Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Meleku qe qau

Në disa rrëfenja, tregohet se Zoti e dërgoi melekun e vdekjes ti marrë jetën një gruaje. Kur vajti tek vendi ku ndodhej gruaja, meleku u çudit, pasi e gjeti krejt të vetme me foshnjën e saj, në mes të shkretëtirës së thatë. Thuhet që meleku i vdekjes nuk e mbajti dot veten dhe qau nga fakti që do i merrte shpirtin kësaj nëne, duke e lënë foshnjën krejt të vetëm. Megjithatë, ai s’kishte gjë në dorë, prandaj ia mori shpirtin dhe u largua.
Pas disa dhjetëra vitesh të tjerë, meleku i vdekjes urdhërohet ti marrë shpirtin një burri. Kur vajti tek vendi ku ndodhej, pa që ai ishte i moshuar dhe i shtyrë në moshë. Në dorë, burri kishte një bastun druri dhe i kërkonte kovaçit që ti bëjë një fund hekuri për bastunin. Ai i kërkonte që hekuri të jetë i fortë, që ta çojë sa më gjatë. Këtë herë, meleku i vdekjes qeshi, ngaqë ky i moshuar shpresonte të jetojë edhe kushedi sa vite të tjera, ndërkohë që nga vdekja nuk e ndanin veçse disa sekonda.
Në ato çaste, Zoti i foli melekut të vdekjes dhe i tha:”Pasha madhështinë Time! Ai që të bëri të qash, është po ai që të bëri të qeshësh tani. Foshnja që tu dhimbs dhjetëra vite më parë, kur e ndave nga nëna, është pikërisht ky burrë i moshuar i cili të bëri të qeshësh sot.”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free