Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Lutje

-Ja ALLAH ata që na mendojnë ndonjë të keqe neve,
fesë sonë, vendit tonë apo vendeve te tjera muslimane bëji ata që ta kurthojnë veten me duart e tyre.
-Ja ALLAH të lutemi na shto sinqeritetin, diturinë dhe veprimin ndaj teje,udhezoj te gjithë muslimanët dhe posaçerisht popullin tonë ne rrugen e drejtë.

-Ja ALLAH te lutemi që rinin tonë meshkuj e femra, ti mbrosh nga ç'do devijim e dredhi si dhe nga mashtrimet e armiqeve të fesë islame, mbroj ata nga të gjitha dukuritë e shemtuara te kësaj kohe.
-Ja ALLAH na dhuro asi imani dhe bindje pas te cilave nuk ka mos besim,
na dhuro asi rahmeti me të cilën do te arrijm në shkallën e fisnikerisë tënde nëdynja dhe ahiret.

-Ja ALLAH ne nga Ti kërkojmë pozitat e shehidave, jeten e të lumturve dhe fitoren kundër armiqëve.

-Ja ALLAH përcaktona për udhëheqës tanë ma të mirët nga mesi ynë, dhe mos leje që të na udheheqin më të këqinjtë e te prishurit dhe na i bë prijësa
ata që ta kanë frikën Ty,dhe që neve na mëshirojnë dhe mos na nënshtro për
shkak të gjynaheve tona ndaj atyre që Ty nuk të frikesohen e as neve nuk na mëshirojn.

-Ja ALLAH udhëzoj udhëheqësat, mësuesit dhe dijetarët tanë,si dhe ndihmoj, forcoj e drejtoj ushtrinë e policiin tonë.

-Ja ALLAH bashkoj muslimanët me fjalë e vepra, pasuuroj te varfërit e muslimanëve dhe drejtoj te humburit e tyre si dhe shëroj te sëmuarit e tyre.

-Ja ALLAH udhëzoj ymetin e Muhamedit s.a.v.s. , fale ymetin e tij dhe përmirësoje gjendjen e tij.

-Ja ALLAH falna gjyahet tona, zgjërona shtëpitë tona dhe begatona në rrëskun tonë.

-Ja ALLAH ne te Ti kërkojmë strehim nga denimi i Xhhenemitnga denimi dhe
sporovimi i varrit nga sprovimi i jetës dhe i vdekjës dhe nga e keqja e  sproves se dexhallit.

-Ja ALLAH na bë pasues e praktikues të vërtet të Kur’anit dhe na dhuro Xhenetin me te lart Firdeusin më mëshiren tënde.

-Ja ALLAH ne Ty te lutemi për veprat më të mira me të cilat të ka lutur
Muhamedi s.a.v.s. ,si dhe nga Ti kërkojmë strehim nga veprat më të këqija për të cilat të ka kërkuar strehim Pejgamberi dhe i dërguari Muhamedi yt s.a.v.s.

-Ja ALLAH na jep të mira në këtë botë, të mira në botën e ardhshme dhe ruana nga denimi i zjarrit.

-Ja ALLAH falëm mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimetarët në ditën kur do tëjepet llogaria.

-Ja ALLAH udhëzona neve në rrugen e drejtë, udhëzoj prindërit tonë rrugën e drejtë dhe udhëzoj fëmijet dhe fëmijet e femijëve tane në rrugën e
drejt...AMIN...
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free