Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Me profetin Musa a.s

Nje djalosh i ri dhe plot ambicie , i kerkoi profetit Musa a.s qe ta luse Zotin ta beje te pasur.Musai a.s e pyeti nese preferonte pasurine gjate 30 viteve te para apo 30 viteve te fundit te jetes.Djaloshi u hutua nha kjo pyetje dhe pasi u mendua gjate i tha:E dua 30 vitet e para te jetes.une dua ta shijoj rinine time.Vec kesaj,ku e di nese do te jetoj derisa te behem gjashtedhjete vjec ? duke harruar se vitet e pleqerise, me semundjet, dobesine dhe pafuqine jane shume te veshtira.Musai a.s e luti Zotin dhe iu pranua lutja,duke e pasuruar kete djalosh 30 vitet e para te jetes se tij.Atij iu shtua pasuria saqe nuk dinte cti beje parate.Ai filloi te ndihmoje dhe tu gjendet fukarenjve dhe shtresave ne nevoje.Jo vetem qe u jepte para, por i ndihmonte te hapin edhe bizneset dhe aktivitetet e tyre private.U jepte jetimeve, u shlyente borxhet borxhlinjve, martonte beqaret etj.Me te perfunduar 30 vitet e para dhe filluan ato te dytat,Musai a.s priste qe personit ne fjale ti sosej pasuria,por asgje nuk po ndryshonte.Madje, pasuria vec i shtohej.I cuditur Musai .s e pyeti Zotin:Si eshte e mundur, o Zot ? kemi hyre ne 30 vitet  e dyta dhe atij vec i shtohet pasuria ? Zoti i lartesuar tha:O Musa! Pashe qe robi im i hapi portat e pasurise qe i kisha dhene per te furnizuar roberit e mi.E per rrjedhoje, me erdhi zor t'ia mbyll porten nga e cila e furnizoja me te mira.