Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

pazari i humbur

Historia në fjalë është e vërtetë dhe ka ngjarë në Francë. Ajo bën fjalë për një zonjë franceze të shtyrë në moshë, emri i saj është Xhin. Ajo është nëntëdhjetë vjeçare dhe e ve, pasi i shoqi i ka ndërruar jetë me kohë. Vajza e saj e vetme i ka vdekur për shkak të turbekulozit. Edhe një nip të vetëm që kishte i ndërroi jetë në një aksident me makinë. Ajo nuk kishte asnjë familjar tjetër që mund ta ndihmonte dhe të kujdesej për të. Gjëja e vetme që kishte në pronësi ishte një apartament në mes të Parisit, në një zonë të kërkuar.
Bëhet fjalë për vitin 1965 dhe Xhin ishte në gjendje kritike për jetesën e saj. Të ardhurat që merrte nga pensioni ishin shumë të pakta dhe në këtë moshë nuk bëhej fjalë se mund të punonte.
Një nga avokatët e kishte vënë re gjendjen e Xhin dhe mendoi ta shfrytëzojë gjendjen e asaj plake të gjorë. Kështu, një ditë, ai i vajti në shtëpi dhe i ofroji shumën prej 2.500 franga franceze në muaj gjatë gjithë jetës së saj, me kusht që kur të ndërrojë jetë, ai të marrë apartamentin e saj.
Pa hezitimin më të vogël Xhin e pranoi këtë kusht, pasi mori dhe garanci ligjore për këtë dhe se avokati nuk do të tërhiqej nga kjo marrëveshje dhe se asnjëra palë nuk do të mund ta anullonte.
Avokati, me të tijën, besonte se kjo zonjë e moshuar nuk do të jetojë gjatë, jo më shumë se dy tre vite të paktën, dhe së shpejti ai do e gëzonte banesën e saj në qendër të Parisit me një çmim të leverdisshëm.
Por...
Ai i kishte bërë llogaritë gabim.
Xhin mbushi plot 122 vjeç.
Ndërkohë, avokati vetë vdiq për shkak të një tumori që iu shfaq, duke mos e gëzuar banesën e Xhin. Kështu, Xhin gëzoi edhe rrogën e saj mujore për tridhjetë vite, edhe shtëpinë e saj në qendër të Parisit.
Ndonjëherë, njeriu i bën llogaritë se do të jetojë më gjatë se të tjerët, se mund ti shfrytëzojë ata me mënyra të ndryshme dhe të përfitojë nga gjendja e tyre e nderë. Nuk e dimë, ndoshta Xhin ka bërë një të mirë në jetën e saj, që Zoti i ka çuar një avokat që ti shërbejë deri sa të vdesë!