Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Takimi me te tjeret

Shumë prej tyre më kanë thënë se në një moment gjatë vdekjes së tyre- ndonjëherë herët në eksperiencë, ndonjëherë pasi ngjarje të tjera kanë mbaruar – ata bëhen të vetëdijshëm për prezencën e qenieve të tjera shpirtërore afër tyre, qenie që si duket janë aty që ti lehtësojnë ata/ato gjatë tranzicionit në vdekje, ose, në dy raste, tu thonë se ende nuk është koha e tyre për të vdekur dhe se duhet të kthehen tek trupat e tyre fizikë.
E pata këtë përjetim në lindje të një fëmiu. Lindja qe shumë e vështirë, dhe humba shumë gjakë. Mjeku u dorëzua, dhe I tha kusherinjëve të mi se po vdisja. Megjithatë, isha mjaftë e kfjelluar gjatë të gjithë procesit madje edhe kur e dëgjova atë duke I thënë këto fjalë e ndjeva veten sikur po largohesha. Derisa kjo po ndodhte, e kuptova se shumë njerëz ishin grumbulluar aty, gati dukeshin si në turma, duke qëndruar rreth tavanit në dhomë. Të gjithë këta njerëz I kisha njohur në jetën e sapo kaluar, por që kishin vdekur më parë. E njoha gjyshën time dhe një vajzë që e kam njohur kur kam qenë në shkollë, dhe shumë kusherinjë të tjerë dhe shoqëri. Dukej sikur kryesisht ua shihja fytyrat dhe e ndjeja prezencën e tyre. Të gjithë dukeshin të kënaqur. Ishte një rast shumë I gëzuar, dhe ndjeja që kanë ardhur të më mbrojnë dhe të më këshillojnë. Dukej gati sikur po kthehesha në shtëpi, dhe ata ishin atje që të më përshëndesin dhe të më bëjnë të ndihem e mirëseardhur. Gjatë gjithë kësaj kohe, e kisha një ndjenjë se cdo gjë është dritë dhe bukuri. Ishte një moment I bukur dhe madhështorë.
Në disa raste, njerëzit arritën të besojnë se qeniet që ata I takonin ishin “rojet shpirtërore” të tyre. Një njeriu I ishte thënë nga një qenie e tillë se, “Të kam ndihmuar deri në këtë fazë të ekzistencës tënde, por tash më duhet të të dorëzoj tek të tjerët.” Një grua më tha se derisa ajo po largohej nga trupi I saj ajo vuri re prezencën e dy qenieve shpirtërore aty, dhe ata e identifikuan veten e tyre si “ndihmësit shpirtërorë” të saj.