Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tregimi i marteses se begatshme

Nje burre i quajtur Nuh ibn Merjem kishte shume pasuri,por mbi te gjitha ishte shume besimtar.Kishte edhe nje vajze,e cila shquhej per bukuri,por mbi te gjitha edhe ajo kishte besim te madh moral te larte.Ky burre mori nje sherbyes.Ai quhej Mubarek.Ai nuk kishte pasuri,por edhe ai kishte besim dhe moral te paster.Zoteria e tij e dergoi tek vreshti per ta ruajtur nga vjedhesit.Mubareku vazhdoi ta ruante vreshtin per gati dy muaj.Kur erdhi zoteria i tij te vreshti,i tha:"O Mubarek,shko e me sill nje bistak rrushi.Shkoi Mubareku dhe mori nje bistak rushi,por rrushi ishte i tharte.-Shko e zgjidh nje tjeter,i tha perseri zoteria.I solli perseri Mubareku nje bistak rrush,por prape rrushi ishte i tharte.-O Mubarek ! A nuk e njeh ti te emblen nga e tharta apo po tallesh me mua ?-iu hakerrua zoteria.
-Jo,per Zotin,nuk po tallem me ty,por une nuk i kam provuar e as kam futur asnje kokerr ne goje qe prej dy muajsh,sepse ti nuk me ke derguar per te ngrene,por per ta ruajtur vreshtin dhe per t'i sherbyer atij.Une i ruhem shikimit te Allahut e jo shikimit te krijesave te tij.
U habit zoteria dhe i tha:-Me thuaj,cilat nga vajzat te pelqejne:
Per nga pasuria,bukuria,prejardhja apo besimi ?
-Cifutet,iu drejtua Mubareku,-zgjidhnin vajza qe ishin te pasura,
te krishteret zgidhnin vajza me prejardhje te mire,
kurse shoket e Muhamedit alejhi selam,i zgjidhnin besimtare.
 
Zoteria e la te lire Mubarekun.Me pas,Nuh ibn Merjemi shkoi tek e bija
dhe i tha:-Deshiroj te martoj me Mubarekun ! C'thua ti ?
-A e pelqen ti ate ?-i thote ajo ibn Merjemit.
-Po.
-A eshte i pershtatshem per mua ?
-Kam kerkuar mjaft,por nuk kam gjetur me te pershtatshem se Mubareku.
Atehere,vajza u martua me Mubarekun.
Ishte fryt i mbikqyrjes se Allahut.Linden nje djale.
 
KUSH LE DICKA PER HIR TE ALLAHUT,
AI IA KOMPENSON ME DICKA ME TE MIRE !

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free