Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Feja është këshillë

Një komponent tjetër i rëndësishëm për të ndryshuar veten, është edhe këshilla. Thotë Profeti a.s Që do të thotë që t'i këshillosh të tjerët. Nëse vëren diçka e cila ka nevojë të rregullohet ose të përmirësohet, jep një këshillë të sinqertë.

 

Shpesh herë, Profeti a.s përdor fjalë të pakta, për të përçuar një ide të madhe. Duke qenë se këto fjalë janë të pakta, ato kanë nevojë për shtjellim dhe shpjegim. 

 

Ta këshillosh dikë, do të thotë t'i duash atij të mirën, individ qoftë apo umet. Nëse secili nga ne këshillojmë nga një person, do të thotë që i gjithë umeti këshillohet. Zoti e ka obliguar këshillën si instrument të rëndësishëm që umeti të  vazhdojë të ruajë kompaktësinë, unitetin dhe qëndrueshmërinë. Një umet ku individët vazhdojnë të këshillojnë njëri-tjetrin, i ngjan ujit që rrjedh dhe që vetë pastrohet gjatë rrjedhjes. Në momentin kur instrumenti i këshillës nuk funksionon siç duhet, është shenjë e rrënimit të umetit.

 

Kurani, e shpreh këtë që sapo cituam me fjalët: (sepse) (Al Imran, 110)

 

Pra, ne jemi populli dhe umeti më i mirë jo se jemi më të zgjuarit dhe inteligjentët, por sepse këshillojmë njëri-tjetrin, urdhërojmë për mirë dhe ndalojmë nga e keqja.

 

Është fatkeqësi që instrumenti i këshillës të reduktohet dhe zbehet kaq shumë, siç e shohim kohët e fundit. Dikush e ka provuar të këshillojë, por reagimi i palës tjetër ka qenë shumë i ashpër. Dikush tjetër ka këshilluar një epror, i cili është hakmarrë kundër tij më vonë. Dikush tjetër ka këshilluar, por i është thënë se nuk ka ç'i duhet dhe të mos i fusë hundët aty ku nuk i intereson. Kjo situatë, ka bërë që njerëzit të mos e këshillojnë më njëri-tjetrin.

 

 

 

Rëndësia e këshillës në islam

 

Thotë Profeti a.s

 

Vetëm duke u falë në xhami, nuk mund të hysh i pari në xhenet. Këtë, duhet ta shoqërosh me këshilla për njerëzit. Nëse instrumenti i këshillës përhapet mes umetit dhe njerëzve, ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë. Shoqëria jonë duhet të mësohet që fjala "këshillë" të jetë e pranueshme nga secili prej nesh.

 

Tregon një nga shokët e Profetit a.s:"Ia dhashë besën të dërguarit të Zotit për tre gjëra: Të fal namazin, të jap zukatin dhe të këshilloj çdo mysliman." (Muslim)

 

Një tjetër thotë:"Shkova tek i dërguari i Zotit a.s t'i jap besën për islamin që sapo kisha përqafuar. Me ta takuar, i thashë:"Të jap besën time o i dërguar i Allahut."

 

Profeti a.s ma ktheu

 

Nëse ti do të ishe në vendin e këtij sahabi dhe Profeti a.s e kushtëzonte besën tënde, me këshillën që duhet t'i ofrosh çdo myslimani, a do e pranoje vallë këtë kusht?

 

Tregon po ky sahabi:"Betohem në Zotin që nuk ka zot tjetër veç Tij, do u këshilloj o myslimanë derisa të vdes." (Buhari)

 

Thotë Profeti a.s

 

Nëse këshilla kërkohet prej një skllavi, i cili nuk di të thotë "jo" para padronit të tij, ç'mund të themi për ne të tjerët!

 

Thotë Profeti a.s në një hadith tjetër

 

Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë (Buhariu)

 

Kur të shohësh një të metë dhe shërbim jo të mirë në spital, ngrije zërin dhe kërko të përmirësohet. Kur të shohësh se diçka nuk shkon mirë në kompaninë ku punon, këshilloji kolegët e tu. Kur të shohësh një të metë dhe fenomen të keq, dërgoji dikujt që ka fuqi ta ndryshojë një telegram, një email, një mesazh etj...

 

Thotë Umer ibnul Hattabi:"Nuk ka hair një umet, nëse nuk ka njerëz që këshillojnë. Dhe nuk ka hair në një umet, i cili nuk e pranon këshillën."

 

Një ditë, ai qëndroi mbi minder dhe thirri:"Zoti e mëshiroftë një burrë që mi tregon të metat."

 

Ashtu siç bëjmë thirrje që t'i këshillojmë të tjerët, unë bëj thirrje që edhe ta pranojmë këshillën kur të na ofrohet nga dikush. Kush e pranon këshillën ashtu siç pranonte Umeri? Ai u bënte thirrje njerëzve që ta këshillojnë dhe t'i tregojnë të metat e tij.

 

Thotë Profeti a.s

 

Njerëzit e pranishëm e pyetën:"Për kë o i dërguar i Allahut?"

 

Profeti a.s u përgjigj

 

Të këshillosh për Zotin, është kur urdhrat dhe dispozitat e Zotit i përvetëson dhe i vë në jetë. Kështu, ti e ke lartësuar dhe madhëruar Zotin, i ke dëgjuar urdhrat dhe porositë e Tij, je larguar nga gjynahet, respekton limitet e vendosura prej Tij dhe përkrah fenë e Tij.

 

Këshilla për të dërguarin e Zotit, është duke respektuar dhe vepruar sipas porosive të tij, duke e dashur atë, duke iu bindur dhe duke zbatuar traditën e tij.

 

Këshilla për librin e Zotit është duke respektuar ligjet dhe dispozitat që gjenden në Kuran, duke e lexuar, mësuar përmendësh dhe duke ua mësuar atë të tjerëve, të respektosh limitet e tij etj...

 

Shohim që hadithi i mësipërm, ka përfshirë të gjithë shtresat dhe nivelet shoqërore të umetit. Ata njerëz të cilët janë fetarë, falen dhe agjërojnë, por nuk i këshillojnë njerëzit nga frika se mos reagojnë keq, le ta dinë se feja është këshillë. Ata njerëz që nuk e pranojnë këshillën, le ta dinë se feja është këshillë dhe se Zoti në Kuran thotë: (Bekare, 206)

 

 

 

Kriteret e këshillës

 

1 – Të sigurohesh që ajo që ke dëgjuar mbi personin që dëshiron të këshillosh, është e vërtetë.

 

2 – Të këshillosh për hatër të Zotit dhe të kesh nijet (qëllim) të pastër. Këshilla nuk bëhet për të treguar se je i ditur ose më i mirë.

 

3 – Të mos e këshillosh tjetrin në prezencën e njerëzve të tjerë dhe në publik. Me qëllim që tjetri ta pranojë këshillën, duhet që ajo të jetë sa më private dhe në një ambient jopublik. Nëse këshilla i bëhet në publik, ajo nuk është këshillë më, por demaskim.

 

4 – Të këshillosh me të butë dhe të mirë. Një burrë vajti të këshillojë Harun Reshidin, kalifin mysliman. Ai i foli shumë ashpër duke e akuzuar me fjalë të rënda.

 

Pasi e dëgjoi, kalifi Harun Reshid i tha:"O vëlla! Mos je më i mirë se profeti Musa?!"

 

Burri u përgjigj:"Sigurisht që jo."

 

Kalifi e pyeti sërish:"Mos jam unë më i keq dhe i lig se faraoni?!"

 

Burri u përgjigj:"Sigurisht që jo."

 

Atëherë kalifi i tha:"Meqë as ti nuk je më i mirë se Musai a.s dhe as unë më i lig se faraoni, dëgjo se çfarë i tha Zoti Musait a.s, kur e porositi të shkojë të këshillojë faraonin. Thotë Zoti në Kuran (Taha, 44)

 

Gjatë një udhëtimi, kalifi Harun Reshid gaboi në diçka. Këtë gabim, e vuri re një bari delesh që ndodhi aty pranë. Bariu iu afrua pranë dhe i tha:"O prijësi ynë! Nëse të këshilloj, kam frikë nga ajo që mund të më ndodhë. Nëse nuk të këshilloj kam frikë nga ajo që mund të të ndodhë ty. Frika që kam nga ajo që mund të të ndodhë, është më e madhe nga frika që kam nga ajo që mund të më ndodhë mua, sepse të dua me sinqeritet." Më pas e këshilloi mbi atë që kishte parë.

 

Edhe pse ishte një çoban delesh, atë nuk e pengoi asgjë që ta këshillojë kalifin mysliman, Harun Reshidin.

 

5 – Të marrësh në konsideratë natyrën dhe karakterin e njerëzve. Ne duhet ta dimë që njerëzit nuk janë engjëj të pagabueshëm. Të gjithë ne jemi të gabueshëm dhe nuk ka përse t'ua nxijmë jetën njerëzve, duke i këshilluar për çdo gabim të vogël. Ne duhet të mësohemi të jemi zemërgjerë dhe tolerantë, herë të këshillojmë, herë të tjera heshtim, herë të tjera përçojmë ndonjë mesazh indirekt.

 

Me qëllim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, ne duhet të hedhim hapin e ndryshimit dhe hapi i radhës është ai i këshillës. E lusim Zotin që instrumentin e këshillës ta përhapë mes nesh!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free