Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Masoneria 10(Numrat dhe kuptimi i tyre për masonët) fund

Numrat dhe kuptimi i tyre për masonët

Për masonët dhe shoqëritë sekrete, numrat kanë një vlerë të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për bindjet e tyre në numra. Andaj në këtë nënkapitull do të ceken vetëm kuptimi i numrit 13 dhe 33 për masonët dhe shoqëritë okultiste, pasi ka edhe shumë numra tjerë të cilat në Kaballa u jepet rëndësi e veçantë (pasi cekëm se edhe masoneria është sistem i bazuar në mësimet e Kaballës), por do të përqendrohemi vetëm në këto dy numra të cilët janë më të përdorshëm.
  Numri 13
 
 
Numri 13 është një nga numrat e rëndësishëm për masonët, sepse edhe Riti York përbëhet prej 13 shkallëve; gjithashtu, në legjendën masone, tregohet se Solomoni e ndërtoi Tempullin e tij për 13 vjet.157 Kurse ky Tempull ka një rëndësi të veçantë në doktrinën masone.
Ky numër edhe në periudhat antike njihej si numër i cili sjell fat të keq. Shumë ngjarje historike biblike ndërlidhen me këtë numër. Në darkën e fundit të Jezusit morën pjesë në sofër 13 veta. Në kapitullin 13 në Bibël, flitet për Antikrishtin dhe Kafshën. Po ashtu në Kaballa flitet për 13 shpirtra të këqij.158 Dita e 13 e Adar-it (Muaji i 12-të i kalendarit Hebre), është ditë agjërimi te jehudët; kjo është dita e rrethimit të Izraelit, okupimi i tij, shkatërrimi i tempullit dhe vrasja e liderit të tyre hebre, Gedaljasë.159
Po ashtu, me datë 13 Tetor 1307, filloj zhdukja e Tempullarëve, po ashtu, tek Iluminati ka një rëndësi të veçantë, e cila kontrollohet nga 13 familjet më të fuqishme dhe më me ndikim në botë, të cilët janë: Rotshild, Bruce, Kenedy, De`Mediç, Hanover, Habsburg, Krup, Plantageneti, Rokfeler, Romanov, Senkler, Varburg dhe Vinsdor.160
Revolucioni francez u krye 13 vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë në Sh.B.A. që të dyja këto akte të masonëve,161 po ashtu flamuri amerikan përmban 13 shirita të bardhë dhe të kuq.162
Numri 13 është shumë i cekur në monedhën një dollarësh të Sh.B.A.-së, ku aty vërejmë: Në anën e pasme të dollarit ka 13 yje mbi kokën e shqiponjës, të cilët janë të venduar në formë që formon vulën e Solomonit. Shqiponja mban 13 shigjeta në njërën kthetër dhe një degë dafine me 13 kokrra dhe 13 gjethe, secili nga krahët e shqiponjës ka nga 13 pendë. Mbështetur në gjoksin e shqiponjës ka një mburojë me 13 shirita dhe mban në sqep, hedhur prapa në kurriz, një fjongo me fjalët latine E Pluribus unum (shumë, bashkuar në një) e cila përbëhet prej 13 shkronjave. Kurse në anën e majtë, është një piramidë me 13 shkallë; sipër gjendet motoja Annuit Coeptis (Zoti ka bekuandërmarrjen tonë) e prej 13 shkronjash; thuhet edhe se këto numra përfaqësojnë 13 kolonitë origjinale të republikës së Sh.B.A.-së. Numri 13 është i rëndësishëm, pasi është numri kyç i Satanës.163


Avni Rustemi e vrau Esat Pashën më 13-06-1920; Bexhet Pacolli është caktuar dhe bërë marrëveshja që të jetë president i Kosovës më 13.02.2011; Papa Jovan Pavle II iu bë atentat me datë 13-05-1981, qëndroi në post 33 ditë, Në nëntor të vitit 2009 në U.S.A. një ushtar palestinez vrau 13 kolegë të tij; Michael Jackson, këngëtari i famshëm i cili vdiq më 25-06-2009, ku më pas u akuzua doktori i tij privat për vrasjen e tij. pra, data e vrasjes tregon për një numër të fshehur mason, 25.6. nëse i mbledhim 2+5+6= 13. Po ashtu këngëtari Tupac Amaru Shakur u vra më 13-09-1996; po ashtu në New York, më 12-3-2011, në një ndeshje të autobusit, kanë vdekur 13 veta, kurse në autobus ka pasur 32 persona. më datë 13-09-1993 Yitzhak Rabin kishte nënshkruar marrëveshjen paqësore të Oslos, ku për këtë shkak u vra; po ashtu incidenti i princeshës Diana u bë më 31-8-1997, 31 prapa nëse e kthejmë 13, si dhe në tunelin ku ka bërë ndeshjen i ka mëshuar shtyllës së 13; Kur u nënshkrua deklarata e pavarësisë së U.S.A. Unioni që atëherë u formua përbëhej nga 13 guvernatorë; po ashtu HOAX i parë që ateroi në Hënë më 1969 ishte Apollo 13.
 Numri 33
 
Po ashtu, edhe ky numër është shumë i rëndësishëm për shoqërinë e masonerisë, ku njihen 33 shkallët e masonerisë së Ritit Skocez. Si dhe Këshilli suprem i masonëve skotlandez përbëhet prej 33 anëtarëve.
Numri 33 u vendua në sistemin mason që nga viti 1786, ku numri 33 u vendua si një lidhje me 33 vitet e Jezusit.164 Shtylla kurrizore e njeriut ka 33 vertebra; po ashtu edhe Pitagora i jepte një kuptim të veçantë këtij numri; Tempulli që ndërtoj Solomoni qëndroj për 33 vjet si dhe Davidi sundoi në Jerusalem për 33 vjet.165 Adolf Hitleri, kryetari i Gjermanisë, erdhi në post të kryetarit në vitin 1933; pra, 33. Si dhe logoja e Kombeve të Bashkuara, përbëhet prej një rrethi me 33 sektorë dhe dy degë me nga 13 gjethe;
në monedhën një dollarësh, shkruan: “THE UNITED STATES OF AMERICA, ONE DOLLAR” përbëhet nga 33 shkronja; si dhe në vitin 1733 u themelua masoneria në Sh.B.A.; po ashtu në Çile në një tunel u robëruan nga rrëshqitja e tokës, 33 minator, të cilët u nxorën më 13-10-2010; kjo ngjarje u shënua si ngjarje historike në shumë shtete. John Kenedy u vra më 22-11-1963, 22+11=33; u vra në Dallas, afër pllazhës Dealaey, ku gjendej tempulli i parë masonerik. Këto ishin disa interpretime të këtyre dy numrave, pasi ka edhe shumë të tjera, sepse këto shoqëri janë të pasionuar pas numerologjisë, sistem i njohur i Kaballës. Por ne do të mjaftohemi me kaq në këtë temë, pasi këto numra mund t`i hasim në çdo situatë në shoqëritë perëndimore.
 
NUMRI 666
Numri 666 te shumë popuj konsiderohet si numër i mallkuar dhe simbolizon të keqen, numri i djallit, numri i Antikrishtit, e keqja, etj. Shumica e njerëzve mendojnë se këtë numër e kanë shpikur satanistët (adhuruesit e Shejtanit) por në fakt ky numër paraqitet së pari herë në Bibël, apo konkretisht në “Zbulesa”; kaptina 13, verseti 18: “Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është 666”; ky numër simbolizon ardhjen e një pushteti në të cilën do të sundoj e keqja, sundimi i Iblisit, apo ardhjen e mesihut Dexhall, sepse numri 666 është simbol i rreptësisë, dhe kjo etapë do të zgjasë deri në ardhjen e sërishme të Isait a.s. Në fakt këtë numër e kanë huazuar satanistët nga Bibla dhe e kanë interpretuar si numër i cili simbolizon fuqinë e tyre. Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror. Ta zëmë, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, përbëhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njëjta është ndërtuar me urdhër të vetë presidentit francez Zhak Shirak.  Po ashtu shumë iu dha publicitet në media datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përpos publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por, ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me renome të madhe botërore kësaj besëtytnie, i dhanë një rëndësi të madhe? Mos ky fakt e dëshmon edhe më bindshëm realitetin kaherë të njohur se mediat e mëdha botërore vërtet janë të kontrolluara nga masoneria elite globale?!
Po ashtu Sabatai Sevi një Kabbalist (Misticizmi Hebrej) thoshte se viti në të cilin do të zbres Mesia do të jetë më 1666. Kurse një gabim i cili bëhet nga shumë mysliman, të cilët kur pyeten për numrin e ajeteve në Kuran thuan se Kurani ka 6.666 ajete, ku në fakt në Kuran ka 6236 ajete.

Pra, ky numër edhe sot është shumë i përhapur dhe shumë i përdorur nga shoqëritë okulte, si satanistët, masonët dhe illuminati. Në vazhdim do të sjellim disa fotografi ku paraqitet ky numër. Kuptohet i vënë aty me qëllim të caktuar.



Shenja në rregull (OK) në esencë tregon 3 herë numrin gjashtë:

Këtë do ta vërejmë se sa shumë është e përdorshme nga elita perëndimore:



Përshëndetja dhe shenja me duar
Edhe çështja e përshëndetjes dhe shenjave me duar, është e një rëndësie të veçantë për shoqërinë e masonëve. Pasi ato nëpërmes këtyre përshëndetjeve dhe shenjave, njihen në mes vete, kjo u shërben si një gjuhë e fshehtë për komunikim përmes shenjave dhe duar shtrëngimeve. Ato përmes këtyre ritualeve tregojnë përkatësinë e tyre në shoqërinë okultiste. Tash, do t`i cekim prejardhjen dhe disa nga shenjat me duar, prej më të rëndësishmeve ndër  masonët.
Urdhri i Komaçinëve, që e kishte qendrën në Itali, ndahej në lozha të drejtuara nga Mjeshtër të Mëdhenj dha anëtarët e saj mbanin dorëza e përparëse të bardha dhe komunikonin përmes shenjave të fshehta dhe shtrëngime duarsh. E gjitha kjo ndodhte më shumë se 1000 vite përpara themelimit zyrtar të Masonerisë.166  Dorëzat dhe përparëset e bardha simbolizojnë për masonët, pastërtinë e zemrës dhe të duarve nga ligësitë dhe të qenët i pastër për takimin me zotin.167 Dorëzat e bardha si zakonisht i mbajnë edhe gratë e anëtarëve mason, ku në disa raste dhe foto zyrtare shohim mbretëreshën e Britanisë, gruan e Xhorxh W. Bushit, gruan e Josip Bros Tito, duke mbajtur dorëza të bardha.
Simbolika me duar haset edhe tek magjistarët, ku për ata, secili gisht prezanton ndonjë planet, si dhe hyjni antik. Ky simbol i paraqitur në këtë fotografi, është shenja e djallit el Diablos, i cili prezanton dy brirët e djallit dhe është përshëndetje satanike. Ky simbol me duar përdoret edhe tek simpatizuesit e Rok muzikës, kurse mafia e përdor për të treguar vdekje.168
Autori i Kodet Magjike, në lidhje me duar shtrëngimet e fshehta thotë: “Shenjat e fshehta me duar të Illuminati-ve, mendohet se vënë në veprim magjinë, lusin qenie të mbinatyrshme dhe komunikojnë mesazhe. P.sh. masoni i shkallës më të lartë, rozikruciani apo iluministi tjetër mund ta shquajnë se në çfarë nivel rituali është një vëlla në masoneri `duke i provuar shtrëngimin e dorës`. Me këtë akt, masoni tregon një lidhje mistike dhe besnikëri një perëndie të fshehtë. Përmes përshëndetjeve të veçanta me duar, masonët njihen në mes vete si në dritë, ashtu edhe në errësirë.169
Simboli Diablos sot është shumë i njohur dhe shumë i përdorur nga të famshmit, yjet dhe politikanët, të cilët vazhdimisht tregojnë këtë gjest të djallit, për të treguar pjesëmarrjen e tyre në ritet sataniste. Në vazhdim do të sjellim disa fotografi për të ilustruar më qartë se sa është i rëndësishëm për to ky simbol.
 
Këtë e praktikojnë politikanët, Liderët fetar, Këngëtarët:

Në reklama të ndryshme, sportistë dhe filma vizatimor:


Këto ishin disa të dhëna në lidhje me kuptimit e simboleve okulte masone dhe shfaqja e tyre në publik dhe media. Qëllimi i tyre është që popullata ti adapton këto simbole dhe ti pranojnë si pjesë e kulturës dhe qytetërimit të tyre. Andaj është e domosdoshme që popullata jonë, sidomos ajo myslimane të kenë shumë kujdes për fëmijët e tyre, që mos i lejojnë që këto shoqëri sataniste, përmes televizionit, të ndikojë në sjelljen dhe edukatën e tyre. Çdokush e ka obligim që të përhap dhe të sqaroj për rrezikun e përhapjes së simboleve pagane në shoqërinë islame.
 
Fund..
Autor: Shaban Tairi
Matriali është autorizuar nga vetë autori i temes “Shaban Tairi” për: www.feja-islame.com
Gjdokush qe e mer, matrialin duhet “cituar burimin” prej cilës  faqe “www.Feja-Islame.Com” dhe autorin e librit.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free