Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Luani dhe pasqyrat

Thuhet se në një fshat të largët, gjendej një pallat me njëmijë pasqyra. Ky lajm i çuditshëm i vajti në vesh dhe luanit, i cili vendosi në çast që ta vizitojë këtë pallat. Pasi mbërriti, filloi të kërcejë një e nga një shkallët e pallatit, plot gjallëri dhe gëzim. Me të hyrë në sallën e madhe ku gjendeshin pasqyrat, ai u mrekullua nga ajo që i panë sytë. Ai dalloi njëmijë luanë të tjerë të cilët i buzëqeshnin dhe i tundnin bishtin të gëzuar. Kjo panoramë e lumturoi pa masë dhe me vete tha: Duhet të vij edhe herë të tjera ta vizitoj këtë vend.

Një miku i tij, e dëgjoi të njëjtin lajm dhe vendosi ti bëjë një vizitë këtij pallati të çuditshëm. Kështu, ai vazhdoi rrugën drejt pallatit me hapa të rëndë dhe fytyrë të vrejtur. Me të mbërritur në sallën e një mijë pasqyrave, panorama që iu ofrua ishte krejt e ndryshme nga ç’kishte dëgjuar nga miku i tij. Ai dalloi një mijë luanë të vërejtur e të pikëlluar. Pa e zgjatur, i ktheu shpinën pallatit në fjalë me nijetin për të mos u kthyer kurrë më në atë vend.

Mos harro!

Të gjithë fytyrat e njerëzve janë pasqyra. Ajo që pikas në fytyrat e tyre, nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrim i fytyrës tënde. Dije se ti përbën pamjen dhe fytyrën origjinale.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free