Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Hadithe nga profeti

Sikur dikush te marre litarin e te shkoje ne mal pa gomar, pa mushke por te shkoje ne kembe e pastaj te prese dru, ti vendose mbi shpine dhe te kthehrt e ti shese ato shtepi me shtepi, eshte me mire se te dale e ti lype dikujt tjeter.

Muhamedi a.s

Vetmia eshte me e mire se shoku i keq, kurse shoku i mire eshte me i mire sesa vetmia.Fjala e mire eshte me e mire se heshtja,ndersa heshtja eshte me e mire se fjala e keqe.
Muhamedi a.s

Profeti a.s rrefen nga Zoti i tij: O bir i Ademit, ke aq sa te mjafton, perse kerkon aq sa te ben tiran ? As me pak nuk kenaqesh dhe as me shume nuk ngopesh.Nese gdhihesh pa dhimbje ne trup, i sigurt ne familjen tende, duke pasur ushqimin e nje dite, sikur te jane dhene te gjithe te mirat e botes.

Shembulli i besimtareve eshte si puna e udhetareve ne nje anije.Ata te katit poshte per te marre uje duhet te hipin siper tek ata te katit lart.Atyre u shkon ndermend te thyejne nje derrase, qe ta marrin ujin direkt prej detit e te mos i shqetesojne ata te katit lart.Por po i late ta thyejne ate derrase, do tju mbysin ju dhe veten e tyre. Mos i lini shoket te bejne gabime. Anija eshte e te gjitheve.Muhamedi a.s

Kur nje grua e thirri djalin e vet dhe i tha:Eja ketu.Shiko se cdo te jap.Profeti menjehere e pyeti gruan se cdo ti jepte djalit.Kur gruaja tha se do ti jepte disa hurma,profeti i tha:Nese nuk do ti kishe dhene ndonje gje,fjalet e tua do te shkruheshin si gjynah.

E pyeten njehere shoket profetit: A mund te ndeshkohemi, nderkohe qe ne mesin tone ka ende njerez te mire e te ndershem ? Pejghamberi a.s iu pergjigj:Kur e keqja shtohet dhe kur askush nuk perpiqet ta frenoje ate, ose nuk mundohet te ofroje nje zgjidhej pozitive, atehere ndeshkimi do ti perfshije te gjithe.

Ukbe ibn Amiri e pyeti Profetin a.s:Ku eshte shpetimi, o Profet i Allahut ?
Profeti a.s iu pergjigj:Mbaje gjuhen tende, le te te mjaftoje shtepia jote dhe qaj nga kujtimi i mekatit tend.

Profeti a.s e pyeti nje dite Abdullah ibnu Mesudin:A e dini cilet njerez nuk i djeg zjarri ? Kur te pranishmit e pyeten kush ishin ata, Profeti a.s u pergjigj:Zoti ia ka ndaluar zjarrit te djege cdo njeri te bute, te thjeshte dhe te kollajte.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free