Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Islami nuk e ka përulur gruan, ju e keni përulur amësinë

Islami nuk e ka përulur gruan, ju e keni përulur amësinë ... ata që kërkojnë në këtë botë xhenetin e përulin amësinë. Kur vështroni pak më thellë se si mendon zonja "moderne", e cila thotë se islami e përul gruan, do të vëreni se po ato në të vërtetë e përulin amësinë. Ka shumë teknika për përuljen e amësisë. Në krye të listës është trajtimi i nënave që kryejnë punën më fisnike në botë si "gra të papuna". Sipas tyre, është e nevojshme që gruaja të dalë nga shtëpia që të punojë. Duhet ta shohë rrugën dhe të jetë e shikuar në rrugë. Për gruan që "punon" është e detyrueshme që të shfaqet në publik. Për këtë janë të domosdoshme edhe gjëra të tjera: si p.sh. pamja moderne. Nuk mund të shkohet në punë me të njëjtat rroba; me të njëjtën ngjyrë flokësh, me të njëjtat këpucë, me të njëjtën çantë! Ato duhet të përtërihen, duhet të përshtaten ngjyrat. Duhet flakur ajo që tashmë nuk është moderne dhe duhet të ndiqet moda. Për gjithë këto duhet punuar. Si mund t'i mbulosh harxhimet nëse nuk punon? Që të dukesh më mirë, duhet të fitosh më shumë. Nëse edhe kjo nuk është e mjaftueshme duhet të punosh edhe më shumë. Nëse domosdo duhet të shpenzohet më shumë që të fitohet më shumë, duhet të shpenzohet edhe më shumë. Nëse nuk mund të fitohet edhe më tepër pa një pamje të bukur, duhet të shpenzohet edhe më tepër. Që të shpenzohet më tepër se të tjerët, duhet të fitohet më tepër se të tjerët. Çka është e nevojshme? Më ka hutuar kjo ... Nëse gruaja nuk del nga shtëpia, ajo "nuk punon". Ajo është "amvise" të cilën njerëzit e shohin nga lart. Nëse gruaja është zonjë e shtëpisë së saj, ajo, sipas njerëzve "modernë" është e mjerë. Më mirë tingëllon "grua e punësuar". Madje edhe "grua e rrugës" do të tingëllonte më mirë se zonjë shtëpie. Sipas njerëzve modernë ajo shpenzon paratë e bashkëshortit të saj! E çka është me kritikat e eprorëve që i dëgjon në punë? Me meshkujt, kundërmimin e gojës së të cilëve duhet ta durojë? Me autobusët dhe minibusët në të cilët shtyhet çdo ditë me të tjerët? E gjithë kjo është "pjesë e punës". Puno çfarë të duash, por mos harxho paratë e burrit tënd! E para, amvisja nuk është e "lirë". S'ka lidhje që ajo nuk është e detyruar të dëgjojë llomotitjen e shefit të saj kur dëshiron të dalë gjysmë ore më herët nga puna. S'ka lidhje që nuk detyrohet t'i nënshtrohet regjimit të rreptë të vendit të punës dhe orarit të punës. S'ka lidhje nëse dikush e pyet atë se a ka kohë nesër dhe ajo nuk përgjigjet "s'kam kohë, sepse kthehem e lodhur nga të bërit roje (në punë)". Nëse është amvisë ajo nuk është e lirë... Gruaja është nënë. Ka fëmijë. Punon punën më të vlefshme, më fisnike, më të shkëlqyeshme në botë. Ajo edukon njerëz. Fëmijët nuk edukohen në rrugë, fëmijët edukohen në shtëpi. S'ka lidhje, përsëri ajo është "grua që nuk punon". Amësia nuk konsiderohet punë. Amësia është sorollatje. Amësia është punë e detyrueshme. E dini ç'është qesharake? Nëse ndonjë grua shkon të përkujdeset për fëmijët e ndonjë gruaje tjetër, ajo "punon dhe kontribuon", e nëse ndonjë grua qëndron në shtëpinë e saj që të përkujdeset për fëmijët e saj, ajo "nuk punon". Prandaj këtu shkruaj: Islami që ka thënë se Xhenneti është nën këmbët e nënës nuk e ka përulur gruan. Por ata që kërkojnë në këtë botë xhenetin e përulin amësinë.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free