Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Një festë për rrobat

Ne qytetin iranian te Shirazit jetonte poeti i njohur shejh Saadi.Ashtu si pjesa me e madhe e poeteve dhe e filozofeve te tjere te asaj kohe,shejh Saadi nuk ishte i pasur.Ai bente jete te thjeshte.Nje tregtar e fton ate ne dasmen e se bijes.Diten e dasmes,tregtari me familjen e tij po prisnin te ftuarit te porta.Ne dasme merrnin pjese te gjithe te pasurit e qytetit,te cilet ishin veshur me rrobat me te mira.Rrobat qe kishte veshur shejh Saadi nuk ishin te shtrenjta.Ai priti ne nje qoshe,qe dikush t'i afrohej,por asnje nuk shkoi prane tij.Duke pare kete situate,Saadi largohet nga festa dhe shkon ne nje dyqan,ku merr me qira rroba te shtrenjta.Kur kthehet ne feste te gjithe e presin krahehapur.Sapo u afrua,tregtari tha:-Ja ku erdhi dhe poeti yne i preferuar.Perse u vonove kaq shume,mor mik ? Pa dyshim qe festa do te kishte qene e paplote pa ju ! Saadi nuk tha asnje fjale.Vete tregtari e shoqeroi prane tavolines se ngrenies,qe ishte shtruar me ushqime te shumellojshme dhe i ofroi nje pjate me supe dhe oriz.Me pas ndodhi dicka e cuditshme.Saadi e futi nje cep te jelekut qe kishte veshur ne supe dhe i hodhi oriz siper.-Kjo feste eshte per ju.Shijojeni!-tha ai.Te gjithe u habiten nga ky veprim dhe tregtari i tha:-Cfare po beni ? Si mund te hane rrobat ? -Shok i dashur,jam i habitur qe ti po e ben kete pyetje.Ti je ai qe s'mi hodhe syte fare,kur erdha me rroba te thjeshta.Them se rendesi per ty kane rrobat dhe paraqitja ime dhe jo vlera qe kam une si njeri.Prandaj mund te them se kjo feste eshte vetem per rrobat e mia dhe jo per mua.