Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Urtesia e Poligamise

Poligamia eshte martesa e mashkullit me me shume se nje grua.
Urtësia e poligamisë

1. Shkaku i luftëraveShumë herë shteti islam ballafaqohet me luftëra të shumta dhe në këtë rast vdesin shumë meshkuj, kështu që patjetër dikush duhet të marrë përsipër mbikëqyrjen e gruas së shehidit të rënë në luftë dhe rruga më e mirë për një mbikëqyrje të mirë është martesa me të.Shumë prej muslimanëve të parë martoheshin me ato gra të veja të cilave burrat u ishin vrarë në luftë dhe kështu kujdeseshin për to dhe për fëmijët e saj duke i larguar nga rruga e keqe dhe duke shpenzuar për edukimin e tyre.

 

2. Mbrojtja e vetesKa disa meshkuj (sipas natyrshmërisë së tyre mendore dhe trupore) të cilët kanë epsh të papërmbajtur dhe ndonjëherë nuk ngopen me një grua të vetme, sidomos në disa vende të nxehta, dhe për këtë shkak në vend që të zërë një dashnore, e cila ia prish moralin, e ka të lejuar ta shfryjë epshin e tij në mënyrë hallall.A është më e mirë për burrat dhe për shoqërinë që mashkulli të ndjekë rrugën e amoralitetit dhe shkatërrimit të shoqërisë (duke bërë amoralitet me gratë, vajzat, nënat e të tjerëve në mënyrë të paligjshme) apo t’i lejohet atij – me mëshirën e Allahut – që të martohet me më shumë se një grua? (Dhe në këtë rast ai do të jetë mbikëqyrës për të gjitha këto gra dhe duhet të jetë i drejt mes tyre.)

 

3. Shtimi i numrit të femrave në krahasim me numrin e meshkujveKa raste të ndonjë shoqërie ku numri i femrave është më i madh se numri i meshkujve, siç ndodh në ndonjë vend pas përfundimit të luftës; numri i femrave është më i madh sesa numri i meshkujve në shumë vende të botës edhe nëse nuk ka pasur luftë në atë vend.Dhe ky shtim i numrit të femrave obligon poligaminë, kështu që të gjitha femrat të kenë një përgjegjës i cili do t’i furnizojë ato dhe mbrojë, përndryshe do të detyrohen të devijojnë duke marrë rrugën e prostitucionit dhe kështu do ta shkatërrojnë shoqërinë dhe moralin e tyre. Ose do të kalojnë jetën e tyre me dhembje dhe mundime në beqari duke humbur edhe nervat e tyre dhe kështu shoqëria do të humbë forcën e saj duke pasur mundësi që të ruajë fuqinë e shoqërisë.

 

4. Shtimi i pasardhësveKa mundësi në disa raste që gruaja të jetë sterile dhe nuk lind ose ka ndonjë sëmundje prej së cilës nuk pritet shërimi dhe dëshiron të vazhdojë jetën me burrin e saj dhe në të njëjtën kohë burri dëshiron të ketë fëmijë dhe të ketë një grua e cila mbikëqyr kërkesat e shtëpisë.Në këtë rast, a është më e mirë që burri të jetë i kënaqur me këtë gjendje të dhimbshme duke shoqëruar gruan e tij pa pasur fëmijë dhe kjo grua e sëmurë pa pasur dikë që kujdeset për shtëpinë e të përballojë të gjitha këto humbje?!Apo është më mirë ta shkurorëzojë këtë grua duke pasur dëshirë ajo që të vazhdojë jetën me këtë burrë dhe ai do ta lëndojë atë me shkurorëzim?Apo të bashkojë dëshirën e saj dhe dëshirën e tij e të martohet edhe me një grua e ta mbajë edhe të parën në shtëpi dhe kështu do të ketë dobi edhe ai edhe ajo?!

 

5. Ndryshimi i natyrshmërisë së mashkullit nga ajo e femrësNë shumicën e rasteve mashkulli ka epsh më shumë sesa femra dhe është i gatshëm për marrëdhënie gjatë gjithë jetës së tij, kurse gruaja është e gatshme për këtë deri kur mbush të pesëdhjetat (50-vjeçare). Pas kësaj moshe gjaku i menstruacioneve ndërpritet dhe fillojnë të zhduken vezët e shumimit.Dhe nëse gruaja nuk mund të kryejë obligimet bashkëshortore ndaj burrit, si p.sh. të lindë fëmijë apo të bëjë marrëdhënie me të (kur të dëshirojë ai, kur dihet se në këtë kohë pas zhdukjes së vezëve të shumimit gruaja humb epshin e saj), çfarë duhet të bëjë? A nuk është më mirë për burrin të martohet edhe me një grua dhe kështu të ruhet nga haramet sesa të zërë ndonjë dashnore në haram?

 

6. Shkaqet e tjera të poligamisëKa mundësi që burri ta marrë gruan tjetër për respekt ndaj dikujt tjetër, pasi kësaj gruaje i ka vdekur burri ose e ka shkurorëzuar atë dhe nuk ka kush të kujdeset për të përveç një burri.

 

a. Çfarë të bëjë një mashkull nëse gruaja e tij ka dëshirë të grindet dhe ia mbush jetën me grindje ditë e natë? Në këtë rast ky person ose duhet të shkurorëzohet nga kjo grua dhe ta shkatërrojë familjen duke pasur fëmijë me këtë grua ose duhet të martohet edhe me një grua tjetër dhe ka mundësi që ky rast të bëhet shkak për përmirësimin e saj, sepse shumë gra frikësohen nga ortaket se mos e bën për vete burrin e saj dhe në këtë rast ajo do të përmirësojë sjelljet me burrin e saj.

 

b. Zgjatja e kohës së menstruacioneve dhe lehonisë te disa gra.Disa burra nuk kanë mundësi të bëjnë durim gjatë kësaj periudhe dhe poligamia është një shërim për ta dhe mbrojtje nga disa probleme që mund të ndodhin brenda shtëpisë.Këto janë disa shkaqe të përgjithshme të cilat i ka vështruar Islami, që e lejon poligaminë dhe nuk e veçon për ndonjë shoqëri apo për ndonjë kohë të caktuar, mirëpo e lejon atë për të gjithë njerëzit (meshkujt) derisa të trashëgojë njeriu tokën dhe çka ka në të.Dhe kujdesi ndaj umetit islam – duke shtuar numrin e muslimanëve në luftë dhe në paqe- është prej qëllimeve kryesore të ligjit islam.- Dukuritë negative të përhapura te shoqëritë të cilat ndalojnë poligaminëLejueshmëria e poligamisë në Islam e ka mbajtur shoqërinë islame të pastër nga prishja dhe nga zhdukja e moralit, por këto dukuri janë të përhapura te shoqëritë të cilat nuk besojnë në poligami dhe nuk e lejojnë atë dhe për këtë shkak janë shfaqur disa dukuri negative, si:1. Përhapja e paturpësisë dhe amoralitetit.2. Lindja e fëmijëve jashtëmartesorë (kopilëve)3. Përhapja e sëmundjeve trupore si Sida, komplekse mendor dhe çrregullime neurologjike.4. Dobësimi dhe rrënimi i trupit/5. Shkatërrimi i familjes, saqë kanë humbur edhe lidhjet bashkëshortore duke i llogaritur të gjitha gjërat të pavlefshme.6. Humbja e pasardhësve apo përzierja e tyre (duke mos ditur se fëmija i kujt është).?

A ka të drejtë femra ta kundërshtojë poligaminë? Pyetja:

 

A ka të drejtë një motër ta kundërshtojë poligaminë? A ka të drejtë burri i saj të martohet për herë të dytë pa lejen e saj?...Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

 

Një nga problematikat më delikate, për të cilën ngrihet shumë pluhur, posaçërisht në kohën bashkëkohore është çështja e poligamisë, ose thënë më qartë qasja që ia bën Islami asaj. Edhe pse kemi një numër të madh të pyetjeve që presin për përgjigje, për shkak të rëndësisë do t’i themi ca fjalë rreth kësaj teme.

 

Qasja që i bën Islami poligamisë; që një burrë të ketë më shumë se një grua, është shumë mirë e sqaruar dhe arsyetuar duke detajuar kushtet dhe rrethanat në të cilat aplikohet kjo. Këto sqarime fillimisht bëhen në Kuran, pastaj në hadithet profetike, por ata të cilët nuk ia duan të mirën Islamit dhe muslimanëve mundohen me anë të deformimeve të këtyre mësimeve të shkaktojnë hutin në mesin e muslimanëve.

 

Pastaj, duhet ta dimë edhe atë se nuk është vetëm Islami që e lejon poligaminë ashtu si pretendohet, por pothuajse të gjitha fetë e lejojnë atë.

 

Në kohërat e hershme, të krishterëve u ishte lejuar që të martohen me aq gra sa dëshironin, për shkak se Bibla nuk ka pasur kufizime në numrin e grave. Vetëm para ca shekujsh kisha e ka kufizuar numrin e grave në një.

 

Në një libër të cilin e ka shkruar një prift katolik Eugen Hillman me titull: “Shqyrtimi i sërishëm i poligamisë”, ai thotë: “Askund në Dhiatën e Re nuk ekziston ndonjë urdhër eksplicit që martesa të jetë monogame, ose ndonjë urdhër eksplicit i cili e ndalon poligaminë. Në anën tjetër, Jezusi nuk është deklaruar kundër poligamisë, ndonëse hebrenjtë e komunitetit të tij e praktikonin.”

 

Ati Hillman ka theksuar faktin se kisha romake e ka ndaluar poligaminë për t’iu përshtatur kulturës greko-romake e cila parashihte vetëm një grua legjitime, gjersa i toleronte konkubinat dhe prostitucionin. Ai citon shën Augustinin i cili kishte thënë: “Tani në kohën tonë, me të vërtetë, duke mos u mohuar zakonet romake, nuk është më e lejuar të merret edhe një grua e dytë.”

 

Kisha afrikane dhe të krishterët afrikanë shpesh i përkujtojnë vëllezërit e tyre evropianë se ndalesa kishtare e poligamisë është traditë kulturore dhe jo mësim autentik i krishterë. [1]

 

Gjithashtu poligamia është e lejuar edhe në Hebraizëm, bazuar në ligjin e Talmudit “Abrahami (Ibrahimi)“ i ka pasur tri gra dhe “ Solomoni (Sulejmani) “i ka pasur një qind gra.”Praktikimi i poligamisë te hebrenjtë ka vazhduar deri sa Rabini Gershom ben Jehudah (960 P.K deri 1030 E.K) e ka lëshuar një dekret kundër poligamisë. Komunitet Hebreje Sefardik që jetojnë në vendet muslimane kanë vazhduar që ta praktikojnë poligaminë deri në vitin 1950, kur në formë të aktvendimit Paria e Rabinëve Izraelit ka forcuar këtë ndalesë. Ata në formë rigoroze e ndaluan martesën me më shumë se një grua.[2]

 

Nuk do të zgjerohemi më shumë në këtë problematikë, por themi se Islami kur e lejoi poligaminë, atëherë ai i vuri kritere dhe kondita që duhet të kihen parasysh për atë që dëshiron ta aplikojë atë. Ai person i cili i vështron ato rregulla dhe është i sinqertë, pa marrë parasysh a është musliman apo jo, do të kuptojë se është një dispozitë mjaft logjike dhe e arsyeshme, për ta mbajtur një shoqëri të pastër nga veset dhe zakonet e dëmshme, sikurse: krijimi i raporteve jashtëmartesore, përhapja e lëneshës në shoqëri (vajza të shkuara në moshë e të pamartuara), divorci i gruas për shkak të shterpësisë (sterilitetit) të saj (apo arsyeve të tjera), përhapja e prostitucionit, mbetja e grave dhe bonjakëve pa kujdestarë dhe sigurues të jetesës, etj.

 

Ndërsa për sa i përket pyetjes suaj, ne do të flasim duke e shndërruar atë në dy nën pyetje:

 

Kundërshtimi i poligamisë nga femra dhe

 

Kërkimi i pëlqimit të gruas së parë.

 

1. Kundërshtimi i poligamisë nga femra

 

Themi se ky kundërshtim mund të jetë në dy forma:

 

a) Nëse kundërshton dispozitën islame, përkatëse dhe pretendon se pligamia nuk është e drejtë, atëherë me këtë ajo mohon ajetin e Kuranit. Kjo është mjaft e rrezikshme dhe ky kundërshtim shpien në kufër (mosbesim). Kjo për faktin se ajo mohon ajetin e tretë të sures “Nisa”, në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë më lehtë.” (Nisa, 3).

 

Allahu i Madhëruar për refuzuesin e dispozitave të shpallura thotë:

 

“Ndërsa ata që nuk besojnë, do të shkatërrohen! Ai do t’ua humbë veprat atyre. Kjo për shkak se ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai i ka zhvlerësuar veprat e tyre.” (Muhamed, 8-9)

 

b) Nëse në parim femra e pranon këtë dispozitë, por ajo nuk ka dëshirë që kjo t’i ndodhë asaj, me fjalë të tjera, ajo nuk ka dëshirë që burri i saj të martohet me grua të dytë, për shkak të xhelozisë ose arsye tjetër, atëherë çështja ndryshon këtu. Nuk mendojmë se ajo është mëkatare për këtë mos dëshirë, pasi në shumicën e rasteve kjo i kthehet natyrshmërisë së femrës dhe xhelozisë që ka në zemër. Zoti i Madhëruar në Kuran thotë:

 

“Lufta është bërë detyrim për ju, ndonëse ju e urreni. Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (Bekare, 216)

 

Me këtë ajet Allahu i Madhëruar e përligji dispozitën e xhihadit, pasi që në fillim të shpalljes, kur muslimanët ishin në Meke, ata e kishin të ndaluar të luftonin.

 

Dijetari i mirënjohur Muhamed El Uthejmin gjatë komentimit të ajetit të sipërpërmendur thotë në thënien e Allahut “ndonëse ju e urreni (luftën)”: “Duhet ta dimë se këtu me urrejtje është për qëllim lufta e jo përligjja e dispozitës së luftës, pasi nuk mund të paramendohet që sahabët ta urrejnë një urdhër (farz) të Allahut, por ata urrejnë luftën për shkak se do vrasin dhe do të vriten.”

 

Prandaj nëse gruaja e urren që burri i saj të martohet për shkak të xhelozisë apo ndonjë arsye tjetër nuk mendojmë se ajo është mëkatare.

 

2. Kërkimi i pëlqimit të gruas së parë

 

Në lidhje me kërkimin e lejes nga gruaja e parë prej anës së burrit, themi se nuk ekziston ndonjë citat që e obligon këtë. Prandaj nuk është obligative të merret pëlqimi i gruas së parë për t’u martuar burri dhe kjo nuk është prej kushteve të kësaj martese. Por nga kjo nuk duhet të kuptohet se burri nuk duhet ta ketë parasysh pëlqimin e gruas së parë. Nga mirësia dhe bashkëjetesa e sinqertë e ndërsjellë është që burri ta ketë parasysh opinionin e saj dhe të mundohet ta marrë pëlqimin e saj. Burri duhet ta kuptoj se nuk konsiderohet sukses që të futet në një martesë duke e shkatërruar tjetrën. Allahu e di më së miri.