Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mos e shih veten te vogel

Tregohet se mendimtari i njohur francez San Simon, e kishte mësuar shërbëtoren e tij që çdo ditë në mëngjes, kur ta zgjonte nga gjumi ti përsëriste këto fjalë:”Zgjohuni zotëri! Zgjohuni se u presin punë madhore për ti përfunduar, punë të cilat do i shërbejnë njerëzimit!”

Kështu, ai zgjohej gjithë energji dhe vullnet, plot shpresë, optimizëm dhe vitalitet. Ai besonte se është njeri i rëndësishëm dhe mendonte se ekzistenca e tij do i shërbejë jetës e cila priste shumë prej tij.

E çuditshme është se San Simon nuk kishte ndonjë profesion apo post të rëndësishëm dhe vendimtar. Puna e tij e vetme ishte të lexuarit, të shkruarit dhe përmbushja e misionit të cilin i kishte ngarkuar vetes, i cili përmblidhet në thirrjet për krijimin e një jete të ndershme të bazuar në bashkëpunim dhe jo konfliktin e egër kapitalist për jetë a vdekje.

Ai i besonte fuqishëm këtij objektivi dhe e konsideronte veten si burim i shpresës për një jetë më të bukur dhe më të këndshme.

Shejhu dhe imami i nderuar i Qabes, Abdurrahman Sudejs tregon mbi eksperiencën e tij dhe thotë:

Çdo ditë në mëngjes, kur vinte të më zgjojë, nëna më pëshpëriste: Zgjohu biri im! Zgjohu të mësosh Kuranin dhe të bëhesh imam i Qabes!”

Nuk e kuptoj përse shumë njerëz e shohin veten të vogël dhe të pavlerë! Përse të mos kemi objektiva në jetën tonë, e mandej ti deklarojmë vetes dhe botës se po vijmë rrugës së realizimit të tyre me qëllim që të ndryshojmë botën, qoftë dhe një pëllëmbë vend?

Është një ndjenjë e mrekullueshme, është një emocion i papërshkrueshëm ai që ndjen njeriu i cili i beson rolit të tij në shërbim të njerëzimit, ai që i beson ndikimit pozitiv në shoqëri.

Cilat janë objektivat madhorë që të presin ty o vëlla dhe oj motër e nderuar?

Kjo është një pyetje e cila mund ti lindë secilit. Më lejoni që t’ju ndihmoj në përgjigjen e kësaj pyetjeje. Çdo njeri nga ne, gëzon aftësitë e duhura për ti caktuar vetes një objektiv madhor dhe të dobishëm për njerëzimin. Thjesht premtimi që i bën vetes për të bërë një jetë të ndershme, është në vete një objektiv madhor dhe punë e ndershme, të cilën njerëzimi e pret me mall. Kryerja e punës tënde në mënyrën më të mirë, kontributi shoqëror dhe shpirtëror, nuk janë veçse vepra madhore, të cilat pak njerëz i kryejnë siç duhet.

Sot, bota nuk pret prej teje të jesh një Ainshtajn i dytë, as një Edison i ri dhe as një Ahmed ibnu Hanbel bashkëkohor.

Tërësia e aftësive të tua mund të mos rendisin tek gjenialët dhe novatorët e botës. Megjithatë, ti nuk je pa aftësi, talente dhe cilësi që të dallojnë nga shumë njerëz të tjerë. Nëse këto arrin ti vësh në efiçencë, do i bësh njerëzimit shërbime të vyera. Prej teje pritet thjesht të vlerësosh veten dhe aftësitë e tua, si dhe ti caktosh vetes një objektiv në jetë.

Një nga formulat dhe ligjet e njohura të jetës është se ajo të trajton në bazë të vlerës që i ke caktuar vetes. Nëse e sheh veten të rëndësishëm, gjë e cila buron nga forca e vullnetit dhe objektivit tënd, e gjithë bota do të përsërisë pas teje himnin e krenarisë dhe vlerësimit.

Por kur e sheh veten si një njeri të pavlerë, si shumë miliona të tjerë që jetojnë mbi faqen e tokës, mos ironizo fatin dhe jetën e cila të ka hedhur në një cep, ku askujt nuk i bën përshtypje ekzistenca apo mungesa jote.

Prandaj, zgjohu i dashur dhe bëj përpara! Të presin shumë punë të rëndësishme dhe madhore, të cilat do i shërbejnë njerëzimit!

Mëso të jesh optimist dhe refuzoje pesimizmin!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free