Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

1 – Myslimanët nuk e besojnë Muhamedin (a.s.) si Zot ose ta respektojnë dhe adhurojnë atë si Zot. Ne besojmë se ai është i Dërguari i Zotit, ashtu si Musai dhe Isai dhe se na ka sjellë Fjalët e Zotit. Ai nuk e krijoi mendimin për veten e tij si Zot dhe as nuk u tha myslimanëve ta vendosin Islamin me forcë.

2 – Myslimanët nuk besojnë se Muhamedi (a.s.) është mesia. Ne besojmë se Jezusi është mesia. Ne nuk jemi dakord me kristianët në lidhje me Jezusin për pretendimin e tyre se ai është një Zot që jetoi në tokë dhe /ose është pjesë e trinitetit bashkë me Zotin (Atin) dhe shpirtin e shenjtë.

3 – Myslimanët besojnë se Teurati (Torahu) i vërtetë e ka parashikuar si ardhjen e Jezusit dhe të Muhamedit.

4 – Myslimanët besojnë se Jezusi e ka parashikuar ardhjen e Profetit Muhamed (a.s.) dhe se është shkruar në Ungjill.

5 – Myslimanët nuk besojnë në adhurimin e idhujve dhe zotave të hënës. Asnjë mysliman nuk beson se gjysmëhëna është simboli i myslimanëve në flamurin e tyre për shkak se Muhamedi (a.s.) ka marrë fenë e zotit të hënës (moon god) dhe e ka quajtur “Islam”. Kjo është një gënjeshtër e trilluar për Muhamedin (a.s.) dhe origjinën e Islamit. Arsyeja pse gjysmëhëna është simbol në flamurin tonë është sepse ne fillojmë muajin e agjërimit kur shfaqet gjysmëhëna dhe e përfundojmë atë kur shfaqet hëna e plotë pas 30 ose 31 ditësh nga shfaqja e gjysmëhënës. Gjysmëhëna nuk është “një simbol i shenjtë”.

6 – Myslimanët nuk besojnë se Jezusi ishte Profet i rremë. Ne besojmë se Jezusi ishte i dërguari i Zotit, i cili erdhi ne tokë dhe u tregoi njerëzve të Izraelit tek të cilët u dërgua, fjalët e Zotit po ashtu si Musai dhe se ai ka lindur nga Maria, i krijuar me fjalën dhe shpirtin nga Zoti pa baba. Ne mendojmë se kristianët e kanë keqkuptuar nocionin e Jezusit si Zoti i mishëruar në trup kur ai tha se është djali i Zotit.

7 – Myslimanët nuk e konsiderojnë Muhamedin si një figurë të shenjtë të cilin e adhurojnë. Myslimanët adhurojnë dhe i përulen vetëm Allahut të Plotfuqishëm dhe asnjërit e asgjëje tjetër. Një e treta e Kuranit flet për Njëshmërinë e Zotit dhe se si Zoti do t’i dënojë ata që adhurojnë zotat e shumtë dhe idhujt.

8 – Myslimanët nuk e shikojnë Biblën si një gënjeshtër të krijuar nga njeriu. Ne (myslimanët) i konsiderojmë Biblat aktuale si libra të ndryshuar, fillimisht të shkruara nga dishepujt e Jezusit që tani nuk mund të besohen. Biblat e sotme janë ndryshuar dhe nuk mund të gjenden autorët e hershëm. Ne besojmë gjithashtu se Ungjilli që Kristianët kanë aktualisht nuk është me saktësi ai që iu dha Jezusit nga Zoti.

9 – Kurani i shenjtë nuk na mëson ne myslimanëve të bëjmë “Luftra të Shenjta” kundër jomyslimanëve për t’i detyruar ata të pranojnë Islamin. Myslimanëve u lejohet vetëm të luftojnë në mbrojtje të Islamit nëse persekutohemi me forcë dhe të hakmerren me të njëjtën masë që u përdor kundër tyre. Në Kuran lexojmë se
“Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)”. (Kuran 2:190)
Në mënyrë të ngjashme:
“Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë”. (Kuran 16:126)



10 – Fjala arabe xhihad zakonisht përkthehet gabim si “Luftë e Shenjtë”. Në islam nuk ka “Luftë të Shenjtë”. Ky term nuk ekziston as në Kuran, as në hadithet autentike apo në shkrimet e hershme të myslimanëve. Në fakt në kuptimin e plotë të fjalës xhihad përkthehet si “përpjekje”. Fjala arabe për “luftë” është HARB.

11 – Ne myslimanët e besojmë Kuranin e lavdishëm si shpalljen e Allahut që iu dha Profetit te fundit Muhamedit (a.s.). Vlefshëmria dhe vërtëtësia e Kuranit gjithashtu nuk varen në konfirmimin e shkencës moderne apo të ndonjë shembulli njerëzor në të. Cdo gjë njerëzore është e gabueshme, kurse Kurani duke qenë fjala e Zotit është i pagabueshëm dhe i përjetshëm. Prandaj edhe pse faktet shkencore në Kuran zhvlerësohen/shfuqizohen, kjo nuk ia heq këtij libri hyjnor bukurinë dhe forcën e rrallë. Ai që e lexon Kuranin arabisht përjeton menjëherë bukurinë, fuqinë dhe madhështinë e tij pa iu drejtuar përdorimit të analizës racionale.
Allahu e di më së miri!
 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free