Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

RENDITJA E ZHVILLIMIT TË ORGANEVE NJERËZORE

Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës! (Kur'an, 23:78) Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues. (Kur'an, 16:78) Thuaj: "Nëse Allahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, cili zot tjetër pos Allahut do t'ju sjellë atë?"... (Kur'an, 6:46) Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. (Kur'an, 76:2) Informacioni I siguruar vetëm në kohët e fundit rreth formimit të organeve të bebës brenda barkut të nënës është në përputhje të plotë me atë të shpallur në Kuran. Ajetet e mësipërme I referohen një numri të shqisave të dhëna njerëzve nga Allahu. Këto në Kuran gjithmonë përmenden në një renditje specifike: të dëgjuarit, shikimi, ndjenjat dhe të kuptuarit. Në një artikull të publikuar në Journal of the Islamic Medical Association, Dr. Keith Moore deklaron se gjatë zhvillimit të fetusit syri fillon të formohet pasi që veshi I brendshëm ë ketë marrë formë. Ai thotë se truri, qendra e ndjeshmërisë dhe të kuptuarit fillojnë të zhvillohen pas veshit dhe syrit. 94 Veshët e embrionit fillojnë të zhvillohen qysh në ditën e njëzet e dytë të shtatzënisë dhe bëhen plotësisht funksional në muajin e katërt. Pas kësaj embrioni mund të dëgjoj zërat në barkun e nënës. Për këtë arsye shqisa e të dëgjuarit formohet para funksioneve tjera vitale për bebën e sapolindur. Renditja e përcaktuar në Kuran është e mahnitshme nga kjo pikëpamje.