë më është mërzitur. Ka disa gjëra të cilat më janë mërzitur. Nuk i kryej detyrimet e mia plotësisht dhe me faljen e namazit nuk jam në rregull. E fikja videon mbasi kisha kaluar tre orë duke shikuar filma të ndryshëm. Ezani i namazit të sabahut po thirret në xhaminë pranë shtëpisë. Vajta për në krevat. Dëgjova motrën të më thërriste nga dhoma e faljes. "Urdhëro, çfarë do moj Nura?" Më tha në mënyrë të prerë: "Mos fli para se të falësh sabahun". "Ooh... do edhe një orë të futet namazi i sabahut. Ezani që dëgjove ti tani ishte ezani i parë." Kështu ishte ajo edhe para se të sëmurej me këtë sëmundje të keqe e cila ia ka prishur gjumin. Më thirri: "Hajde o Hëna pranë meje." Nuk mundem në asnjë mënyrë te kundërshtoj kërkesën e saj. Sinqeriteti dhe çiltërsia e saj në të folur duket qartë. "Çfarë do?" - "Ulu", më tha. "Ja u ula- po tani"? Me zë të ëmbël më tha: "Gjithsecili do ta shijojë vdekjen dhe Ditën e Gjykimit do t'ju paguhet plotësisht shpërblimi juaj." (Nga Sure Ali Imran, ajeti 185). Heshti një moment dhe pastaj më pyeti: "A nuk beson ti se do të vdesësh?" "Sigurisht që besoj", iu përgjigja. "A nuk beson ti se do të llogaritesh për çdo të madhe e çdo të vogël? O motra ime, a nuk ke frikë nga vdekja dhe tmerret e saj. Vdekja nuk njeh moshë dhe nuk ka kohë të caktuar." Iu përgjigja me zë të frikësuar: "Unë kam frikë nga errësira e ti më frikëson edhe nga vdekja si të fle gjumë unë tani? Unë mendova se më thirre për të më thënë se re dakort që të vish me ne në pushimet tona verore". Papritur u përgjigj duke thënë, thënie me të cilën më goditi mu në zemër. "Mundet unë të udhëtoj këtë vit larg në vend tjetër... Ndoshta, o Hëna. Jeta është në dorë ta Allahut." E ja plasi të qarit. Iu kujtua sëmundja e saj e keqe dhe se doktorët i kishin thënë babait diçka secrete, ndoshta sëmundja e saj nuk do ta cojë gjatë. Por kush i tha asaj? Apo zemra ia ndien një gjë të tillë. "Çfarë po mendon?" Mu drejtua këtë herë me zë të ashpër. "A mendon ti se unë po ti them këto fjalë se jam e sëmurë? Në asnjë mënyrë unë mund të jem më jetëgjatë se askush tjeter.. kjo është në dorë të Allahut. Po ti sa do të jetosh? 20 vjet, 40 apo 100. E çfare pastaj? Nuk ka dallim ndërmjet nesh. Të gjithë do të shkojmë, do ta lëmë këtë bote (dynjane) per te shkuar në xhennet ose për në zjarr. A nuk e ke dëgjuar thënien e Allahut të Madhëruar "Kushdo që do të largohet prej zjarrit e do të futet në xhennet me të vërtetë ai ka fituar." (Sure Ali Imran, ajeti 185). U gdhifsh shëndoshë e mirë. Si tha keshtu u ngrit e shkoi. Zëri i saj ende më tringëllon në vesh "Allahu të udhëzoftë mos harro namazin." *** Ora 8 e mëngjezit. Të trokitura në derë. Ky nuk është orari i zgjimit. Të qara e klithma. O Allah ç'ka ndodh?! Gjëndja e Nuras është keqësuar dhe babai e ka çuar në spital. Nga ora 1 e drekës. Telefonoi babai nga spitali. Nëse mundeni hajdeni për vizitë tek Nura tani, shpejt. Nëna më tha se zëri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka. U veshëm shpejt e shpejt. Ku është shoferi..? Hipëm me shpejtësi.. a nuk është kjo rrugë në të cilën dilja për të shëtitur dukej e shkurtër ç'ka ajo sot pse kaq e gjatë..? Nëna pranë meje bën dua për të pa pushim.. ajo është me të vërtetë vajzë e mirë dhe e sjellshme.. nuk e ka parë të humbë kohën kot asnjëherë. Arritëm tek dera e jashtme e spitalit.. një i sëmurë rënkon.. një tjetër i aksidentuar me makinë.. një i tretë me sy të mbyllur nuk e di a është akoma në dunja apo ka shkuar në ahiret?! Pamje të çuditshme nuk i kisha parë asnjëherë.. I ngjitëm shkallët me shpejtësi.. Ajo është në dhomën e urgjencës e unë do t'u coj atje –na tha një infermjere- po ti mos u bëj merak I tha ajo nënës se tani është më mirë mbasi i kishte rënë të fikët. Nuk lejohet që të futet tek ajo më shumë se një person. Kjo është dhoma e urgjencës. Në mes të atij grumbulli doktorësh e nëpërmjet një dritareje të vogël e cila formohet me hapjen e derës, shikoj sytë e motrës sime Nura e cila shikon nga unë, e nëna qëndron pranë saj në këmbë.. mbas dy minutash nëna doli e cila nuk mundi me i përmbajt lotët. Më lejuan që të futem të përshëndes motrën por me një kusht që mos të flisja me të shumë. Dy minuta mjaftojnë për ty- më thanë. "Si je o Nura? Ti mbrëmë ishe mirë. Ç'ka ndodhi me ty?" U përgjigj mbasi më shtrëngoi dorën: E unë tani jam mirë uelhamdulilah.. Elhamdulilah porse duart tua janë të ftohta. Isha ulur në cep të krevatit e i preka këmbët.. I largoi ato prej meje.. më fal nëse të bezdisa i thashë.. jo në asnjë mënyrë por mu kujtua thënia e Allahut të Madhëruar ku thotë: "Dhe këmbët do të bashkohen me njëra-tjetërn.(të mbështjella në qefin). Tek Zoti yt do të jetë kthimi atë ditë." (El-Kijameh 29.30.) Bëj dua' për mua shumë o Hëna. Ndoshta së afërmi do të takoj ditët e para të ahiretit. Kjo rrugë është e largët, e punët e mia të pakta. Lotët më rrodhën kur dëgjova ç'ka ajo tha.. qava aq shumë saqë më humbi vetëdija.. nuk pushova së qari... *** Me perëndimin e diellit, në këtë ditë të pikëlluar, mbas një heshtje të gjatë në shtëpinë tonë, u futën tek unë vajza e hallës dhe vajza e tezes. Shpejtësi fjalësh. Numri i njerëzve u shtua.. zërat u përzien.. e vetmja gjë që mësova se.. Nura vdiq.. prej atij momenti dhe më pas nuk e di as kush erdhi e as kush shkoi e as çfarë thanë.. O Allah ku jam unë dhe ç'ka po ndodh.. nuk isha në gjendje as të qaja, lotët mu thanë.. mbas pak më njoftuan se babai më kërkonte me qëllim që të përshëndesja motrën për të fundit herë.. në momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjë tjetër vetëm se pamja e saj në momentet e fundit.. mu kujtua fjala e saj..{ e këmbët do të bashkohen me njëra-tjetrën}. E kuptova se me të vërtëetë { tek Zoti yt do të jetë kthimi atë ditë}. Nuk më kujtohet të kem shkuar në dhomën e saj të faljes vetëm se atë natë. Në ato momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrën e nënës e ne binjakë..kujtova atë e cila më shoqëroi në shqetësimet e mia.. atë e cila me largoi prej meje vështirësitë e kësaj jete.. atë e cila shumë bëri dua' për mua për udhëzim.. atë e cila lotët I rridhnin pa pushim kur më fliste për vdekjen dhe hallet e saj për llogarinë etj... Kjo është nata e parë për të në varr.. ky është Kur'ani i saj..kjo është sixhadja e saj.. ky është fustani i saj me lule të cilin e pati blerë për ditën e dasmës.. ky është… e kjo është… E kujtova atë dhe shumë qava për ditët e mija të humbura..qava shumë pa ndërprerje.. e luta Allahun të më mëshirojë e të më falë për të kaluarën.. Luta Allahun ta përqëndrojë atë në varrin e saj ashtu sikur më kishte porositur për dua'.. Papritur pyeta vetveten.. po sikur të isha unë e vdekur? Si do të ishte gjendja ime? Nuk kërkova për përgjigjen e pyetjes shumë për shkak se frika ma mbuloi zemrën. Qava me ngashërim. Allahu Ekber. Allahu Ekber. Ezani i sabahut po thirret. Por sa bukur këtë herë! U ndjeva shumë e qetë kur unë përsëritja atë ç'ka thoshte muezini. Mbaroi ezani. U ngrita e fala namazin e sabahut... fala namazin e lamtumirës... sic e fali motra i cili ishte namazi i fundit për të. Fillova të falem prej aty ku e la motra. E tani nëse gdhihem nuk e pres mbrëmjen. E nëse ngrysem nuk e pres mëngjesin.