Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pupëza dhe sorra

Një ditë, pupëza dhe sorra u përfshinë në një zënkë të paprecedent. Secili pretendonte pronësinë e një burimi të vogël uji. Duke mos gjetur zgjidhje, iu drejtuan gjykatësit të shpendëve, i cili u kërkoi fakte konkrete për pronësinë e burimit, por asnjëri nuk kishte fakte e dokumente. Pas një seance të gjatë, gjykatësi ia njohu pupëzës të drejtën e pronësisë. Pupëza, e pyeti e çuditur: E pse gjykove në favorin tim? Ku u mbështete për këtë vendim?
Gjykatësi ia ktheu: Sepse njihesh mes shpendëve për sinqeritet, saqë për ta lëvduar dikë, i themi: Është i sinqertë si pupëza.
Pupëza i tha: Nëse është kështu, nuk kam përse dal jashtë natyrës dhe virtyteve të mia. Burimi është i sorrës. Emrin e mirë që kam mes të tjerëve, nuk e ndërroj as me një mijë burime uji.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free