Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kam një ofertë nga një djalë

Pyetja: Jam një vajzë e re, me ka ardhur një ofertë nga një djalë që është i udhëzuar. Jam në vitin e tretë në shkollë të mesme, mua më pëlqen po babanë e kam kundër dhe thotë që jam e re dhe duhet që edhe fakultetin ta vazhdoj. Si të veproj në këtë rast të dëgjoj babanë apo të luftoj deri në fund mbi këtë çështje? Allahu ju shpërbleftë! Përgjigja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit Motër e nderuar, së pari lusim Allahun e Lartësuar të të përcaktoj ty të mirën kudo që të jetë ajo, pastaj ajo e mirë të bëjë të kënaqur dhe të lumtur ty. Nga letra juaj kuptuam se jeni para një dileme mjaft të madhe e cila ju preokupon shumë, pasi bëhet fjalë për ardhmërinë e jetës tuaj. Ajo me çka do t’ju këshillonim do të ishte se vërtet vendimi për martesë është një akt mjaft i rëndësishëm për femrën dhe për të ardhur deri te një konkludim duhet të shqyrtohen shumë gjëra dhe duhet të kemi kujdes të veçantë. Prandaj edhe këtu qëndron urtësia që Islami e merr parasysh pajtimin e prindërit të femrës që një akt martese të konsiderohet valide, pasi prindi ka mundësinë të ketë parasysh shumë rrethana që femra ndoshta nuk do t`i kishte parasysh. Resulullahu (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) thotë: “Ajo grua që nuk e marton përgjegjësi (prindi), atëherë ajo martesë nuk është valide.” (Transmeton Bejhakiu dhe të tjerët) Nga ajo që lexuam në letër kuptuam se juve ende jeni e re, kështu që kundërshtimi i prindit është mjaft i arsyeshëm, prandaj edhe nëse prisni për një kohë, ndoshta do të ishte më mirë për ju, posaçërisht, nëse keni ndërmend të vazhdoni studimet më tej. Këtë nuk e them nga ajo se martesa mundet të jetë shkak në pamundësinë e vazhdimit të studimeve, pasi disa nga femrat vazhdojnë studimet edhe pas martesës, por martesa mund ta vështirësojë atë. Sido që të jetë, ne do të ju këshillonim që mos të nxitoni, keni kohë, jeni e re, por kjo nuk do të thotë ta leni anash rastin, posaçërisht pasi thoni se është musliman praktikues. Mundohuni ta shtyni vendimin edhe për një kohë, kështu që edhe për ju do të ishte më e mirë dhe assesi mos e fusni veten në kontakt me atë vëllanë, pasi kjo është e ndaluar. Gjithashtu, do t`ju këshillonim të mos harroni lutjet ndaj Allahut që t’ua zgjedh hajrin dhe mos harroni të falni namazin e istiharës. Lus Allahun e Lartësuar t`ju jap sukses në këtë botë dhe në botën tjetër! Alaudin Abazi


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free