Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Malli per Xhenet


Malli per Xhenetin

 

Bazaislame.com
بسم الله الرحمن الرحيم

Falenderimi i takon Allahut që e bëri xhenetin e Firdeusit për robërit e Tij shpërblim, I Cili ua lehtësoi punët e mira që të çojnë atje e ata nuk u preokupuan me gjë tjetër veç tyre, I Cili ua lehtësoi rrugën që të çon për atje e ata e ndoqën atë me nënshtrim. Falenderimi i takon Allahut I Cili i përgëzoi besimtarët me atë që u tregoi me anë të Profetit të Tij, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: Në të gjenden ato që si ka parë syri, nuk I ka dëgjuar veshi dhe nuk I ka shkuar ndër mend njeriu. Falenderimi i takon Allahut që ua plotësoi besimtarëve përgëzimin duke i bërë të përjetshëm në xhenet, nuk kërkojnë të largohen prej tij. Falenderimi i takon Allahut Krijuesit të qiejve dhe të tokës i cili I bëri melaiket të dërguar. Falenderimi i takon Allahut I Cili kënaqet prej robit të Tij me pak. Falenderimi i takon Allahut që ia fali atyre shumicën e gjynaheve, u dhuroi atyre mirësinë dhe ia bëri detyrë Vetes mëshirën. Dëshmoj se nuk ka të adhururar tjetër veç Tij, dëshmi e atij që është robi i Tij bir i robit dhe robëreshës së Tij, që ka nevojë për të në çdo moment dhe nuk ka shpresë për të hyrë në xhenetin e Tij e të shpëtojë nga dënimi i Tij vetëm se me faljen dhe mëshirën e Tij.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, është besniku i shpalljes dhe më i zgjedhuri ndër krijesat e Tij. E dërgoi Allahu mëshirë për mbarë botërat, argument për njerëzimin dhe shembull për ata që duan të ndjekin (të vërtetën). E dërgoi Zoti i Tij që të ftojë në besim, të thërrasë për në xhenet dhe të lexojë librin e Allahut për ta kënaqur Atë, për të urdhëruar për të mira dhe për të ndaluar nga të këqiat. I lartë është Ai që ia zgjeroi kraharorin, ia fshiu gjynahet, ia ngriti emrin lart dhe i poshtëroi ata që e kundërshtojnë.

Allahu nuk i ka krijuar krijesat kot, nuk i ka lënë ata pa frèrë. Përkundrazi i ka krijuar për një amanet të madh, i cili iu paraqit qiejve dhe tokës dhe ato e kundërshtuan mbajtjen e tij.

قال تعالى : إِنَّا عَرَضْنَا الأَمَانَةَ عَلَى السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَالْجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَنْ يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا الإِنْسَانُ إِنَّهُ كَانَ ظَلُوماً جَهُولاً (72)

Thotë Allahu i Madhëruar: "Ne ia paraqitëm amanetin qiejve tokës dhe maleve por ato e kundërshtuan mbjatjen e tij dhe u friksuan prej tij. Ndërsa njeriu e mbajti atë, ai është i padrejtë dhe i paditur" {El Ahzab 72}

Ky amanet që të çohet në vend duhet pa tjetër që të dëgjojmë dhe të bindemi, duhet pa tjetër ta adhurojmë Allahun dhe të kënaqemi me atë që na ka dhënë.

Shkaku i krijimit tonë është të adhurojmë Allahun dhe të ruhemi nga dënimi Tij. Prandaj kush arrin devotshmërinë i mjafton Allahu. Ai e shpëton atë nga çdo e keqe dhe e bën vendbanim të tij xhenetin.

E çuditshme është se njerëzit sot e dinë këtë gjë e mgjth atë janë të shkujdesur, e shohin përfundimin e atyre që adhurojnë krijesat dhe mgjth janë të dehur nga dashuria e kotë. E çuditshme është se ata mbështeten tek mëshira e Allahut dhe falja e Tij dhe e harruan dënimin dhe zemërimin e Tij.

Ata që patën sukses prej Allahut, kur e morën vesh pse janë krijuar, ngritën kokat lart dhe kur ja, shohin shenjat e xhenetit nga larg, shohin rrugën e tij të drejtë, shumë qartë dhe u përqëndruan mbi të. Këta janë të përmalluar për xhenetin. Ata panë me syrin e zemrës se humbja më e madhe është të shesësh atë që s'e ka parë syri, s'e ka dëgjuar veshi e askujt nuk i ka shkuar ndër mend askujt në këtë dynja të ulët e cila është si ëndrrat e gjumit, me këtë dunja e cila nëse të bën të qeshësh pak, të bën të qash shumë e nëse të gëzon një ditë, të hidhëron me muaj.

Prandaj është çudi për atë që i jep përparësi pjesës së pa vlerë që do mbarojë së shpejti për të lënë shpërblimin e lartë. Çudi për atë që shet xhenetin i cili është i gjerë sa qiejt e toka për të fituar një burg kaq të ngushtë ndërmjet njerëzve të sëmurë. Çudi për atë që shet shtëpitë e mira tek xhenetet nën të cilat rrjedhin lumenj me kasollet e ngushta që fundi i tyre është shkatërrimi.

Është për të ardhur keq, pasha Allahun, për atë që nuk dëshiron të kënaqet duke parë fytyrën e Allahut Mëshiruesit për t'u kënaqur në dynja me fytyrat e shëmtuara.

Është për të ardhur keq, pasha Allahun për atë që nuk dëshiron të dëgjojë thirrësin e xhenetit i cili thotë: O banorë të xhenetit kënaquni se nuk keni për t'u sëmurur dhe jetoni se nuk keni për të vdekur, keni për të qëndruar e nuk keni për t'u larguar nga këtu dhe keni për të qenë përjetësisht të rinj e nuk keni për tu plakur. Por kënaqet duke dëgjuar këngëtarët dhe duke qëndruar me njerëzit e prishur.

O vëllezër të dashur atë ditë do shfaqen pendimet dhe rënkimet, atje do bëhet e qartë mendjelehtësia e atyre që janë të shkujdesur. Atje do merret vesh kush ka fituar dhe kush ka humbur. Atje do bëhet e qartë fitorja e çfarë fitoreje! Ajo është fitorja e kënaqësisë së përhershme pranë Mëshiruesit Mëshirëplotit. Sikur të zbulohej gajbi, o vëlla, do shikoje një pamje që të lumturon, do i shikoje ata nëpër kopshtet e xhenetit lëvizin, mbi kolltuqet e tyre ulen, me hurijet kënaqen dhe lloj lloj frutash shijojnë. Atyre u shërbejnë djelmosha të përjetshëm me gota dhe ibrikë me verë nuk I dhemb koka prej saj dhe as nuk dehen.

Çudi, o vëllezër të dashur, për atë që e dëgjon këtë përshkrim si fle gjumë, si nuk e përgatit mehrin ai që kërkon të martohet me hurijet, si jeton i qetë ai që ka mall pa i përqafuar virgjëreshat e xhenetit, e si duron besimtari pa arritur atje?

Në të ndodhet ajo që syri s'e ka pare, veshi nuk e ka dëgjuar, as mendja s'e ka përfytyruar dot një gjë të ngjashme me të. I lartë është Allahu, Sunduesi.

Ky është malli për tek ai vend, ky është malli për të arritur kënaqësinë e Allahut, malli për të arritur faljen e tij, malli për të arritur kënaqësinë  e përhershme në xhenetet e pafundme, ku ka lumenj, në vendqëndrimin e të vërtetës tek Allahu, Sunduesi, i Plotfuqishmi. Ky është malli për xhenetin ku ndodhen hurijet e bukura dhe të sjellshme të cilat s'i ka prekur më parë as njeri e as xhind. Ky është malli për të parë Sunduesin Të Diturin e çdo gjëje në karriget e larta. Ky është malli i cili i zgjoi nga gjumi i natës njerëzit e mirë, ata që ishin të friksuar të cilët e adhuronin Allahun shumë. Ky është malli i cili I shtyu ata që të përveshin krahët e vendosmërisë për në xhenet. Ky është malli, të cilin nuk e ka shoqëruar mendjemadhësia, pëlqimi i vetes dhe as syefaqësia. Ky është malli i cili i shtyu ata që të ishin të sinqertë në fjalët, veprat dhe në të gjitha gjendjet e tyre. Ky është malli i cili i bëri ata të kënaqen duke qëndruar vetëm, për të përkujtuar Allahun në çdo kohë, edhe para ardhjes së agimit. Ky është malli që i shtyu ata të largohen nga të gjitha gjynahet duke pasur frikë se mos i fusë Allahu në zjarr.

O vëllezër e motra do flasim për xhenetin dhe përshkrimin e kënaqësisë së tij, me të cilin qetësohen shpirtrat dhe e ëndërrojnë mendjet. Kush prej nesh nuk e ëndërron xhenetin, cilin prej nesh nuk e ka marrë malli për xhenetin.

Ah xheneti, e ku e dini ju ç'është xheneti?! Në të ka drita që vetëtijnë, ka lule të bukura, ka kështjella të mëdha, lumenj që rrjedhin, ka fruta të pjekura dhe gra të bukura. Ka rrobe të shumta, shoqëri të pafund dhe jetë të përhershme. Nuk ka dyshim o vëllezër se xheneti është qëllimi dhe synimi ynë, atë duam dhe për të na merr malli. Sepse ai është një shpërblim shumë i madh, të cilin e ka përgatit Allahu për miqtë dhe ata që i binden Atij.

Profeti, salallahu alejhi ue selem, na e ka përshkruar xhenetin aq sa mendja ngelet e shtangur. E ne edhe pse po e përshkruajmë atë, nuk mund ta përfytyrojmë dot atë, sidomos kur ta krahasojmë me këtë jetë të pa vlerë.

Prandaj ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: Vendi ku vendos njeriu shkopin në xhenet është më i mirë se gjithë dynjaja dhe çka brenda saj.

Kjo është diçka e pakët në xhenet e mgjth është më e mirë se gjithë dunjaja dhe çka brenda saj. Po mirësitë e pafundme si duhet të jenë?!

O vëllezër ne kemi nevojë gjithmonë ta kujtojmë xhenetin në ruku, sexhde e në të gjitha gjendjet. Që të përvishemi dhe të na marrë malli, për të arritur atje. Që të largohemi nga gjynahet. Kështu që kur ndokush prej nesh kërkon të bëjë ndonjë gjynah, ose të lejë ndonjë detyrë të kujtojë xhenetin dhe çka në të. Kush dëshiron të bëjë imoralitet le të kujtojë hurijet. Kush dëshiron të pijë alkool të kujtojë verën e xhenetit me të gjitha llojet e saj. E kush dëshiron të dëgjojë muzikë të kujtojë këndimin e hurijeve i cili është i pa shembullt. Vëlla i dashur, motër e nderuar a e keni ëndërruar ndonjëherë xhenetin? A i keni derdhur lotët nga malli për të. A i jeni lutur Allahut me zemër që të mos ua ndalojë mirësinë e Tij. Siç na ka treguar Allahu për ata që falen natën ku thotë:

قال تعالى : تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنْ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفاً وَطَمَعاً وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ. فَلا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَا أُخْفِيَ لَهُمْ مِنْ قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

"Ata largohen nga krevatet, i luten Zotit të tyre me frikë, me shpresë dhe japin prej asaj që i kemi furnizuar. Askush nuk e di se çfarë kënaqësish ka fshehur për ta Allahu si shpërblim për atë që punuan". {Es-sexhde 16-17}

Përfytyroje veten vëlla se ke hyrë në xhenet in shallah, përfytyro kur të jesh në kështjellat e xhenetit me hurijet. Cilat janë ndjenjat e tua dhe çfarë gëzimi do kesh. Ke për t'u gëzuar shumë e ke të drejtë të gëzohesh kur të jesh prej banorëve të xhenetit. Allahu na bëftë të gjithëve prej banorëve të tij!

Prandaj ejani me mua të përshkruajmë xhenetin me ajetet e Kur’anit dhe hadithet e qarta. Nuk do kemi mundësi ta përshkruajmë të gjithë sot por do tregojmë mirësitë më të mëdha në të.

Para se të fillojmë përshkrimin, dëgjoje një histori që tregon mallin për xhenetin që kishte një djalë, i cili quhej Harithe dhe ishte nga ensarët. Historia e tij është e çuditshme.

Profeti, salallahu alejhi ue selem, i thirri njerëzit të dalin për të shkuar në Bedër. Kur e dëgjoi këtë Harithe Ibn Suraka shkoi tek nëna e tij radiallahu anha, e cila ishte e vjetër në moshë dhe e donte djalin e saj shumë. Ia kishte frikën edhe nga flladi i erës. Kur erdhi tek ajo i tha: O nëna ime: Profeti salallahu alejhi ue selem i ka thirrur njerëz për të dalë me të, e unë do dal me të.

Ia ktheu: O djali im është shumë i vështirë për mua largimi yt, prandaj rri këtu me mua dhe mos shko. Por ai iu lut shumë duke i puthur kokën, duar dhe këmbët deri sa i dha leje. I tha: Shko o djali im, se pasha Allahun nuk ha e as nuk pi dot, deri sa të kthehesh. Më pas ia veshi rrobat me duart e saj, ia dha armët dhe e puthi në ballë. E djali u largua. Kur shkuan muslimanët në Bedër qëndruan tek pusi i Bedrit deri sa, kur u radhitën dy grupet për luftë, shkoi Harithe tek pusi për të pirë ujë. Një prej sahabeve po ruante pusin që të mos vinin mushrikët për të pirë. Kur e pa Harithen mendoi se ishte ndonjë prej mushrikëve, mori një shtizë dhe e lëshoi atë me forcé, deri sa i ra në gjoks. Ra Harithe përtokë i përlyer me gjak. Kërkonte ndihmë por askush nuk i përgjigjej, duke menduar se është prej mushrikëve. Kur vdiq Harithe erdhi sahabi që ruante ujin për të parë kush është, por ç`të shohë, qënka Harithe. Tha: La haule ue la kuete ila bilah, La haule ue la kuete ila bilah. Shkoi tek Profeti, salallahu alejhi ue selem, dhe i tregoi për çka ndodhi. E Profeti salallahu alejhi ue selem, ia fali.

Pasi mbaroi lufta, me fitoren e muslimanëve dhe u kthyen për në Medine, dolën fëmijët për të pritur baballarët e tyre, dolën gratë për të pritur burrat e tyre dhe dolën nënat për të pritur fëmijët e tyre. Kur ja, nëna e Harithes është në këmbë dhe po pret. Erdhi i pari, i dyti, i një qindi, por Harithe nuk po vjen. Ndërkohë që nëna e tij po pret djalin e saj që e donte aq shumë. E filloi të pyesë për të çdo person që kalonte. Ndaloi nëna e Harithes një prej sahabeve dhe i tha: A e njeh Harithe Ibn Suraka? I tha: Po. Çfarë e ke ti atë? Tha: unë jam nëna e tij. I tha: Ti je nëna e Harithes?! Bëj durim dhe llogarit shpërblimin tek Allahu se djali yt u vra. Kur e dëgjoi nëna fjalën "u vra", kujtoi xhenetin dhe shpërblimin që ka përgatitur Allahu për dëshmorët dhe tha: Allahu Ekber. Djali im dëshmor do më ndërmjetësojë për të hyrë në xhenet. I tha nuk mendoj se është shehid. I tha: Pse, a nuk e vranë mosbesimtarët. Tha: Jo? Tha: A nuk u vra duke luftuar ndërmjet muslimanëve dhe mosbesimtarëve? I tha: Jo.  Tha: A nuk u vra duke ngritur flamurin Islam. I tha: Jo. Tha: Si qënka vrarë atëherë?! Ku është djali  im Harithe. I tha: Nuk mendoj se është shehid por të shpresojmë se Allahu mund ta fusë në xhenet. Kur e dëgjoi këtë gjë nëna e Harithes tha: Ku është Porfeti, salallahu alejhi ue selem. I tha: Ja ku është duke ardhur. Shkoi nëna dhe lotët i rridhnin në faqe. Kur erdhi tek Profeti, salallahu alejhi ue selem, i tha: O i dërguari i Allahut, ti e di sa e dua une Harithen dhe njerëzit e dinë këtë gjë. Mora vesh se Harithe u vra. O i dërguari i Allahut më trego ku është Harithe tani. Nëse është në xhenet do bëj durim dhe nëse është diku tjetër do ta shikojë Allahu se çfarë do veproj (dmth do vajtoj shumë). E pa Profeti, salallahu alejhi ue selem, e i tha: E mjera ti o Nëna e Harithes, a u çmende!! A një xhenet i vetëm është? Ato janë shumë dhe djali yt ka arritur Firdeusin e lartë. Kur e dëgjoi këtë gjë iu tha loti, iu kthye logjika në vend dhe tha: Allahu Ekber. Pastaj u kthye në shtëpi, që të priste vdekjen, që të takohej me djalin e saj në xhenet.

A e dëgjuat, a e dëgjuat mallin e djalit dhe nënës së tij për xhenetin?

Ky është malli për xhenetin. Pasha Allahun, për sa e sa besimtarë dhe besimtare të devotshëm, e mori malli xhenetin. Siç i kishte marrë edhe ata malli për xhenetin. Këta sakrifikuan çdo gjë me vlerë për të arritur xhenetin. Pasha Allahun, sa e sa njerëz i shtyu vendosmëria e tyre për të arritur atje. Shkuan rrugës për atje duke u nxitur nga malli për të, nuk u dëmtuan nga sporvat e dynjasë. Prandaj Allahu ua dha xhenetin si shpërblim për durimin që bënë.

Po ne, a vepruam si ata nga malli për xhenetin, apo malli ynë për dynjanë, postet dhe pasurinë është më i madh se malli ynë për xhenetin. Allahu na ruajt!

O vëllezër, pas kësaj historie ejani me mua për në xhenet, ejani ta përshkruajmë atë. Ejani tek ajo mirësi e përjetshme e pafund. Ejani me zemrat tuaja. Përfytyroje, o vëlla veten tënde në xhenet, po ha prej frutave të tij dhe po përqafon hurijet e xhenetit.

Atëherë dëgjoje përshkrimin dhe ec me vendosmëri për në xhenet me punët  e tua të mira, me sinqeritetin tënd. Ec me vendosmëri, me shpresë se do jesh prej banorëve të tij. E mos të preokupojë kjo jetë. Jeta e streseve dhe shqetësimeve. Ky është malli (i vërtetë). Vëlla a ke rendur për t'u fejuar në xhenet, duke bërë punë të mira. Nëse po atëherë dëgjoje të përmalluarin Ibnul Kajim kur e përshkruan atë duke thënë:

يا خاطب الحور الحسان و طالبا              لوصالهن بجنة الحيوان

لو كنت تدري من خطبت و من طلبت     بذلت ما تحوي من الأثمان

O ti që kërkon të fejohesh me hurijet e bukura dhe kërkon të jesh me to në xhenet.

Sikur ta dije ti me kë dëshiron të fejohesh dhe kë po kërkon, do jepje çdo gjë të shtrenjtë që ke.

أو كنت تدري أين مسكنها جعلت      السعي منك لها على الأجفان

و لقد وصفت طريق مسكنها فإن     رمت الوصال فلا تكن بالواني

Ose po ta dije se ku jeton ajo do ecje për tek ajo edhe me qepalla (nëse nuk do të mjaftonin këmbët).  

Unë ta kam përshkruar rrugën për tek vendbanimi i saj, nëse dëshiron ta takosh mos ji i ngathët.

أسرع و حث السير جهدك إنما                مسراك هذا ساعة لزمان

فاعشق و حدث بالوصال النفس و       ابذل مهرها ما دمت ذا إمكان

Shpejto dhe nxito sa të kesh fuqi sepse ecja jote një orë do jetë gjithsej.

Prandaj dashuro, foli vetes për takimin me të dhe jepe mehrin deri sa të të jepet mundësia.

و اجعل صيامك قبل لقياها و يوم         الوصل و الفطر من رمضان

و اجعل نعوت جمالها الحادي و سر   تلقى المخاوف و هي ذات أمان

Agjëro para se ta takosh atë se dita e takimit me të është dita e çeljes dhe mbarimit të Ramazanit.

Le të jenë cilësitë e bukurisë së saj nxitës për ty, ec rrugës që do hasësh frikë se atje tek ajo je i sigurt.

لا يلهينك منزل لعبت به                  أيدي البلا مذ سالف الأزمان

فلقد ترحل عنه كل مسرة                     و تبدلت بالهم و الأحزان

Mos të të preokupojë vendi të cilin e kanë luajtur sprovat me duart e tyre.

Është larguar prej tij çdo gëzim dhe në vend të tij ka ardhur stresi dhe shqetësimi.

سجن يضيق بصاحب الإيمان           لكن جنة المأوى لذي الكفران

لو ساوت الدنيا جناح بعوضة           لم يسق منها الرب ذا الكفران

Ai është burg për besimtarët dhe xhenet për mosbesimtarët.

Sikur dunjaja të vlente tek Allahu sa krahu i një mushkonje nuk do i jepte mosbesimtarëve të pinin qoftë edhe një gotë ujë.

لكنها و الله أحقر عنده                 من ذا الجناح القاصر الطيران

طبعت على كدر فكيف ينالها              صفوا أهذا قط في الإمكان

Por ajo është më e pa vlerë tek Ai, se krahu i mushkonjës.

Natyra e saj është e turbullt (nuk ka vetëm kënaqësi), si mund ta arrijë atë të pastër njeriu, kjo është e pamundur.

يا عاشق الدنيا تأهب للذي                   قد ناله العشاق كل زمان

أو ما سمعت بل رأيت مصارع        العشاق من شيب و من شبان

O ti që je dashuruar pas dunjasë, përgatitu për atë që kanë marrë të dashuruarit gjatë kohërave.

A nuk i ke dëgjuar?  Përkundrazi i ke parë vetë me sytë e tu të vrarët nga dashuria e dunjasë, pleq e të rinj.

Ky është malli për xhenetin. O vëllezër, mirësitë e xhenetit janë shumë larg nga përshkrimi ynë. Sepse përfytyrimi ynë është shumë i ngushtë. Mirësitë e tij nuk kanë shëmbëlltyrë nga gjërat që i njohin banorët e dunjasë. Sa do që të përparojnë njerëzit në dynja, ngelet ajo që arrijnë, diçka tepër e vogël në krahasim me mirësinë e xhenetit.

Nga malli për xhenetin e pyetën sahabet Profetin tone, salallahu alejhi ue selem, për banesat e tij. U tregoi Profeti, salallahu alejhi ue selem, për banesat e xhenetit gjëra të çuditshme, i bëri ata që t'i marrë malli për të më shumë dhe të rendin me shpirtrat e tyre drejt tij, u tha: Një tullë është prej ari, një prej argjendi, llaçi ndërmjet tullave është parfum misku. Guralecët e tij janë prej gurëve të çmuar. Dheu i tij është prej Za'ferani. Kush hyn në të, vetëm mirësi do ketë dhe asnjë të keqe. Do jetë i përjetshëm. Nuk i vjetërohen rrobat dhe as nuk plaket.

قال تعالى : وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيماً وَمُلْكاً كَبِيراً عَالِيَهُمْ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضْرٌ وَإِسْتَبْرَقٌ وَحُلُّوا أَسَاوِرَ مِنْ فِضَّةٍ وَسَقَاهُمْ رَبُّهُمْ شَرَاباً طَهُورا ً

Ka thënë Allahu i Madhëruar: "Kur të shohësh atje ke për të parë mirësi dhe pronësi të mëdha. Kanë veshur rroba prej mëndafshi të hollë jeshil e të trashë. Në duart e tyre kanë byrzylykë prej argjendi dhe Zoti i tyre u dha pije të pastër (të këndëshme për të pirë)". {El Insan 20-21}

Mirësitë e tij që nuk i dimë janë më të mëdha, të cilat nuk i koncepton dot logjika jonë.

Prandaj dëgjoje përshkrimin e xhenetit, që të të marrë malli për të. Thotë i përmalluari Ibnul Kajim:

فاسمع إذا أوصافها و صفات ها         تيك المنازل ربة الإحسان

هي جنة طابت و طاب نعيمها             فنعيمها باق و ليس بفان

Prandaj dëgjoje përshkrimin e tij dhe cilësitë e tij, se ai është vendi i hurijve të bukura.

Xheneti është i mirë dhe kënaqësitë e tij janë të mira, të pashterueshme dhe nuk mbarojnë.

دار السلام و جنة المأوى و منزل        عسكر الإيمان و القرآن

فالدار دار سلامة  و خطابهم        فيها سلام و اسم ذي الغفران

Vendbanimi i paqes quhet dhe xheneti Me'ua gjithashtu. Ai është vendi i ushtrisë së besimit dhe Kur'anit.

Kështu që vendbanimi është paqe, përshëndetja e tyre është paqe dhe Selam është emër i Allahut.

A i dëgjove o vëlla, ai i dëgjove o motër? Atëherë dëgjoje, Profetin, salallahu alejhi ue selem, kur tregon gradat e xhenetit ku thotë: Në xhenet gjenden 100 grada, i ka përgatitur Allahu për luftëtarët në rrugën e Tij. Largësia ndërmjet dy gradave është si largësia ndërmjet tokës dhe qiellit. Kur ti luteni Allahut kërkojini që t`iu fusë në Firdeus se ai është xheneti më i lartë dhe është në mes të xheneteve, sipër tij është Arshi i Mëshiruesit dhe prej tij burojnë të gjithë lumenjtë e xhenetit.

Më pas Profeti salallahu alejhi ue selem na e shton më shumë mallin për xhenetin duke i përshkruar gradat e xhenetit, ku thotë: banorët e xhenetit i shohin banorët e dhomave siç shihni yllin që ndriçon larg në qiell. I thanë o i dërguari i Allahut këto grada nuk i arrin kush tjetër veç Profetëve.Tha: Po pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, do ti arrijnë njerëz që besuan Allahun dhe Profetët.

O ju që u ka marrë malli për xhenetin, xheneti është me grada njëra mbi tjetrën dhe banorët e tij janë në grada të ndryshme në bazë të besimit të tyre. Prandaj duhet ta besojmë atë që na e solli Profeti, salallahu alejhi ue selem, që të jemi prej atyre banorëve.

قال تعالى : وَمَنْ يَأْتِهِ مُؤْمِناً قَدْ عَمِلَ الصَّالِحَاتِ فَأُوْلَئِكَ لَهُمْ الدَّرَجَاتُ الْعُلا جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ جَزَاءُ مَنْ تَزَكَّى.

Thotë Allahu i Madhëruar: "Kush shkon tek Allahu besimtar dhe ka kryer vepra të mira, për të do jenë gradat e larta. Xhenetet e Adnit nën të cilat rrjedhin lumenj, janë të përjetshëm në të. Ky është shpërblimi i atij që e pastron veten e  tij (nga të këqiat). {Taha 75-76}

O vëllezër, dijetarët kanë grada të veçanta për shkak të dijes së tyre, punëve të mira dhe ftesës në të mira.

قال تعالى : َيرْفَعْ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

Allahu i Madhëruar thotë: "…Allahu ngre lart ata që kanë besuar prej jush, ndërsa ata që kanë dije në grada shumë të larta. Allahu është i Mirënjohur për atë që punoni".

Ky është malli për këto grada të larta. Banorët e xhenetit nuk janë të njëjtë në mirësitë dhe kënaqësitë e xhenetit. Përkundrazi çdo gradë ka mirësitë dhe kënaqësitë e veta që ndryshojnë nga grada që është poshtë saj. Sa më e lartë të jetë grada aq më e madhë është mirësia dhe kënaqësia.

قال تعالى : إِنَّ الأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ (22) عَلَى الأَرَائِكِ يَنظُرُونَ (23) تَعْرِفُ فِي وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ النَّعِيمِ (24) يُسْقَوْنَ مِنْ رَحِيقٍ مَخْتُومٍ (25) خِتَامُهُ مِسْكٌ وَفِي ذَلِكَ فَلْيَتَنَافَسْ الْمُتَنَافِسُونَ (26) وَمِزَاجُهُ مِنْ تَسْنِيمٍ (27) عَيْناً يَشْرَبُ بِهَا الْمُقَرَّبُونَ (82)

Allahu i Madhëruar thotë: "Njerëzit e mirë janë në mirësi mbi krevate, janë duke shikuar. E sheh në fytyrat e tyre shkëlqimin e mirësisë. U jepet për të pirë nektar i vulosur me misk. Për këtë le të konkurojnë ata që duan të konkurojnë. I përzier me Tesnim. Ai (Tesnimi) është burim në xhenet prej të cilit ngopen duke pirë besimtarët e afërt tek Allahu". {Mutafifin 22-28}

Për këtë nektar kanë thënë dijetarët që është lloji më i mirë i verës (në xhenet). Ndërsa tesnimi është pija më e mirë në xhenet. A po konkurojnë besimtarët për këtë sot?!

Një prej mirësive të gradave të larta është se dëshmori martohet me 72 hurije. Ndërsa ai që ka gradën më të ulët në xhenet, është ai që ka dy gra prej hurijeve. I shkojnë hurijtë dhe i thonë falenderimi takon Allahut, që na krijoi ne për ty dhe ty për ne. Thotë: Askujt nuk i është dhënë kjo që më është dhënë mua, askujt nuk i është dhënë kjo që më është dhënë mua! Gjithashtu banorët e xhenetit ndryshojnë në bazë të gradave që kanë në shikimin e Allahut të Madhëruar. 

Disa prej tyre e shohin çdo mëngjes dhe mbrëmje e disa e shohin çdo ditë xhumaje. Ky është malli për të arritur këto grada, malli për të qënë pranë Profetit tonë, salallahu alejhi ue selem, dhe pranë sahabeve të nderuar.

Dëgjoje ç'thotë i përmalluari Ibnul Kajim për dallimin që kanë gradat nga njëra tjetra.

درجاتها مائة و ما بين اثنتين           فذاك في التحقيق للحسبان

مثل الذي بين السماء و بين هذي    الأرض قول صادق البرهان

Gradat  e tij janë një qind dhe ndërmjet çdo dy gradave në bazë të llogarisë

Është një largësi si nga toka në qiell, kjo është fjala e Profetit, të vërtetë.

لكن عاليها الفردوس مسقو              ف  بعرش خالق الرحمن

هذا و أعلاهم فناظر ربه                 في كل يوم وقته الطرفان

Por më i larti është Firdeusi sipër të cilit është Arshi I Krijuesit, Mëshiruesit.

Ai që ka gradat më të larta e shikon Zotin e tij dy herë në ditë.

لكن أدناهم و ما فيهم دني          إذ ليس في الجنات من نقصان

فهو الذي تلفى مسافة ملكه                    بسنيننا ألفان كاملتان

Ndërsa ai që ka gradën më të ulët mgjth se nuk ka të ulët në xhenet,

është ai që pronat e tij janë dy mijë vjet largësi.

فيرى بها أقصاه مثل رؤ                   يته لأدناه القريب الداني

أ و ما سمعت بأن آخر أهلها        يعطيه رب العرش ذو الغفران

أضعاف دنيانا جميعا عشر          أمثال لها سبحان ذي الإحسان

Ai e sheh atë që është në fund, siç sheh atë që ka pranë vetes.

A nuk e ke dëgjuar që të fundit person që hyn në xhenet i jep Allahu, Falësi.

Dhjetëfishin e gjithë dunjasë, i lartë është Allahu, Bamirësi i Madh.

Ky është malli vëllezër për xhenetin.

Ndër të tjera ne do flasim edhe për portat e xhenetit, që të të shtohet malli për të hyrë nga ato porta.

قال تعالى : جَنَّاتِ عَدْنٍ مُفَتَّحَةً لَهُمْ الأَبْوَابُ

Allahu I Madhëruar thotë: Ata kanë xhenetet e Adnit, portat e tyra janë të hapura. {Sad 50}

قال تعالى : وَالْمَلائِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِمْ مِنْ كُلِّ بَابٍ سَلامٌ عَلَيْكُمْ بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ

Gjithashtu thotë: "Melaiket u hyjnë atyre nga çdo portë: paqja qoftë mbi ju për durimin që bëte, sa përfundim i mirë është ky vendbanim". {Err-rra'd 23-24}

Portat hapen kur arrijnë atje besimtarët, të cilët i presin melaiket duke i përshëndetur me selamin e mirseardhjes.

قال تعالى : حَتَّى إِذَا جَاءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلامٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَادْخُلُوهَا خَالِدِينَ .

Allahu i Madhëruar thotë: "Deri sa kur të vijnë do iu hapen atyre portat dhe do t'u thonë atyre melaiket e xhenetit: selamun alejkum, jeni të mirë prandaj hyni në të në përjetësi". {Ez-zumer 73}

Po o banorët e xhenetit jeni të mire, sepse në dynja ishit të mirë me fjalët dhe veprat tuaja. Gjithashtu edhe në ahiret jeni të mirë me hyrjen në xhenet. Sa shpërblim i mirë është shpërblimi atyre që punuan!

Portat e xhenetit janë tetë. Profeti, salallahu alejhi ue selem, thotë: Xheneti ka tetë porta, ndër to është një portë që quhet Raj-jan, nuk hyn nga kjo portë askush veç agjëruesve. Kur të hyjnë mbyllet dhe askush nuk hyn më nga ajo portë.

Atje ka portë për namazin, portë për ata që japin sadaka, portë për ata që kanë luftuar në rrugë të Allahut. Siç na ka treguar Profeti, salallahu alejhi ue selem.

Ebu Bekri radiallahu anhu nga malli që kishte për xhenetin e pyeti Profetin, salallahu alejhi ue selem: A do thirret nga të gjitha portat njeri o i dërguari i Allahut?  I tha: Po dhe shpresoj që ti të jesh prej tyre.

Vëlla e ti motër, nëse dëshironi t'u hapen këto porta, jini të sinqertë në fjalë dhe vepra. Merr abdes siç duhet e ngrije shikimin lart dhe thuaj: "Eshhedu en la ilahe il-la Allahu uahdehu la sherike lehu ue eshhedu en-ne Muhameden abduhu ue resuluhu, Allahume xh'alni minet-teuabine ue xh'alni minel mutetahirine" që të të hapen të teta portat e të hysh nga cila portë të dëshirosh.

Largësia ndërmjet dy anëve të një porte është dyzet vjet. E do vijë një ditë që atje do ketë fluks të madh njerëzish. Siç ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem.

Atë ditë ndryshojnë gradat e besimtarëve nga njëri – tjetri, kur të hyjnë nga ato porta. Çdo grup ka ngjyrë dhe bukuri që s'e ka tjetri. Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: Grupi i parë që hyn në xhenet, fytyrat e tyre janë si hëna kur është e plotë. Ndërsa ata që vijnë pas tyre i kanë si ylli më ndriçues në qiell. E më pas në xhenet kanë gradat e tyre.

Ky është malli që i nxit ata. Kjo është puna e tyre me të cilën fituan dhe mbërritën tek portat e xhenetit. Ky është besimi i tyre, devotshmëria e tyre dhe largimi nga imortaliteti dhe veprat e këqia.

Dëgjoje të përmalluarin Ibnul Kajim që thotë për portat e xhenentit:

أبوابها حق ثمانية أتت            في النص و هي لصاحب الإحسان

باب الجهاد و ذاك أعلاها و با        ب الصوم يدعى الباب بالريان

Portat e tij me të vërtetë janë tetë siç janë transmetuar në hadith e ato janë për atë që ka arritur gradën e ihsanit.

Më e larta është porta e luftës ndërsa porta e agjërimit quhet Rraj-jan.

و لسوف يدعى المرء من أبوابها        جمعا إذا وفى حلى الإيمان

منهم أبو بكر هو الصديق ذا               ك خليفة المبعوث بالقرآن

Do thirren disa nga të gjitha portat, nëse i kanë plotësuar degët e besimit.

Prej tyre është Ebu Bekri, i cili është Sidik dhe është zëvendësi i atij që i zbriti Kur'ani.

هذا و فتح الباب ليس بممكن                   إلا بمفتاح على أسنان

مفتاحه بشهادة الإخلاص                و التوحيد تلك شهادة الإيمان

أسنانه الأعمال و هي شرائع              الإسلام و المفتاح بالأسنان

Por hapja e portës nuk është e mundur pa çelës me dhëmbëza.

Çelësi është dëshmia e njësimit dhe sinqeritetit. Kjo është dëshmia e besimit.

Ndërsa dhëmbëzat janë punët e mira për të cilat urdhëron Islami dhe çelësi duhet të jetë me dhëmbëza.

Thotë Ibnul Kajim në përshkrimin e grupit të parë që hyn në xhenet:

هذا و أول زمرة فوجوههم                كالبدر ليل الست بع ثمان

والسابقون هم و قد كانوا هنا         أيضا أولي سبق إلى الإحسان

Grupi i parë që hyn në xhenet, fytyrat e tyre jani si hëna pesëmbëdhjetë.

Këta janë të parët, sepse edhe në dynja ishin të parët në punët e mira.

و الزمرة الأخرى كأضوأ كوكب        في الأفق تنظره به العينان

أمشاطهم ذهب و رشحهم فمسك             خالص يا ذلة الحرمان

Ndërsa grupi tjetër si ylli më i ndritshëm që shikon syri yt në horizont.

Krehërat e tyre janë prej ari dhe djersa e tyre është misk i pastër o i mjeri ai që e humbi këtë mirësi.

Ky është malli o vëllezër për xhenetin.

O vëllezër të dashur, banorët e xhenetit kur të hyjnë nga ato porta do t'u ndryshojë ngjyra dhe pamja. Nuk do jenë siç kanë qenë në këtë dynja të ulët, tek e cila ka vetëm mangësi. Ndërsa banorët e xhenetit kur hyjnë në xhenet hyjnë në më të plotën dhe më të bukurën pamje. Ata do jenë në pamjen  e babait të tyre Ademit alejhi selam dhe në gjatësinë e tij 60 parakrahë. Ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem: çdo kush që hyn në xhenet do jetë në pamjen e Ademit alejhi selam me gjatësinë e tij 60 parakrahë. Gjithashtu edhe shpirtrat e tyre do jenë të pastra nuk do kenë urrejte për njëri tjetrin dhe as hased, siç ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem.

Ajo që ua shton më shumë bukurinë është se ata nuk do kenë qime në trup dhe as mjekra dhe do jenë në të njëjtën moshë, 33 vjeç. Mosha e rinisë dhe forcës.

Thotë Profeti, salallahu aleji ue selem: "Hyjnë banorët e xhenetit në xhenet pa qime, pa mjekra, sytë i kanë si të lyera me kohl, në një moshë të gjithë 33 vjeç. Kjo është për sa i përket burrave. Ndërsa gruaja besimtare e devotshme e ruajtur dhe e kujdesshme është hurije nga hurijet më të bukura në xhenet.

Vëlla i dashur, motër e nderuar a nuk ju tronditi malli që të jeni prej tyre.

Dëgjoje Ibnul Kajimin kur e përshkruan këtë gjë duke thënë:

هذا و سنهم ثلاث مع الثلا              ثين التي هي قوة الشبان

والطول طول أبيهم ستون ل       كن عرضهم سبع بلا نقصان

Mosha e tyre është 33 vjeç në të cilën është fuqia e rinisë.

Gjatësia e tyre është 60 parakrahë ndërsa gjerësia 7 parakrahë.

ألوانهم بيض و ليس لهم لحى       جعد الشعور مكحل الأجفان

هذا كمال الحسن في أبشارهم        و شعورهم و كذلك العينان

Ngjyra e tyre është e bardhë, nuk kanë mjekra, flokët do t'i kenë me onde dhe sytë të lyera me kohl.

Kjo është bukuria më e plotë e lëkurës, flokëve dhe syve të tyre.

Ky është malli për xhenetin.

O ti që je i përmalluar për xhenetin, eja me mua që të njohësh si është ndërtuar xheneti, si janë guralecët e tij, toka e tij, uji i tij, dhomat e tij, çadrat e tij dhe mirësitë e përhershme që ndodhen në ato çadra.

Është transmetuar në Librin e saktë të Buhariut dhe Muslimit se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: U futa në xhenet, kur ç`të shoh, gurët ishin perla dhe dheu ishte misk. Në një transmetim, dheu i bardhe si misk i pastër.

Kur të vendosin banorët e xhenetit këmbët mbi të, të gëzuar të sigurt, ecin. Kur shohin kështjellat dhe çadrat e tyre u shtohet më shumë malli për to.

Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: Besimtari do ketë në xhenet një çadër prej margaritari, 60 milje e lartë. Në të do ketë gratë e tij. Shkon tek to besimtari një nga një, nuk e shohin njëra tjetrën nga gjerësia e vendit. I ka përgatitur Allahu këto çadra për robërit e Tij të devotshëm.

قال تعالى : أُوْلَئِكَ يُجْزَوْنَ الْغُرْفَةَ بِمَا صَبَرُوا وَيُلَقَّوْنَ فِيهَا تَحِيَّةً وَسَلاماً

"Ata do kenë gradat më të larta të xhenetit për durimin që kishin dhe do gjejnë në të përshëndetje dhe paqe". {El Furkan 75}

قال تعالى : لَكِنْ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ لَهُمْ غُرَفٌ مِنْ فَوْقِهَا غُرَفٌ مَبْنِيَّةٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأَنْهَارُ وَعْدَ اللَّهِ لا يُخْلِفُ اللَّهُ الْمِيعَادَ

Thotë Allahu I Madhëruar: "…ndërsa ata që kanë qenë të devotshëm do të kenë dhoma njëra mbi tjetrën të ndërtuara, poshtë tyre rrjedhin lumenjtë. Ky është premtimi i Allahut. Allahu nuk e thyen premtimin". {Ez-zumer 20}

O vëllezër, thotë Profeti, salallahu alejhi ue selem: "Në xhenet ka dhoma të tejdukshme që shikohet jashtë çka brenda dhe brenda çka jashtë. I ka përgatitur Allahu për ata që ushqejnë të varfërit, që flasin butë, që  agjërojnë vazhdimisht dhe ata që falen natën, kur njerëzit flenë.

Prandaj ejani o vëllezër dhe ju o motra të ushqejmë të varfërit, ejani të agjërojmë dhe të falemi natën që të jemi prej banorëve të këtyre dhomave.

Ky është malli për tek ato dhoma. E nëse je prej atyre që agjërojnë dhe falen (natën) dëgjoje çfarë thotë Ibnul Kajim:

و بناؤها اللبنات من ذهب و أخرى       فضة نوعان مختلفان

و قصورها من لؤلؤ و زبرجد       أو فضة أو خالص العقيان

Ndërtesat e xhenetit janë prej tullave prej ari dhe argjendi, janë dy lloje të ndryshme.

Ndërsa kështjellat janë prej perlave zeberxhedi (gur i çmuar ngjyrë jeshile), prej argjendi ose prej ari të kulluar.

و كذاك من در و ياقوت به              نظم البناء بغاية الإتقان

و الطين مسك خالص أو زعفرا        ن جا بذا أثران مقبولان

Gjithashtu janë prej perlash (të mëdha) dhe rubini, kështu është përsosur ndërtimi (i tyre) në formën më të mirë.

Ndërsa balta është prej misku të kulluar ose za'ferani. Janë transmetuar dy hadithe të sakta për këtë.

و الأرض مرمرة كخالص فضة        مثل المرات تناله العينان

حصباؤها در و ياقوت كذاك             لآليء نثرت كنثر جمان

و ترابها من زعفران أو من     المسك الذي ما استل من غزلان

Toka është prej mermeri si argjend i kulluar, si me qenë pasqyrë që shikohesh në të.

Ndërsa guralecat e xhenetit janë perla të përmasave të ndryshme dhe rubin të shpërndara siç mund të radhiten gurët e çmuar.

Dheu i xhenetit është prej za'ferani ose prej miskut që është marrë prej drerëve.

غرفاتها في الجو ينظر بطنها   من ظهرها و الظهر من بطنان

سكانها أهل القيام مع الصيام        و طيب الكلمات و الإحسان

Dhomat e xhenetit janë në hapësirë, shikon nga brenda çka përjashta dhe nga jashtë çka brenda.

Banorët e tyre janë ata që falen natën, agjërojnë, flasin fjalë të mira dhe janë bamirësa.

للعبد فيها خيمة من لؤلؤ            قد جوفت هي صنعة الرحمن

ستون ميلا طولها في الجو في         كل الزوايا أجمل النسوان

Robi do ketë në xhenet një çadër prej perle e hapur nga brenda. Ky është prodhimi i Mëshiruesit.

Ajo është 60 milje e lartë. Në çdo anë të saj gjenden gratë më të bukura.

يغشى الجميع فلا يشاهد بعضهم      بعضا و هذا لاتساع مكان

فيها مقاصير بها الأبواب من         ذهب و در زين بالمرجان

Besimtari shkon tek të gjitha e ato nuk e shohin njëra – tjetrën ngaqë është vend shumë i madh.

Në të ka dhoma të veçanta dyert e tyre janë prej ari dhe margaritari të zbukurara me korale.

و خيامها منصوبة برياضها        و شواطيء الأنهار ذي جريان

ما في الخيام سوى التي لو قابلت           للنييرين لقلت منكسفان

Këto çadra janë në kopshte buzë lumenjve që rrjedhin.

Në çadra ndodhen ato (huri) që po të dalin para diellit dhe hënës ke për të thënë që është bërë eklipsi i tyre.

لله هاتيك الخيام فكم بها                للقلب من علق و من أشجان

فيهن حور قاصرات الطرف خيرا       ت حسان هن خير حسان

خيرات أخلاق حسان أوجها             فالحسن و الإحسان متفقان

Sa e sa plagë dhe mall ka në zemër për këto çadra.

Në to ka huri që ulin shikimin, të mira në sjellje, të bukura, nuk ka si ato në bukuri.

Të mira në sjelljet e tyre, të bukura në fytyrat e tyre e kështu e mira dhe bukuria është përputhur (tek to).

Ky është malli o vëllezër.

Kur të vendosen banorët e xhenetit në kështjellat dhe çadrat e tyre u jep Allahu rrizkun tyre i cili u sjell atyre kënaqësi, fruta të shumëllojshme që të hanë prej tyre dhe u sjell lumenjtë që të pijnë prej tyre.

قال تعالى : وَأَصْحَابُ الْيَمِينِ مَا أَصْحَابُ الْيَمِينِ (27) فِي سِدْرٍ مَخْضُودٍ (28) وَطَلْحٍ مَنْضُودٍ (29) وَظِلٍّ مَمْدُودٍ (30) وَمَاءٍ مَسْكُوبٍ (31) وَفَاكِهَةٍ كَثِيرَةٍ (32) لا مَقْطُوعَةٍ وَلا مَمْنُوعَةٍ

Allahu i Madhëruar thotë: "Të djathët. Çfarë janë të djathët?! (Ata janë) në mes të sidrit që nuk ka gjemba, bananeve palë palë, në hije të përhershme, kanë ujë të rrjedhshëm që nuk ndërpritet kurrë. Kanë fruta të shumta, as nuk mbarojnë dhe as nuk ua ndalon (kush). {El Uakia 27-33}

Dmth të shumta, të mira, të shumë llojshme e mgjth ato edhe prodhojnë gjithmonë. Hija e tyre është e përhershme dhe janë afër (dorës). I marrin banorët e xhentetit shumë lehtë.

قال تعالى : مَثَلُ الْجَنَّةِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأَنْهَارُ أُكُلُهَا دَائِمٌ وَظِلُّهَا تِلْكَ عُقْبَى الَّذِينَ اتَّقَوا وَعُقْبَى الْكَافِرِينَ النَّارُ

Allahu i Madhëruar ka thënë: Përshkrimi i xhenetit që është përgatitur për të devotshmit (ndër të tjera është) se poshtë tij rrjedhin lumenjt. Ushqimi dhe hijet e tij janë të përhershme. Ky është përfundimi i atyre që ishin të devotshëm, ndërsa përfundimi i atyre që kanë mohuar është zjarri. {Er-rad 35}

Ndërkohë që banorët e xhenetit janë duke u kënaqur me këto fruta kur shohin një pemë të madhe. Ecën kalorësi në hijen e saj një qind vjet e nuk e kalon dot. Kjo është mirësi e banorëve të xhenetit e përhershme. Prandaj ec me seriozitet dhe vendosmëri o vëlla dhe ndizja mallin vetes tënde që të jesh prej banorëve të xhenetit. Duke bërë sa më shumë tesbih duke bërë lehlil dhe tahmid. Sepse këto janë shkak për mbjelljen e xhenetit. Gjatë kësaj kënaqësie banorët e xhenetit i merr malli për një lloj tjetër kënaqësie që ka shije tjetër. Kjo është kënaqësia e pirjes prej këtyre lumejve që na ka treguar Allahu për to, se ato janë përgëzim për ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira.

قال تعالى: وَبَشِّرْ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأَنْهَارُ كُلَّمَا رُزِقُوا مِنْهَا مِنْ ثَمَرَةٍ رِزْقاً قَالُوا هَذَا الَّذِي رُزِقْنَا مِنْ قَبْلُ .

Allahu i Madhëruar thotë: "Përgëzoi ata që kanë kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira se për ta ka xhenete nën të cilat rrjedhin lumenj, sa herë që u jepet një frut thonë si kjo na është dhënë edhe më parë. {El Bekare 25}  

Lumenjt e xhenetit nuk janë vetëm prej uji, por janë edhe prej qumështi, vere dhe mjalti të kulluar.

قال تعالى : مَثَلُ الْجَنَّةِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ فِيهَا أَنْهَارٌ مِنْ مَاءٍ غَيْرِ آسِنٍ وَأَنْهَارٌ مِنْ لَبَنٍ لَمْ يَتَغَيَّرْ طَعْمُهُ وَأَنْهَارٌ مِنْ خَمْرٍ لَذَّةٍ لِلشَّارِبِينَ وَأَنْهَارٌ مِنْ عَسَلٍ مُصَفًّى (15)

"Përshkrimi i xhenetit që është përgatitur për të devotshmit është se në të ka lumenj prej uji të pa ndryshuar, lumenj prej qumështi që nuk i ka ndryshuar shija, lumenj prej vere të shijshme për ata që do t'i pijnë dhe lumenj prej mjalti të kulluar". {Muham-med 15}

Gjithashtu në xhenet ka burime me pije dhe shije të ndryshme. Si burimi i Kafurit, i Tesnimit, i Selsebilit. A nuk po na merr malli për lumenjt e xhenetit, për burimet e tij dhe ushqimet e tij.

Atëherë dëgjoje të përmalluarin se çfarë thotë:

أشجارها نوعان منها ما له                 في هذه الدنيا مثال ثان

يكفي من التعداد قول إلهنا               من كل فاكهة بها زوجان

Pemët e tij janë dy lloje njëri prej tyre është i ngjashëm me atë që ndodhet në dynja.

Mjafton për numurimin e tyre fjala e Zotit tonë që çdo frut atje është dy lloje.

فيلذها في الأكل عند منالها                و تلذها من قبله العينان

يا طيب هاتيك الثمار و غرسها    في المسك ذاك الترب للبستان

Besimtari i shijon ato kur i ha siç i shijon edhe syri para ngrënies.

Ah, sa të mira janë ato fruta të cilat janë mbjellë në kopshte që dheu i tyre është misku.

و كذلك الماء الذي يسقى به            يا طيب ذاك الورد للظمأن

و إذا تناولت الثمار أتت نظير              تها فحلت دونها بمكان

Kështu është edhe uji që pijnë (i shijshëm) e sa e mirë është kjo pirje për të eturin.

Kur të marrësh prej atyre frutave vjen në vend të saj një tjetër si ajo.

لم تنقطع أبدا و لم ترقب نز      ول الشمس من حمل إلى ميزان

و كذاك لم تمنع و لم تحتج إلى         أن ترتقي للقنو في العيدان

بل ذللت تلك القطوف فكيفما        شئت انتزعت بأسهل الإمكان

Nuk ndërpriten kurrë dhe nuk kanë nevojë që të presin diellin, kur të vijë koha që të piqen.

Gjithashtu nuk u ndalohen dhe as nuk kanë nevojë që të ngjiten mbi to.

Por janë të ulëta dhe mund ti marrësh ato si të dëshirosh në formën më të thjeshtë.

Ky është malli o vëllezër.

Gjithashtu dëgjo se çfarë thotë i përmalluari në përshkrimin e ushqimit dhe pijeve të xhenetit.

و طعامهم ما تشتهيه نفوسهم          و لحوم طير ناعم و سمان

و فواكه شتى بحسب مناهم            يا شبعة كملت لذي الإيمان

Ushqimi i tyre është çfarë të dëshirojnë ata dhe mish zogjsh të butë e të shëndoshë.

Fruta të shumëllojshme sipas ëndrrave të tyre. Kjo ngopje është për besimtarët.

لحم و خمر و النسا و فواكه      و الطيب مع روح و مع ريحان

و صحافهم ذهب تطوف عليهم             بأكف خدام من الولدان

Atje kanë mish, verë, gra, fruta, parfum dhe erëra të këndëshme që vijnë prej luleve.

Enët e tyre  janë prej ari ua sjellin djelmosha që janë shërbëtorët e tyre.

يسقون فيها من رحيق ختمه              بالمسك أوله كمثل الثاني

مع خمرة لذت لشاربها بلا              غول و لا داء و لا نقصان

Atyre u jepet të pijnë nektar, fundi i tij është me misk.

Bashkë me verë të shijshme për atë që e pi por nuk të deh e as nuk është e dëmshme dhe as nuk ka në të ndonjë të metë.

و شرابهم من سلسبيل مزجه     الكافور ذاك شراب ذي الإحسان

هذا شراب أولي اليمين و لكن           الأبرار شربهم شراب ثان

يدعى بتسنيم سنام شربهم             شرب المقرب خيرة الرحمن

Pija e tyre do jetë prej selsebili e përzier me kafur. Ajo pije ishte për bamirësit.

Ndërsa kjo është pija e të djathtëve. Kurse bamirësit kanë pije tjetër.

Quhet tesnim pija e tyre e lartë. Pija e atyre që janë të afërtit dhe të zgjedhurit e Mëshiruesit.

Ky është malli o vëllezër për atë vend.

O vellezër e ju o motra, banorët e xhenetit në xhenet janë si mbretërit në fronet e tyre. Mbi kokat e tyre kanë kurora dhe rrobat e tyre janë prej mëndafshi të hollë të gjelbër e të trashë e poshtë tyre kanë shtresat dhe jastikët e bukur.

Ndërkohë i merr malli për muzikën e xhennetit që u ka premtuar Allahu. Për shkak se janë larguar nga muzika e kësaj dynjaje. Po, i merr malli për këndimin e hurijeve për të cilin i ka premtuar Allahu ku thotë:

قال تعالى : وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ يَوْمَئِذٍ يَتَفَرَّقُونَ (14) فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَهُمْ فِي رَوْضَةٍ يُحْبَرُونَ (15)

"Ditën që do bëhet Kijameti atë ditë kanë për tu ndarë. Ata që besua dhe bënë punë të mira në kopshte kanë për tu kënaqur (duke dëgjuar)" {Er-rum 15} Kështu e ka shpjeguar Ibn Kethiri. Siç i ka premtuar gjithashtu edhe Profeti, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: Gratë e xhenetit i këndojnë burrave të tyre me më të bukurin zë. Nuk e ka dëgjuar atë asnjeri kurrë. Ato thonë në këngët e tyre: Ne jemi të sjellshmet, të bukurat, gratë e njerëzve të mirë. Gjithashtu thonë: Ne jemi të përheshme dhe nuk vdesim, jemi të reja dhe nuk plakemi dhe jemi të kënaqura dhe nuk zemrëohemi. Jetë të lumtur do bëjë ai që na ka ne dhe që do jetë i yni.

Gjithashtu ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Çdo person që hyn në xhenet i qëndrojnë tek koka dhe tek këmbët dy hurij. I këndojnë me më të bukurin zë që kanë dëgjuar xhindët e njerëzit ndonjeherë. Por jo si fyelli i shejtanit.

A e dëgjove, ti që e do muzikën e dynjasë, ti që këndon me vete ditë e natë duke thënë fjalë që as vet nuk I kupton. A e dëgjove, ti që do këngët e këngëtareve që janë prej njerëzve të këqij. A e dëgjove fjalën e Profetit, salallahu alejhi ue selem. A nuk u përmallua shpirti yt për këndimin e hurive. Prandaj lere muzikën e dynjasë. Bile lere dynjanë me çka brenda saj me gjithë kënaqsitë dhe epshet që ka në të, që të arrish atje. E të dëgjosh ato zëra e ato melodi të cilat nuk i ke dëgjuar kurrë.

قال ابن عباس و يرسل ربنا             ريحا تهز ذوائب الأغصان

فتثير أصواتا تلذ لمسمع                  الإنسان كالنغمات بالأوزان

Ka thënë Ibn Ab-basi: Zoti ynë dërgon një erë që tund gjethet e pemëve.

Gjë që sjell disa zëra të këndshëm për veshin e njeriut si tingujt melodikë.

يا لذة السماع لا تتعوضي                     بلذاذة الأوتار و العيدان

أو ما سمعت سماعهم فيها غنا         ء الحور بالصوات و الألحان

Prandaj mos e ndërro këtë kënaqësi me kënaqësië e veglave muzikore të dynjasë.

A nuk e ke dëgjuar se dëgjimi i tyre në të janë këngët e hurive me zëra shumë të bukur.

واها لذياك السماع فإنه                     ملئت به الأذنان بالإحسان

واها لذياك السماع و طيبه                من مثل أقمار على أغصان

Ah çfarë këndimi, me të cilin u kënaqën veshët nga mirësia e tij.

Ah çfarë këndimi, sa i mirë është ai prej atyre që janë si hëna në degët e pemëve.

واها لذياك السماع فكم به               للقلب من طرب و من أشجان

ما ظن سامعه بصوت أطيب       الأصوات من حور الجنان حسان

Ah çfarë këndimi, sa e sa gëzim dhe dashuri sjell ai për zemrën.

E ç'mund të thuash për atë që dëgjon më të bukurin zë prej hurive të bukura të xhenetit.

نحن النواعم و الخوالد خيرات             كاملات الحسن و الإحسان

لسنا نموت و لا نخاف و ما لنا        سخط و لا ضغن من الأضغان

Ato thonë: Ne jemi të reja, të përhershme, të sjellshme, me bukuri dhe sjellej të larta.

Nuk vdesim as nuk ka frikë (në xhenet për ne) dhe as nuk urrejmë e as nuk zemërohemi.

طوبى لمن كنا له و كذاك طو                 بى للذي و حظنا لفظان

نزه سماعك إن أردت سماع ذياك                 الغنا عن هذه اللحان

لا تؤثر الأدنى على العلى فتحرم               ذا و ذا يا ذلة الحرمان

Jetë të lumtur ka për të bërë ai që do jetë i yni ose do jemi të tij, (dy transmetime).

Ruaje dëgjimin tënd prej këtyre këngëve të dynjasë nëse dëshiron të dëgjosh ato këngë.

Mos i jep përparësi më të ultës dhe të lesh atë që është më e larta se mund t'i humbësh të dyja. Eh, sa poshtëruese është kjo!

Ky është malli për atë vend.

Vëlla i dashur dhe ti o motër e nderuar, disa njerëz e humbin shpresën se mund të arrijnë në xhenet. Mbase i thotë shejtani që punët e tua nuk janë të pranuara, ose se ti nuk je prej banorëve të xhenetit. Dije, o vëlla dhe ti o motër, se mirësia e Allahut është e gjerë dhe mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë. Prandaj përvishu, merre rrugën seriozisht dhe me vendosmëri duke bërë punë të mira dhe mos e humb shpresën se do arrish atje. Bëje qëllimin tënd të arrish Firdeusin e Lartë e mos thuaj vetëm të hyj tek dera e tij mjafton. Jo, o vëlla, letë jetë malli yt për xhenetin më i madh.

Nëse dëshiron që të të marrë malli për xhenetin dhe të jetë malli yt i fortë, dëgjo atëherë për gratë e xhenetit, bukurinë e tyre dhe kënaqësinë e takimit me to.

Vëlla i dashur, Allahu i Madhëruar i marton banorët e xhenetit me gra shumë të bukura, përveç grave të tyre që kanë pasur në dynja. E mgjth atë gruaja e tij në dynja nëse i bindet atij e është e devotshme, agjëron, fal namaz nate, kujdeset për fëmijët e saj dhe për veten e saj ajo ka për të qënë në gradë më të lartë në xhenet se Hurijet.

قال تعالى : إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٍ (51) فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ (52) يَلْبَسُونَ مِنْ سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُتَقَابِلِينَ (53) كَذَلِكَ وَزَوَّجْنَاهُمْ بِحُورٍ عِينٍ (54)

Allahu i Madhëruar ka thënë: "Të devotshim do jenë në vend banim të sigurt, në xhenete dhe burime. Veshin mëndafsh të hollë dhe të trashë, të ulur përballë njëri tjetrit. Gjithashtu i kemi martuar me Huri". {Ed-duhan 51-54} حور është shumësi i fjalës Haura. Është quajtur ashtu sepse i bardhi i syve të saj është shumë i fortë dhe i ziu gjithashtu. Ndërsa عين dmth që i ka sytë të mëdhenj. Allahu i ka përshkruar hurijet me një përshkrim që ta shton mallin më shumë.

 قال تعالى : إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازاً (31) حَدَائِقَ وَأَعْنَاباً (32) وَكَوَاعِبَ أَتْرَاباً (33)

Ka thënë Allahu I Madhëruar: "Të devotshmit janë fitimtarët. Për ta ka kopshte dhe rrush. Gjithashtu ka për ta edhe gra keuaib në të njëjtën moshë" {En-nebe 31-33} Keuaib është shumësi i fjalës kaib, kështu quhet gruaja e bukur që sapo i është shfaqur gjoksi. Dëgjo një përshkrim tjetër që ta shton mallin më shumë për to.

قال تعالى : إِنَّا أَنشَأْنَاهُنَّ إِنشَاءً (35) فَجَعَلْنَاهُنَّ أَبْكَاراً (36) عُرُباً أَتْرَاباً

Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ne i kemi krijuar ato (ndryshe nga gratë e dynjasë). I kemi krijuar të virgjëra, të dashura për burrat e tyre në të njëjtën moshë (të gjitha). Të virgjëra dmth që askush nuk I ka prekuar ato. Siç ka thënë Allahu i Madhëruar:

قال تعالى : فِيهِنَّ قَاصِرَاتُ الطَّرْفِ لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنْسٌ قَبْلَهُمْ وَلا جَانٌّ (56) فَبِأَيِّ آلاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (57) كَأَنَّهُنَّ الْيَاقُوتُ وَالْمَرْجَانُ (58) فَبِأَيِّ آلاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (59)

"Në të ka (gra që e ulin shikimin e tyre). Nuk i ka prekur ato më parë as njeri dhe as xhin. Cilën mirësi të Zotit tuaj po mohoni. Ato janë sikur me qenë rubinë dhe korale. Cilën mirësi të Zotit tuaj po mohoni." {Er-rahman 56-59}

قال تعالى : فِيهِنَّ خَيْرَاتٌ حِسَانٌ (70) فَبِأَيِّ آلاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (71) حُورٌ مَقْصُورَاتٌ فِي الْخِيَامِ (72) فَبِأَيِّ آلاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (73)

Gjithashtu ka thënë Allahu I Madhëruar: "Në të ka (gra) të sjellshme dhe të bukura. Cilën mirësi të Zotit tuaj po mohoni. Huri të ruajtura në çadra. Cilën mirësi të Zotit tuaj po mohoni. {Er-rahman 70-73}

Gjithashtu ato janë të pastra prej menstruacioneve, lehonisë dhe çdo pisllëku tjetër. Ato nuk janë si gratë e dynjasë të cilat janë tradhtare, të cilat i urrejnë burrat e tyre, të cilat mallkojnë dhe ofendojnë.

قال تعالى : وَلَهُمْ فِيهَا أَزْوَاجٌ مُطَهَّرَةٌ وَهُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (25)

"Ata kanë në të gra të pastra e në të janë të përhershëm" {El Bekare 25}

Profeti, salallahu alejhi ue selem, i ka përshkruar hurijet me një përshkrim që të shtyn të përpiqesh edhe më shumë për të bërë punë të mira që të arrish tek ato. Ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Sikur një prej grave të xhenetit të dalë në dynja, do e ndriçonte gjithë botën dhe do e mbushte atë me erë të mirë. Shamia që ka ajo në kokë është më e mirë se dynjaja dhe çka brenda saj.

Gjithashtu ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem. Çdo person në xhenet ka dy gra prej hurijeve. Çdonjëra prej tyre ka veshur shtatëdhjetë rrobe, i duket edhe palca e kërcirit të saj pas rrobave. Ka treguar El Euzai nga Hasan Ibn Atije nga Ibn Mes'udi se ka thënë: "Në xhenet është një haura që quhet lu'be. Të gjithë Hurijet e xhenetit e pëlqejnë atë shumë, i prekin supin e i thonë: Jetë të lumtur ka ai që do të ketë ty. Sikur të të njohin ty, ata që kërkojnë xhenetin do e merrnin rrugën me vendosmëri. Në ball e ka të shkruar: Kush dëshiron të ketë një grua si unë le të punojë që të kënaqë Zotin tim.

I ka thënë Ata Es-sulemi Malik Ibn Dinarit: O Ebu Jahja na trego diçka që na shton mallin (për xhenetin), tha: Në xhenet është një haura, krenohen banorët e xhenetit me bukurinë e saj. Sikur mos e kishte shkruar Allahu që në xhenet nuk ka vdekje, do vdisnin nga bukuria e saj.

Ka thënë Rabia Ibn Kulthum: Na pa Hasen El Basri që u mblodhëm rreth tij. Ishim djem të rinj dhe na tha: O djema, a nuk ju ka marrë malli për hurijet?!

Tregon Ibnul Kajim fjalët e Hadramiut të transmetuara nga Ibnu Ebil Haura tha: Fjeta një natë unë me Ebu Hamzën në një vend. Ai tërë natën kthehej sa majtas djathas deri në mëngjes. I thashë o Ebu Hamze, nuk fjete mbrëmë? Tha: Kur u shtriva dje, mu përfytyrua përpara meje një haura aq sa më dukej sikur po e prekja me dorë. I thashë për këtë Ebu Sulejmanit e më tha: Ky qenka person i përmalluar.

Ka treguar Ibnu Ebi Dun'ja nga Salih El Merri e transmeton nga Zejd Err-rrakashi se ka thënë: Më kanë treguar se në xhenet vetëtiu një dritë. Nuk ngeli vend në xhenet pa e përshkuar kjo dritë. Pyesin ç'është kjo? U thuhet: Një haura i qeshi burrit të saj. Tha Salih: Një person në anë të mexhlisit, kur e dëgjoi këtë, mori frymë thellë deri sa vdiq.

Dëgjoje, o vëlla historinë e këtij djaloshi: Ka treguar Ibn Ebi Dun'ja nga Ebu Sulejman Ed-darani se ka thënë: Ishte një djalë nga Iraku, adhurues i madh. Doli me një shokun e tij për në Mekë. Kur zbrisnin për tu qetësuar ai falej, kur hanin ai agjëronte. Shoku i tij nuk i foli për këtë gjë deri sa u kthyen. E kur deshën të ndahen i tha: Më trego ç'të nxit të bësh gjithë këtë që pashë (rrugës, prej teje). Tha: Pashë në ëndërr një kështjellë prej kështjellave të xhenetit, vura re se tullat e saj ishin njëra prej ari dhe tjetra prej argjendi. Ndërsa dritaret ishin njëra prej zeberxhedi dhe tjetra prej rubini. E në to kishte hurije me flokë të lëshuara. Kishte veshur një rrobë me fije argjendi. Më tha: Më kërko tek Allahu me seriozitet dhe vendosmëri se Vallahi edhe unë të kam kërkuar tek Ai. Prandaj po i veproj këto që sheh. Tha Ebu Sulejmani: Kjo është vetëm për një haura, po ata që kërkojnë më shumë se kaq?! Ky është malli i këtyre njerëzve.

A nuk të mori malli vëlla për xhenetin dhe për hurijet.

Dëgjoje të përmalluarin se si i përshkruan hurijet ku thotë:

فاسمع صفات عرائس الجنات ثم        اختر لنفسك يا أخا العرفان

حور حسان قد كملن خلائقا             و محاسنا من أجمل النسوان

Dëgjoje përshkrimin e nuseve të xhenetit dhe zgjidh për veten tënde atëherë o vëlla.

Ato janë hurije të plota në krijim dhe bukuri, janë nga më të bukurat gra.

 

كملت خلائقها و أكمل حسنها             كالبدر ليل الست بعد ثمان

والشمس تجري في محاسن وجهها   و الليل تحت ذوائب الأغصان

U plotësua krijimi saj dhe bukuria e saj si hëna pesëmbëdhjetë.

Dielli noton në bukurinë e fytyrës së saj. Ndërsa nata është nën degë (tek flokët e saj të zinj).

 

و البرق يبدو حين يبسم ثغرها      فيضيء سقف القصر بالجدران

و لقد روينا أن برقا ساطعا                يبدو فيسأل عنه من بجنان

Shfaqet një vetëtimë kur buzëqesh ajo aq sa ndriçon çdo gjë përreth.

Është transmetuar se një vetëtimë shfaqet në xhenet e pyesin banorët e xhenetit për të.

فيقال هذا ضوء ثغر ضاحك               في الجنة العليا كما تريان

لله لاثم ذلك الثغر الذي                       في لثمه إدراك كل أمان

U thuhet që kjo është vetëtima e buzëqeshjes së haurasë në xhenetin e lartë siç e shikoni.

Sa e çuditshme që është puthja e asaj goje. Sepse kjo puthje i realizon ëndrrat e tij.

ريانة الأعطاف من ماء الشباب            فغصنها بالماء ذو جريان

لما جرى ماء النعيم بغصنها                 حمل الثمار كثيرة اللوان

Trupi saj është i njomë prej ujit të rinisë. E degët e saj mbajnë ujë.

Ngaqë uji i mirësisë ishte në trupin e saj prandaj dolën edhe fruta të shumë ngjyrshme.

فالورد و التفاح و الرمان في           غصن تعالى غارس البستان

و القد منها كالقضيب اللدن         في حسن القوام كأوسط القضبان

Kështu dolën prej saj trëndafila (faqet e saj) mollë (balli i saj) dhe shegë (gjoksi i saj).

Ndërsa trupi i saj është si dega e njomë në drejtësi, ndërsa gjatësia është mesatare.

و المعصمان فإن تشأ شبههما                  بسبيكتين عليهما كفان

كالزبد لينا في نعومة ملمس                أصداف در دورت بوزان

Ndërsa kyçet e duarve të saj janë të kulluara dhe të pastra si argjendi.

Janë si gjalpi të buta dhe të rrubullakta si guacka prej perle.

و الصدر متسع على بطن لها           حفت به خصران ذات ثمان

و جماعها هو الشفاء لصبها            فالصب منه ليس بالضجران

Ndërsa gjoksi i gjerë qëndron mbi belin e ngushtë.

Ndërsa marrëdhëniet janë rehatia më e madhe e të dashururarit. E ai kurrë nuk mërzitet prej kësaj gjëje.

و إذا يجامعها تعود كما أتت               بكرا بغير دم و لا نقصان

و لقد روينا أن شغلهم الذي                 قد جاء في يس دون بيان

E mbasi mbaron marrëdhëniet ajo kthehet edhe një herë e virgjër siç ishte pa asnjë lloj të mete.

Na është transmetuar se prokupimi i tyre që ka ardhur i pa sqaruar në suren Jasin,

شغل العروس بعرسه من بعد ما     عبثت به الأشواق طول زمان

بالله لا تسأله عن أشغاله                    تلك الليالي شأنه ذو شأن

Është preokupimi i dhëndërit me nusen e tij pasi ka luajtur me ta malli gjatë gjithë kohës.

Pasha Allahun, mos e pyet atë për peokupimin që ka ato netë. Se prokupimi i tij është një çështje shumë e madhe.

Dëgjoje, o vëlla i dashur, gjithashtu të përmalluarin Ibnul Kajim kur e përshkruan erën e haurasë, trupin e saj, ngjyrën e saj, fjalët e saj dhe ledhet që i bën burrit të saj.

و الريح مسك و الجسوم نواعم        و اللون كالياقوت و المرجان

و كلامها يسبي العقول بنغمة            زادت على الوتار و العيدان

Era e tyre është misku e trupi i tyre është i butë, ndërsa ngjyra e tyre është si rubini dhe koralet.

Ndërsa fjalët e saj ta marrin mendjen nga melodia që është më e bukur se meloditë e dynjasë.

و هي العروب يشكلها و بدلها            و تحبب للزوج كل أوان

و هي اللتي عند الجماع تزيد في         حركاتها للعين و الأذنان

Ajo është shumë tërheqëse me pamjen e saj, përkëdhelitë e saj dhe tregohet e dashur me burrin e saj në çdo kohë,

Edhe gjatë marrëdhënieve. Prandaj bën lëvizje tërheqëse për burrin e saj.

لطفا و حسن تبعل و تغنج              و تحبب تفسير ذي العرفان

فاجمع قواك لما هناك و غمض      العينين و اصبر ساعة لزمان

Nga butësia, mirësjellja dhe fjalët e bukura afruese që i thotë, kështu e kanë shpjeguar dijetarët.

Mblidhi forcat për atë që është atje, mbylli sytë dhe bëj durim një orë këtu (në dynja)!

ما ههنا و الله ما يسوى قلا             مة ظفر واحدة ترى بجنان

لا تؤثر الأدنى على الأعلى فإن        تفعل رجعت بذلت و هوان

Vallahi ato që janë këtu (në dynja) nuk janë as sa vlera e thoit të njërës prej atyre që janë në xhenet.

Mos i jep përparësi asaj që është e ulëta duke lënë më të lartën, nëse bën këtë ke për të fituar vetëm poshtërim dhe turp (ditën e gjykimit)

Dëgjoje gjithashtu përshkrimin e haurasë, kur ecën, kur vesh rrobet dhe xhevahiret për burrin e saj.

Thotë i përmalluari:

و إذا بدت في حلت من لبسها             و تمايلت كتمايل النشوان

تهتز كالغصن الرطيب و حمله             ورد و تفاح على رمان

E kur del e veshur me rrobet e saj e përdridhet siç përdridhet ai që ka ardhur në qejf nga pija.

Tundet si dega e njomë që ka mbi të trëndafila mollë dhe shegë.

و تبخترت في مشيها و يحق ذا          ك لمثلها في جنة الحيوان

ووصائف من خلفها و أمامها          و على شمائلها و عن أيمان

Ajo ecën me mburrje e i takon asaj një gjë e tillë në xhenetin e përhershëm.

Ka shërbëtore mbrapa saj, para saj, nga ana e djathë dhe e majtë (që e rrethojnë)

حتى إذا ما واجهته تقابلا                   أرأيت إذ يتقابل القمران

فسل المتيم هل يحل الصبر عن           ضم و تقبيل و عن فلتان

Deri sa kur dalin përballë njëri – tjetrit takohen. A ke parë ndonjëherë kur takohet dielli me hënën?!

Pyete të dashuruarin a duron dot pa e përqafuar dhe pa e puthur.

و سل المتيم أين خلف صبره               في أي واد أم بأي مكان

و سل المتيم كيف حالته وقد              ملئت له الأذنان و العينان

Pyete të dashuruarin ku e la durimin e tij në cilën luginë apo në cilin vend.

Pyete të dashuruarin si është gjendja e tij, kur i janë mbushur sytë dhe veshët me kënaqësi.

و سل المتيم كيف عيشته إذا             و هما على فرشيها خلوان

و سل المتيم كيف مجلسه مع       المحبوب في روح و في ريحان

Pyete të dashuruarin si është jeta e tij kur ata janë shtrirë në krevat vetëm për vetëm.

Pyete të dashuruarin si është jeta e tij kur rri me të dashurën e tij në mes të erërave të mira të luleve.

و تدور كاسات الرحيق عليهما               بأكف خدام من الولدان

يتنازعان الكأس هذا مرة                    و الخود أخرى ثم يتكئان

U vijnë gotat me nektar me anë të djelmoshave që janë si hëna.

E marrin gotën njëherë ai dhe një herë e dashura e tij e më pas mbështeten.

فيضمها و تضمه أرأيت معشو                 قان بعد البعد يلتقيان

غاب الرقيب و غاب كل منكد        و هما بثوب الوصل مشتملان

E përqafojnë njëri tjetrin. A ke parë ndonjëherë dy të dashuruar kur takohen pas një kohe shumë të gjatë?!

Nuk ka kush i qorton dhe nuk ka asnjë gjë që ua turbullon jetën e tyre e ata të dy me rroben e dashurisë janë mbështjellë.

يا غافلا عما خلقت له انتبه               جد الرحيل فلست باليقظان

سار الرفاق و خلفوك مع الألى        قنعوا بذا الحظ الخسيس الفاني

O ti që je i shkujdesur ndaj shkakut për të cilin u krijove, zgjohu! U nisën me seriozitet të tjerët, ndërsa ti je në gjumë.

Ikën shokët e tu dhe të lanë të rrish me ata që janë të kënaqur me fatin e ulët që do mbarojë.

و رأيت أكثر من ترى متخلفا           فتبعتهم و رضيت بالحرمان

منتك نفسك باللحوق مع القعود           عن المسير و راحة الأبدان

و لسوف تعلم حين ينكشف الغطا       كذا صنعت و كنت ذا إمكان

E shumica e atyre që shikon kanë ngelur mbrapa. Ti i ndoqe e u kënaqe që pjesa jote të jetë asgjëja.

Të bëri të pëlqyer vetja jote që të bashkohesh me ata që rrijnë e nuk kanë marrë rrugën (e xhenetit) dhe i kanë dhënë përparësi rehatisë (në këtë botë).

Por do ta marrësh vesh kur të zbulohet perdja se çfarë ke bërë dhe çfarë kishe mundësi të bëje.

Ky është malli, o vëllezër, për xhenetin.

O vëllezër xhenetin e ka marrë malli për banorët e tij. Po ne a na ka marrë malli për të?! A na ka marrë malli që ta fitojmë atë. Duke qënë të devotshëm duke kryer detyrat dhe duke u larguar prej harameve.

Ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Tha xheneti: O Zot frytet e mija janë të pjekura, lumenjt e mi rrjedhin e mua më ka marrë malli për banorët e mi, prandaj m'i sill sa më shpejt ata.

Transmetohet nga Enesi, radiallahu anhu se Profeti, salallahu aljehi ue selem, ka thënë: Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet do ti marrë malli vëllezërit për njëri – tjetrin, shkon krevati i njërit tek tjetri e kështu të tjerët, deri sa bashkohen të gjithë. I thotë njëri shkokut të vet: A e di vëlla kur na ka falur Allahu? I thotë në filan ditë në filan vend, iu lutëm Allahut, na i fali gjynahet tona e kjo është siç ka thënë Allahu i Madhëruar:

قال تعالى : وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ يَتَسَاءَلُونَ (25) قَالُوا إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِي أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ (26) فَمَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا وَوَقَانَا عَذَابَ السَّمُومِ (27) إِنَّا كُنَّا مِنْ قَبْلُ نَدْعُوهُ إِنَّهُ هُوَ الْبَرُّ الرَّحِيمُ (28)

"Do dalin para njëri – tjetrit e do pyesin (kush është shkaku që arritëm këtë shpërblim kaq të madh)? (Thonë): Ne ishim më parë në familjet tona të friksuar. Na bëri Allahu mirësi dhe na ruajti nga dënimi i nxehtë. Ne i luteshim Atij më parë. Ai është Mirëbërësi I Mëshirshmi. {Et-tur 25-28}

Dëgjojeni o vëllezër historinë e këtij të përmalluari për xhenetin. Kush të jetë vallë? Ai është Umer Ibn AbdulAziz, prijësi i besimtarëve. Thotë Umer Ibn Abdulaziz: Unë kam një shpirt kërkues. Sa herë që arrij diçka, më kërkon diçka më të mirë. E kur unë e arrita këtë gradë (dmth që u bëra prijës) që s'ka mbi të asnjë gradë, shpirti im kërkoi diçka më të lartë dmth xhenetin. A e shikoni vendosmërinë dhe mallin që kishte prijësi i besimtarëve Allahu e mëshiroftë.

Erdhi një robëreshë e Umer Ibn Abdulazizit dhe i tregoi se ajo pa në ëndërr sikur ura u vendos sipër xhehenemit, ndërsa xhehenemi shfrynte. E tregoi se ajo pa ca burra që hipën në urë për të kaluar dhe i mori zjarri. Pastaj i tha: Të pashë ty, o prijsi i besimtarëve, kur të sollën për të kaluar. Kur e dëgjoi Umeri këtë i ra të fikët dhe ndenji një farë kohe duke u dridhur. Ndërsa ajo i thoshte: Pasha Allahun, të pashë o prijsi I besimtarëve që shpëtove, të pashë që shpëtove.

يا صاحي هذا الركب سار مسرعا           و نحن قعود ما الذي أنت صانع

O ti që je i zgjuar, karvani iku i shpejtuar ndërsa ne rrimë ulur e ti çfarë po vepron?

أ ترضى بأن تبقى المخلف بعدهم            صريع الأماني و الغرام ينازعه

A je i kënaqur të ngelesh mbara tyre, të kanë hedhur poshtë ëndrrat dhe të pengon dashuria (e epsheve të dynjasë)?

على نفسه فليبك من كان باكيا               أيذهب وقت و هو باللهو ضائع

Le ta qajë veten e vet ai që ka për ta qarë, si i ikën koha duke e humbur me lojë.

Ky është malli për xhenetin vëllezër.

O vëllezër e motra, pasi e përshkruam xhenetin me një pjesë të mirësisë të tij dijeni se mirësia më e madhe e xhenetit është shikimi i Allahut të Madhëruar ditën e shtesës.

Nëse dëshiron të dish vëlla për ditën e shtesës, për vizitën e Ngadhënjyesit – El Aziz – Të Lavdëruarit – El Hamid dhe për shikimin e fytyrës së Tij, që është e pastër nga përngjasimi dhe mohimi, siç shikon diellin në drekë dhe hënën natën e plotë. Siç është transmetuar me hadithe muteuatire nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, të cilat ndodhen në librat e sahiheve, suneneve dhe musnedeve me transmetimin e Xheririt, Suhejbit, Enesit, Ebu Hurejres, Ebu Musës dhe Ebu Seidit.

Atëherë dëgjo atë ditë kur të thërrasë një thirrës: O banorë të xhenetit: Allahu i Madhëruar kërkon prej jush që ta vizitoni prandaj, ejani tek kjo vizitë.Thonë: Dëgjuam dhe u bindëm. E shpejtojnë për të shkuar në këtë vizitë. Kur shohin që devetë u janë përgatitur për t'i hipur dhe hipin me të shpejtë. Deri sa kur mbërrijnë tek lugina Efjah e cila është vendi i takimit e mblidhen të gjithë sepse thirrësin e dëgjuan të gjithë. Urdhëron Allahu që të vendoset Kursiji i Tij atje. Ndërsa besimtarëve u vendosen karriget e tyre prej drite e prej perle prej zeberxhed, prej ari e prej argjendi. Ai që ka gradën më të ulët mgjth se nuk ka të ulët në xhenet, mbi dunat e miskut. E nuk ju duket se janë me të ulët se ata që janë ulur nëpër karrige. Kur të qetësohen të gjithë në vendet e tyre. Thërret një thirrës e thotë: O banorët e xhenetit, Allahu ju ka dhënë një premtim dhe dëshiron ta mbajë atë. Thonë: Ç'qënka ky premtim?! A nuk na i zbardhi fytyrat tona, a nuk na i rëndoi peshoret tona, a nuk na futi në xhenet dhe na shpëtoi prej zjarrit? Ndërkohë shohin një dritë që ndriçon prej saj xheneti. Ngrenë kokat e tyre, kur Allahu i Madhëruar ka ardhur sipër tyre. E u thotë: o banorët e xhenetit, selamun alejkum. A nuk mund ta kthesh këtë përshëndetje në formën më të mirë? Ata thonë: "Allahume ente Es-selam ueminke es-selam tebarekte ja dhel xhelail uel ikram".

Gjëja e parë që dëgjojnë prej Allahut të Madhëruar është se u thotë: Ku janë robërit e Mi që mu bindën Mua pa më parë, kjo është dita  e shtesës prandaj më kërkoni. E ata të gjithë i thonë: U kënaqëm o Zoti jonë prandaj kënaqu edhe Ti prej nesh. Thotë: O banorët e xhenetit, Unë sikur të mos isha i kënaqur prej jush nuk iu fusja në Xhenetin Tim. Prandaj më kërkoni se kjo është dita e shtesës. Atëherë i thonë: Na e trego fytyrën tënde. E Allahu i zbulon perdet dhe u shfaqet atyre aq sa i mbulon drita e Tij, saqë sikur mos e kishte shkruar Allahu që nuk kanë për të vdekur, do digjeshin nga drita e Tij. Nuk ngelet në atë mexhelis askush pa i folur Allahu aq sa i thotë: O filan a të kujtohet kur ke bërë kështu e kështu. I kujton disa gabime që ka bërë në dynja. I thotë: O Zot a nuk m'i ke falur ato gjynahe. I thotë: Posi jo. Ti me faljen time arrite deri në këtë gradë.

Eh çfarë kënaqësie për ata që arrijnë këtë bisedë. Eh çfarë kënaqësie është për njerëzit e mire, shikimi i fytyrës së Allahut në Ahiret. Sa turp është për ata që ngelën mbrapa, që e humbën tregëtinë (me Allahun):

قال تعالى : وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ (22) إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ (23) وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ بَاسِرَةٌ (24) تَظُنُّ أَنْ يُفْعَلَ بِهَا فَاقِرَةٌ (25)

"Atë ditë ka fytyra të ndritura. Tek Zoti i tyre janë duke shikuar. Atë ditë ka fytyra të vrenjtura që kanë frikë se do t'u thyhet kurrizi" {El Kijameh 24-25}

و لله واديها الذي و هو موعد ال     مزيد لوفد الحب لو كنت منهم

بذيالك الوادي يهيم صبابة               محب يرى أن الصبابة مغنم

Sa e çuditshëm që është ajo lugina e cila është vendtakimi i shtesës për ata që e duan Allahun. Ah sikur të jesh prej atyre!

Që do jenë në atë luginë, të përmalluar. Mendoj se ai që është i tillë ka për të fituar.

و لله أفراح المحبين عندما              يخاطبهم من فوقهم و يسلم

ولله أبصار ترى الله جهرة          فلا الضيم يغشاها و هي تسأم

Sa i çuditshëm është gëzimi i atyre që e duan Allahun kur t'u flasë nga lart e t'u japë selam.

Sa të çuditshme janë ato shikime që do shohin Allahun haptazi. Pa mund dhe pa u lodhur.

فحي على جنات عدن فإنها          مساكنك الأولى و فيها المخيم

و لكننا سبي العدو فهل ترى              نعود إلى أوطاننا و نسلم

Prandaj eja për në xhenetet e Adnit. Sepse atje janë banesat e tua të para dhe atje janë edhe çadrat.

Mirëpo ne na ka rrëmbyer armiku dhe nuk e di a do kthehemi dot në atdheun tonë dhe a do shpëtojmë dot?

و حي على يوم المزيد الذي به   زيارة رب العرش فاليوم موسم

و حي على واد هنالك أفيح         و تربته من إذفر المسك أعظم

Eja për në ditën e shtesës e cila është dita e vizitës së Zotit të Arshit. Është ditë e shënuar.

Eja për në luginën Efjah, dheu i saj është prej misku (prej së cilës kundërmon era e miskut pranda është quajtur kështu).

منابر من نور هناك و فضة     و من خالص العقيان لا تتقصم

و كثبان مسك قد جعلن مقاعد    لمن دون اصحاب المنابر يعلم

Atje ka karrige prej drite, argjendi, prej ari të kulluar që nuk thyhet.

Gjithashtu edhe dunat e miskut janë vend qëndrim për ata që kanë gradë më të ulët se të tjerët.

فبينا هم في عيشهم و سرورهم     وأرزاقهم تجرى عليهم و تقسم

إذا هم بنور ساطع أشرقت له             بأقطارها الجنات لا يتوهم

Ndërkohë që ata janë në jetën e tyre të lumtur dhe rrizku u vjen atyre pa mbarim.

Kur shohin një dritë që ndriçon anembanë xhenetet nuk është iluzion.

تجلى لهم رب السماوات جهرة         فيضحك فوق العرش ثم يكلم

سلام عليكم يسمعون جميعهم                   بآذانهم تسليمه إذ يسلم

U shfaqet atyre Zoti i qiejve haptazi, qesh mbi Arshin e Tij dhe u thotë:

Selamun alejkum, e dëgjojnë të gjithë selamin e Tij me veshët e tyre.

يقول سلوني ما اشتهيتم فكل ما         تريدون عندي إنني أنا أرحم

فقالوا جميعا نحن نسألك الرضا    فأنت الذي تولي الجميل و ترحم

U thotë: Më kërkoni çfarë të dëshironi sepse çdo gjë që dëshironi është tek Unë, se Unë jam më i Mëshirshmi.

I thonë të gjithë: Ne kërkojmë prej teje që të kënaqesh prej nesh sepse ti je Ai që i jep të mirat dhe mëshiron.

فيعطيهم هذا و يشهد جمعهم                عليه تعالى الله فالله أكرم

فيا بائعا هذا ببخس معجل             كأنك لا تدري بلى سوف تعلم

فإن كنت لا تدري فتلك مصيبة    و إن كنت تدري فالمصيبة أعظم

Ua jep atë dhe e dëshmojnë këtë gjë të gjithë, mgjth se Allahu është më Bujari nuk ka nevojë për dëshmitarë.

O ti që e ke shitur këtë (mirësi) me diçka pa vlerë në këtë dynja sikur ti nuk e ditke?!Por ke për ta marrë vesh.

Nëse me të vërtetë nuk e di kjo është fatkeqësi, por nëse e di fatkeqësia është më e madhe.

I lutemi Allahu, o vëllezër që me mirësinë e Tij, të na e mundësojë ta shohim Atë.

Kur ta shohin besimtarët Allahun e Madhëruar do harrojnë të gjitha kënaqësitë e xhenetit që u përmenda, sepse shikimi i Allahut është kënaqësia më e madhe.

والله لو لا رؤية الرحمن في ال      جنات ما طابت لذي العرفان

أعلى النعيم نعيم رؤية وجهه            و خطابه في جنة الحيوان

Pasha Allahun, o vëllezër, sikur mos ishte shikimi i Allahut në xhenet, nuk do ishin të kënaqur plotësisht ata që e njohin Allahun.

Kënaqësia më e madhe është kënaqësia e shikimit dhe bisedimit me të në xhenetet e përhershme.

و أشد شيء في العذاب حجابه          سبحانه عن ساكن النيران

و إذا رأه المؤمنون نسوا الذي             هم فيه مما نالت العينان

فإذا توارى عنهم عادوا إلى                لذاتهم من سائر الألوان

Dënimi më i madh për banorët e zjarrit është mosshikimi i Allahut të Madhëruar.

Kur ta shohin besimtarët do i harrojnë të gjitha mirësitë që kanë parë në xhenet.

E kur të vendosë perden kthehen tek mirësitë e tyre të shumëllojshme.

و الله ما في هذه الدنيا ألذ             من اشتياق العبد للرحمن

و كذاك رؤية وجهه سبحانه          هي أكمل اللذات للإنسان

Pasha Allahun, nuk ka në dynja gjë më të bukur se sa të të marrë malli për Mëshiruesin.

Sikurse shikimi i Fytyrës së Tij të Madhëruar, është kënaqësia më e madhe për njeriun.

Ky është malli vëllezër, për xhenetin. Pas kësaj kënaqësie, u vjen një re që u hedh shi me rrëmbim, por ai nuk është shi prej uji, por prej parfumi të pastër. Ndërkohë i urdhëron Allahu që të hyjnë tek tregu që është përgatitur për ta pas takimit me Allahun e Madhëruar. Ai është një treg që nuk shitet në të e as nuk blihet . Ai nuk është si tregjet e dynjasë të cilat janë vendet më të urryera tek Allahu. Në atë treg ka çfarë të dëshirojë shpirti yt dhe çfarë të pëlqejë syri yt. Më pas kthehen tek familjet e tyre në çadrat dhe dhomat e tyre. E u është shtuar bukuria edhe më shumë. I thonë: Pasha Allahun ju është shtuar bukuria. E këta i thonë: Gjithashtu edhe juve u është shtuar bukuria.

Dëgjoje se çfarë thotë i përmalluari i cili na tregon për atë shi dhe për tregun:

و يظلهم إذ ذا سحابة                       تأتي بمثل الوابل الهتان

بينا هم في النور إذ غشيتهم          سبحان مشنيها من الرضوان

Atëherë i mbulon një re që sjell shi me furi.

Ndërkohë që ata ishin në dritë kur i mbulon (kjo re), I lartë është Allahu që e ka krijuar, ngaqë u kënaq prej tyre.

فتظل تمطرهم بطيب ما رأوا          شبها له في سالف الأزمان

فيزيدهم هذا جمالا فوق ما               لهم و تلك مواهب المنان

E u hedh shi prej parfumi, nuk kanë parë të tillë më parë.

Ua shton më shumë bukurinë e kjo është prej dhuratave të Allahut.

Ndërsa për tregun thotë:

فيقول جل جلاله قوموا إلى        ما قد ذخرت لكم من الإحسان

يأتون سوقا لا يباع و لا يشترى                 فيه فخذ بلا أثمان

Thotë i Madhëruari: Ngrihuni dhe ejani tek kjo mirësi që kam rezervuar për ju prej kohësh.

Vijnë tek një treg që as nuk shitet e as nuk blihet në të por merr prej tij pa çmim.

لله سوق قد أقامته الملائكة                  الكرام بكل ما إحسان

فيها الذي و الله لا عين رأت          كلا و لا سمعت به الأذنان

كلا و لم يخطر على قلب امريء        فيكون عنه معبرا بلسان

Sa i çuditshëm që është ky treg, të cilin e kanë ngritur melaiket e Allahut e ka në të çdo mirësi.

Në të ndodhen ato që syri nuk ka i parë, veshi nuk i ka dë dëgjuar.

As nuk i ka shkuar ndërmend njeriu që të ketë mundësi ti shprehë me gojë.

واها لذا السوق الذي من حله               نال التهاني كلها بأمان

يدعى بسوق تعارف ما فيه من      صخب و لا غش و لا أيمان

Ah çfarë tregu është ky, që kush hyn në të i arrin të gjitha kënaqësitë vetëm duke i ëndërruar.

Ai quhet tregu i njohjes, nuk ka në të zhurma as mashtrime dhe as betime (të kota)

يا من تعوض عنه بالسوق الذي        ركزت لديه راية الشيطان

لو كنت تدري قدر ذا السوق لم     تركن إلى سوق الكساد الفاني

O ti, që e ke këmbyer këtë treg me tregun ku ka vendosur flamurin shejtani.

Sikur ta dije vlerën e atij tregu, nuk do anoje nga tregu i humbjes që do zhduket.

فإذا هم رجعوا إلى أهليهم            بمواهب حصلت من الرحمن

قالوا لهم أهلا و رحبا ما الذي        أعطيتم من ذا الجمال الثاني

Kur të kthehen tek familjet e tyre me dhurata të marra nga Mëshiruesi

Do u thonë familjet e tyre: Mirë se vini ç'është kjo bukuri e re që u është dhënë!!

و الله لازددتم جمالا فوق ما               كنتم عليه قبل هذا الآن

قالوا و أنتم و الذي أنشاكم             قد زدتم حسنا على الإنسان

Pasha Allahun ju është shtuar bukuria më shumë se më parë.

E ua kthejnë: Edhe ju, pasha Atë që iu ka krijuar, u është shtuar bukuria.

لكن يحق لنا وقد كنا إذا         جلساء رب العرش ذي الرضوان

فهمو إلى يوم المزيد أشد شوقا            من محب للحبيب الداني

Mirëpo na takon kjo gjë se ne ishim në takim me Zotin e Arshit, i cili është i kënaqur prej nesh.

Ata janë të përmalluar për ditën e shtesës më shumë se i dashuri për të dashurin e afërt.

Ky është malli vëllezër për xhenetin.

Pas gjithë kësaj mirësie të madhe në xhenetet e përhershme. A nuk u përmallua shpirti yt për lumturinë, kënaqësinë dhe qetësinë që gjendet atje? A nuk të mori malli për ato grada të larta? A nuk u përmallove për ato çadra dhe dhoma poshtë të cilave rrjedhin lumenjtë e shumëllojshëm? A nuk të mori malli për hurijet? A nuk të tronditi malli për shikimin e Allahut që është kënaqësia më e madhe. A e harrove që banorët e xhenetit nuk sëmuren e as nuk vdesin, as nuk flenë, as nuk kanë strese dhe as mërzi? A e harrove që vdekja theret mes xhenetit dhe zjarrit? Allahu na ruajt prej zjarrit.

Atëherë, kush është detyra jote, o vëlla dhe ti o motër? Detyra është që të përpiqemi sa më shumë të mbjellim në xhenet. Sepse xheneti është i pa mbjellur dhe mbjellja e tij është me anë të tesbihut tekbirit dhe tahmidit. Ah sa i humbur është ai që nuk ka mbjellë në dynja asgjë. Si të iku mbjella këtu dhe e kërkon atje. Ah i mjeri ai që nuk mbolli, çfarë mirësie i iku. Ata që i ka shkruar Allahu për xhenet, të cilët janë të devotshëm në këtë dynja, i bëjnë tesbih Allahut mëngjes e mbrëmje. Sepse ata e dijnë që vetëm me anë të saj mbillet xheneti. Gjithashu kur të hyjnë në xhenet i bëjnë tesbih Allahut mëngjes dhe mbrëmje. Të devotshmit nuk mjaftohen vetëm me dhikër por ata agjërojnë, falin namaz nate, kanë besim të fortë, bëjnë durim, i mbështeten vetëm Allahut, e kanë frikë Atë dhe bëjnë shumë punë të mira me anë të së cilave afrohen tek Allahun. Ata i kanë ngritur gradat e tyre në vendet më të larta të xhenetit. Po ti vëlla, a nuk do të ngjitesh si ata? A nuk ke shpirt kërkues për mirësitë e xhenetit? A nuk lutesh Zotit tënd të të fusë në Firdeusin e Lartë. Kush të ndalon nga kjo?  A nuk janë dëshirat, shpirti që urdhëron për të këqija dhe shokët e këqij ata që të ndalojnë? Kush të ndalon ty të arrish Firdeusin e lartë? A nuk është dynjaja me epshet dhe kënaqsitë e saj? A mund të barazohet dynjaja me atë mirësi? Pyete veten vëlla që ta gjesh përgjigjen, deri kur, deri kur do e shtyni teuben dhe kthimin tek Allahu me sinqeritet? Deri kur t'iu vijë vdekja papritur e t'iu gjejë duke e kundërshtuar Allahun? Vëllezër, të kthehemi tek Allahu dhe t'i lutemi Atij të na japë sukses dhe të na mundësojë që të qëndrojmë të fortë në rrugën e drejtë që të çon tek mirësitë e mëdha të xhenetit.

Pas këtij qortimi, vazhdon zemra jote të jetë e ngurtë, as nuk zbutet e as nuk nënshtrohet. Pas këtij qortimi sytë e tua akoma nuk kanë lotuar. Pas këtij qortimi do vazhdosh të bësh gjynahe akoma? A nuk të tronditi malli për xhenetin!?

يا سلعة الرحمن لست رخيصة      بل أنت غالية على الكسلان

يا سلعة الرحمن ليس ينالها           في الألف إلا واحد لا اثنان

O xheneti i Mëshiruesit, ti nuk je i lirë, përkundrazi ti je shumë i shtrenjtë për dembelët.

O xheneti i Mëshiruesit, ty nuk të arrin ndër një mijë, vetëm se një.

يا سلعة الرحمن ماذا كفؤها          إلا أولو التقوى معا الإيمان

يا سلعة الرحمن سوقك كاسد          بين الأراذل سفلة الحيوان

O xheneti i Mëshiruesit, kush është i meritueshëm për ty veç atyre që janë besimtarë dhe të devotshëm?

O xheneti i Mëshiruesit, tregu yt është i dobët ndër ata që janë të poshtër, të ulët si kafshët.

يا سلعة الرحمن أين المشتري       فلقد عرضت بأيسر الأثمان

يا سلعة الرحمن هل من خاطب    فالمهر قبل الموت ذو إمكان

O xheneti i Mëshiruesit, ku është blerësi (yt) sepse je dhënë me një çmim shumë të lirë?

O xheneti i Mëshiruesit, a ka ndonjë që dëshiron të fejohet (me hurijet e tua) sepse mehri është i mundur të jepet vetëm para vdekjes.

يا سلعة الرحمن كيف تصبرا     لخطاب عنك و هم ذوو إيمان

يا سلعة الرحمن لو لا أنها            حجبت بكل مكاره الإنسان

O xheneti i Mëshiruesit, si mund të durojnë ata që të kërkojnë, duke qënë se janë besimtarë?

O xheneti i Mëshiruesit, sikur mos ishe i rrethuar me gjëra të vështira për njeriun.

ما كان عنها قط من متخلف         و تعطلت دار الجزاء الثاني

لكنها حجبت بكل كريهة             ليصد عنها المبطل المتواني

Nuk do ngelej njeri pa ardhur e do mbyllej fare vendi i dënimit (xhehenemi)

Mirëpo ai u rrethua me shumë gjëra të vështira, që të largohet prej tij ai që do të kotën dhe është i ngathët (në të mira).

و تنالها الهمم التي تسمو إلى         رب العلى بمشيئة الرحمن

فاتعب ليوم معادك الأدنى          تجد راحاته يوم المعاد الثاني

E ta arrijnë ata që kanë vendosmëri, që mbërrin deri tek Zoti i lartë me dëshirën e Mëshiruesit.

Prandaj lodhu deri ditën e takimit të parë, që të gjesh rehatitë ditën e takimit të dytë.

 

 

Përgatiti

Abdul Uahid El Magribi

 

Përktheu nga Arabishtja

Abdurrahim Balla

 

 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free