Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Qesja e rërës dhe sharjet e kolegut

Qesja e rërës dhe sharjet e kolegut

Kur bëhesha gati për të të filluar shkollën për herë të parë, e kisha me shumë gëzim, kisha bërë gati çantën, veshjen e shkollës, mjetet, librat dhe fletoret.
Por, për fatin tim të keq, që ditën e parë të shkollës, ndodhi një zënkë me një nga nxënësit e klasë. Ai u ngrit dhe më bombardoi me një lum sharjes e ofendimesh. Unë që nuk isha mësuar me kësi fjalori, mbeta pa fjalë dhe nuk dija ç’të bëj. Ndjeva se më ishte bërë padrejtësi, prandaj dhe shpërtheva në të qara.
U ktheva në shtëpi dhe i thashë tim eti:”Baba! Më shau dhe unë nuk i ktheva përgjigje, duhej t’ia kisha kthyer me të njëjtën monedhë, ta kisha sharë dhe unë.”
Im atë më mori dhe të dy vajtëm tek klubi sportiv i cili gjendet përbri shtëpisë tonë. Muri rrethues i klubit ishte i lartë. Atje, babai më dha një qese me rërë dhe më tha:”Unë do të dal në anën tjetër të murit. Kur të mbërrij atje, do të thërras dhe ti do e hedhësh këtë qesen me rërë në drejtimin tim!”
Ai u largua dhe kur doli në anën tjetër të murit, më thirri që ti hedh qesen. Unë u mundova me sa fuqi kisha që ta ngre sa më lart qesen, që ta kapërcejë murin e lartë. Por... qesja, sa nga pesha e rërës dhe sa nga forca ime, u gris dhe e gjithë rëra mu derdh mua sipër.
Babai e dëgjoi çfarë ndodhi dhe ia behu aty menjëherë. Ai më buzëqeshi dhe më tha:”O bir! Qesja e rërës është si të sharat dhe ofendimet e shokut tënd. Ti ke të drejtë t’ia kthesh me të njëjtat sharje, por, dije se ai që shan i bën keq vetes së tij në radhë të parë, ai ndot veten dhe jo tjetrin. Sakaq, ai që shahet mbetet i pastër përderisa nuk ia ka kthyer me të njëjtat sharje. Ishe ti ai që u bëre pis me rërë dhe jo unë.”
Që atë ditë, sa herë që më shante dikush, i buzëqeshja dhe e shihja teksa ndoste veten e vet me “qesen e rërës”. Sakaq, unë qëndroja i pastër. Kështu arrita të shmang shumë ngjarje të sikletshme dhe të vështira. Që atëherë, sa herë që arrija ta mposht veten, lutesha për babanë tim, i cili e ruajti gjuhën dhe zemrën time nga ndotja, falë këtij ushtrimi domethënës.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free