Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

DASHURIA PËR FENË

Allahu (xh.sh) u drejtohet besimtarëve në shumë ajete kuranore, u drejtohet atyre që kanë besim në zemra, duke iu thënë: “O ju që besuat, ç’është me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në (luftë) rrugën e Allahut!”, ju u rënduat në vendA mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, sesa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë”. (Teubeh: 38).

 

Asnjë individ nuk mund të ketë sukses në aktivitetin e tij, pa plotësuar dy kushte:

1- Të jetë i bindur me punën që po bën, pra të jetë i bindur që kjo punë është e hajrit dhe duhet bërë.

2- Ta dojë atë punë, të ketë pasion për të.

Biznesmeni nuk ka sukses, kur ai nuk do biznesin e tij, kur nuk përpiqet që ky biznes t`i sjellë fitime.

Gjithashtu edhe mësuesi nuk ka sukses me nxënësit e tij, kur ai nuk e do profesionin e tij.

Po ashtu asnjë lëvizje, asnjë parti nuk ka sukses, kur vetë kryetari i partisë nuk e do projektin e tij dhe nuk beson, që kjo punë që po bën, është diçka e mirë.

E njëjta gjë ndodh edhe me prindërit. As burri dhe as gruaja nuk mund të krijojnë familje, kur s`duan fëmijët e tyre, kur s`duan jetën bashkëshortore. Atëherë kur kur secili prind e merr jeten si përrallë, kjo familje nuk mund të rrisë e të edukojë fëmijë të denjë për shoqërinë.

Pra për të pasur sukses në çdo gjë, kushti i parë është të bindesh për punën që po bën dhe e dyta është ta duash punën dhe të kesh pasion për të.

Thonë se aktivitetet më të suksesshme jane ata aktivitete, iniciatori i të cilave i sheh edhe në ëndërr. Atij i del në ëndërr biznesi apo profesioni i tij, për arsye se ai është gjithmonë i shqetësuar për të.

 

Vëllezër!

A e duam ne Islamin? A kemi dashuri për fenë tonë? A e duam këtë fe nga thellësia e zemrës tonë?

Kjo pyetje mund të ketë dy lloj përgjigjesh: Të lehtë dhe të rëndë.

1- Përgjigja e lehtë mund të jetë: “Përderisa unë kam ardhur në xhami dhe fal namazin, atëherë e dua fenë”.

2- Përgjigja e vështirë vjen atëherë kur e pyet sinqerisht veten tënde: “A e dua unë me të vërtetë këtë fe”?

Fjala dashuri

Kjo ështe një pyetje madhështore. Le ta pyesim të gjithë së bashku veten tonë: “A e duam me të vërtetë fenë e Allahut (xh.sh), a kemi dashuri për të?”

A e ndjejmë se dhuntia më e madhe që na ka dhënë Zoti, është Islami?! A e quajmë veten të privilegjuar, për faktin se Zoti na zgjodhi nga të gjithë njerëzit e tjerë, apo e ndjejmë se rastësisht edhe ne u bashkuam me të tjerët?! A e ndjejmë me sinqeritet, se kapitali më i madh që kemi është kjo fe, të pasur apo të varfër qofshim?!

A e ndjen këtë pasaniku milioner, i cili kur e krahason gjithë këtë pasuri me dhuntinë më të madhe që i ka dhënë Zoti, duke e bërë besimtar, nuk i hyjnë fare në sy këto miliona?!

A e ndjen këtë i varfri, të cilin Zoti e ka sprovuar me mungesë pasurie, por kur kujton se Zoti i ka dhënë Islamin, nuk i hyn në sy fukarallëku?! A thotë ai: “Falenderimi i takon Zotit, i Cili më ka bërë besimtar dhe më ka zgjedhur nga të tjerët”.

 

Cilën nga sprovat do të zgjidhnim:

a) Të hyjmë në zjarr apo

b) Të lemë fenë?

Besimtari duhet të pranojë të parën. Ai zgjedh të hyjë edhe në zjarr, por nuk heq dorë prej Islamit. Besimtari ndjek shembullin e Ibrahimit (a.s), i cili pranoi të hyjë në zjarr. Po pse vallë, mos ishte budalla që pranoi të hyjë në zjarr? Ai zgjodhi zjarrin, sepse e donte fenë dhe nuk hiqte dorë kurrë prej saj.

 

Ta duash Islamin, do të thotë të shqetësohesh për të, të të dhembë zemra për këtë fe. Kur te biesh në gjumë, pyete veten: “O Zot çfarë bëra unë sot për fenë Tënde?” Ndërsa kur të zgjohesh në mëngjes, pyete veten: “O Zot çfarë do të bëj unë për fenë Tënde, çfarë do të bëj unë për Islamin?” Kjo është feja jonë, këtu është e ardhmja jonë, por është edhe e tashmja jonë.

 

Kurani tregon historinë e një ftuesi të mirëfilltë, që nuk ishte as profet, as besimtar, as burrë, as grua e as mbret. Ai ishte nje zog, pupëza, i quajtur Hud-Hud. Ky zog kishte shqetësim për fenë e Zotit, i dhimbte zemra për këtë fe.

Sulejmani (a.s) ishte mbret dhe profet. Në ushtrinë e tij bënin pjesë njerëzit, xhindet, kafshët dhe zogjtë. Një ditë Sulejmani (a.s) nuk e gjen pupëzën në rresht si ditët e tjera dhe vendos që ta dënojë për moskorrektesën dhe për largimin pa leje.

Pasi pupëza kthehet tek Sulejmani (a.s), i thotë: “Mos u nxito, sepse unë nuk dola për të bredhur e për të bërë xhiro, por kam qenë në një mision shumë të madh. Kam parë një popull, që kishin një mbretëreshë shumë të pasur, por ata nuk adhuronin Zotin, ata adhuronin diellin”.

Sulejmani (a.s) jetonte ne Palestinë. Pupëza kishte shkuar në Jemen me mijëra kilometra larg. Po pse vallë? Sepse këtij zogu që është ushtar i Zotit, i kishte bërë shumë përshtypje fakti, që një popull i tërë nuk adhuron Zotin. Ai mendonte me vete: “Si nuk po e adhurojnë Zotin, I Cili di të fshehtën në qiej dhe në tokë, i Cili di atë që njerëzit e thonë haptas dhe atë që ata kanë në zemër, i Cili është Zot i qiejve dhe i tokës?”

Këtij zogu nuk i bëri habi pasuria e atij populli, por fakti që ata nuk besonin Zotin. Ky është shembulli i një ftuesi, shembulli i një krijese që ka shqetësim për fenë e Zotit. Po ne a e kemi shqetësimin e këtij zogu?

Gjithmonë duhet të pyesim veten tonë: “Çfarë bëjnë njerëzit që rrinë pranë nesh, komshinjtë, çfarë jete kanë, çfarë dinë për Zotin?” Po familjet tona, shoqëritë tona ku jetojmë, çfarë dinë për Zotin? Çfarë mund t`iu themi që t`i afrojmë tek Allahu (xh.sh). Kjo është të kesh shqetësim për fenë e Zotit, kjo është dashuria për fenë.

 

Ne të gjithë e dëgjojmë ezanin, madje një pjesë e madhe e thërrasin atë, por pak prej nesh e dinë se si ka ardhur ezani. Ezani nuk ka ardhur as me ajet kuranor e as me hadith profetik, por ka ardhur me shqetësimin e disa besimtarëve. Kur muslimanët shkuan në Medine, filluan të pyesin njëri – tjetrin:  “Ne po falemi, po si t`ia bëjmë për t`i thirrur njerëzit në namaz”?

Dikush tha: “Do t`i biem daulles”. Të tjerët nuk pranuan.

Dikush tha: “Do t`i biem këmbanës si të krishterët”. Të tjerët nuk pranuan.

Dikush tha: “Do t`i fryejmë borisë”. Përsëri nuk u pranua dhe nuk u arrit në ndonjë zgjidhje.

Atehere të gjithë u larguan për në shtëpitë e tyre të shqetësuar. U larguan duke pyetur vetet e tyre se si do t`i thërrisnin njerëzit për në namaz. Me këtë shqetësim shkuan në shtëpi. Zoti i gjithësisë bën mrekullinë. Tre prej këtyre njerëzve që kishin shqetësim në zemrat e tyre, iu doli ezani në ëndërr, i njëjti ezan që thërrasim ne sot, me të njëjtat fjalë.

Po kur të del diçka në ëndërr?

Në ëndërr na dalin paratë, kur kemi nevojë për para apo jo? Na del makina, kur gjithë ditën e kemi mendjen tek makina, na del me ngjyrën, me formën dhe me modelin e saj. Pra na dalin në ëndërr ato gjëra, për të cilat jemi gjithmonë të shqetësuar.

Këtyre njerëzve iu doli në ëndërr ezani, sepse kishin shqetësim për të thirrur njerëzit për namaz. Të nesërmen shkuan të tre tek profeti (a.s) dhe pasi i treguan çfarë kishin parë, ai tha: “Me të vërtetë kjo është thirrja, që do të përdorim ne”. Pra, e miratoi pejgamberi (a.s), e miratoi edhe Allahu (xh.sh).

Ky është tregues, që Zoti na bën shkak për mirë, kur kemi shqetësim për këtë fe dhe kur e duam fenë tonë.

 

Ta duash Islamin, do të thotë ta duash të mirën, të kesh dëshirë të përhapet mirësia, bamirësia, vlera, e pastërta, të përhapet namazi, të përhapet hixhabi, të përhapen punët e mira në shoqërinë ku jeton, të kënaqesh kur shikon diçka të mirë dhe të urresh kur përhapet e keqja.

Të të vijë shumë keq kur shikon, se prostitucioni po rritet në maksimum, korrupsioni gjithashtu, tradhëtia po rritet, lakuriqësia na ka mbuluar nga të katër anët, Një besimtari duhet t`i vijë keq nga të gjitha dukuritë negative, që shfaqen në shoqërinë tonë.

Tregues i dashurisë për fenë e Zotit është, kur të dhemb zemra për të keqen dhe kur të hapet kraharori për të mirën.

Profeti (a.s) tregon, se Zoti i gjithësisë i dha urdhër Xhibrilit (a.s), që ta shkatërrojë një popull. Xhibrili kthehet dhe i thotë: “O Zot, Ti më dhe urdhër, por në atë popull ishte një njeri besimtar, i cili beson tek Ti dhe të përmend shumë”. Allahu (xh.sh) i thotë: “O Xhibril! Me atë filloje shkatërrimin”.

LA ILAHE IL ALLAH !

Po përse të nisë shkatërrimi me besimtarin? “Me atë filloje – tha Zoti – sepse atij njeriu nuk i është skuqur asnjëherë fytyra, kur ka parë të keqen”. E shikonte të ligën dhe s`i bënte fare përshtypje, s`i skuqej fytyra, s`i dridhej zemra. Me atë të filloje shkatërrimin. E ç`vlerë ka për dikë që është besimtar, kur ai nuk kënaqet për të mirën, kur nuk mërzitet nga e keqja?!

Prandaj duhet ta masim besimin tonë, ashtu siç masim temperaturën me termometër. A ndjejmë kënaqësi, kur përhapet e mira në familjet tona, në shoqërinë tonë, në rrugë, në punën ku jetojmë? A na vjen keq, kur përhapet e keqja? Ky është tregues i besimit dhe i dashurisë për fenë e Allahut (xh.sh).

 

Ta duash Islamin, do të thotë ta rrisësh nivelin e vetes tënde, sepse ti je pasqyra e Islamit. Kjo do të thotë që t`iu thuash njerëzve: “Unë jam pasqyrë e rregullt e Islamit, nuk jam pasqyrë e thyer, në të cilën del imazhi i ngatërruar apo i përmbysur”. Do të thotë që në punën ku je të të bëhet me gisht, se ti je më i miri, do te thotë që sjellja jote duhet të jetë sjellja më e mirë. Pra kur të të thuhet: “Ky është musliman”, ta meritosh të të drejtohet gishti për mirë.

 

Ta duash Islamin do të thotë që të paktën prej teje të mos i vijë e keqja Islamit. A e di se Islamit mund t`i vijë e keqja prej punës tonë, prej sjelljes tonë, edhe pse ne nuk e dimë.

Sfida me e madhe që kanë muslimanet sot në botë, sidomos në Shqipëri është që ta rrisin nivelin e tyre. A janë të aftë të thonë: “Ne jemi muslimanë”. A jemi prej atyre burave, që kur themi: “Ne jemi muslimanë”, të tjerët të mendohen dy herë përpara se të të thonë diçka?! Kjo është sfida jonë, është sfidë me veten tonë. Sfidë në nivelin shkencor, sfidë në sjellje, në etikë, në edukatë, në të gjitha vlerat që duhet të ketë njeriu. Sot muslimanët dinë shumë fjalë të bukura, por u mungojnë shumë vlera.

Kurse në atë kohë nuk kishte fjalë, por mjaftonte që muslimani të ecte dhe njerëzit thoshin: “Ky paska lezet, do hyjmë në fenë e këtij njeriu, se është më i mirë se ne”. Kjo është sfida jonë, prandaj le të punojmë me veten tonë. Në qoftë se e duam Islamin, ta duam veten tonë, ta rrisim nivelin në çdo aspekt të jetës tonë. Në qoftë se je tregtar apo në çdo profesion tjetër, rrite nivelin e punës, rrite sjelljen tënde, rrite moralin dhe besnikërinë tënde.

Lus Allahun të na bëjë shkak për të udhëzuar të tjerët në Islam dhe jo shkak që të tjerët të largohen prej kësaj feje.

 

Ta duash fenë e Zotit, do të thotë që fëmijët  e tu t`i rrisësh me dashurinë për fenë. Ta mbjellësh në zemrën e tyre dashurinë për fenë, sic mbjell bimën në tokë.

Kjo do të thotë, që kur të martohesh, të martohesh me nijetin që të kesh fëmijë që duan Allahun (xh.sh), fëmijë që duan Islamin, do të thotë që ti të jesh shembulli më i mirë për fëmijët e tu. Nuk mjafton që thjesht ta marrësh fëmijën në namaz, t`i tregosh për fenë e për Zotin e kur të vijë një moment në shtëpi ti të kalosh cakun e të nevrikosesh, sepse fëmija e regjistron prej teje këtë sjellje.

Është detyre e madhe ta rrisësh fëmijën me dashurinë për Zotin, t`i fusësh në zemrën e tij dashurinë për Allahun (xh.sh), që ai ta dojë këtë fe. Kjo është puna më e madhe që mund të bëjmë me fëmijët tanë dhe me familjet tona.

 

Ta duash Islamin, do të thotë që aftësitë që na ka dhënë Allahu (xh.sh), t`i vëmë në shërbim të tij. Zoti i ka ndarë gjërat siç ka ndarë edhe rrizkun. Dikujt i jep pasurinë, dikujt forcën, dikujt fjalën, dikujt penën e kështu me rradhë.    

Nëse Zoti të ka dhënë , Mos e shpenzo kot atë. Ajo është pasuria e Zotit, i Cili ta ka dhënë ty amanet, por ti nuk e kupton kënë gjë. Pyete veten tënde edhe në qoftë se je pasanik: “Pse e bleva këtë gjë? A më duhej a s`më duhej?  Pse me këto para nuk bëj diçka që është më e hajrit?”

Nëse Zoti të ka dhënë , ku e përdor këtë forcë? A e përdor për mirë apo për keq? A jep edhe ti kontributin tënd, për të mbajtur sadopak peshën e Islamit?

Nëse Zoti të ka dhënë e logjikë, përdore mirë atë. Merresh me fjalë lart e poshtë gjithë ditën, apo mundohesh që me logjikën tënde të ndash të drejtën nga e gabuara?

Nëse Zoti të ka dhënë , fol mirë, fto për mirë, mundohu që me fjalët e tua të ndikosh për mirë tek njerëzit.

Nëse Zoti të ka dhënë , shkruaj drejt dhe qartë, përdore këtë penë për hir të Zotit dhe bëji të ditura me të argumentet e Zotit.

 

Halid Ibn Velidi (r.a) ishte ushtarak i shkëlqyer, që nuk kishte të krahasuar, i cili para Islamit i mundonte shumë muslimanët, saqë kur dëgjohej që ai ishte komandanti i ushtrisë tjetër, njerëzit kishin frikë. Kur u bë musliman, shkoi tek pejgamberi (a.s),  i dorëzoi shpatën dhe i tha: “O profet i Zotit! Unë jam dorëzuar, prandaj merre shpatën time. Pendohem që me këtë shpatë kam vrarë njerëz dhe nuk do ta përdor më”. Profeti (a.s) i tha: “O Halid, siç e përdore këtë shpatë kundër muslimanëve, sot e tutje përdore për muslimanët, përdore për Zotin, kështu është pendimi yt. Aftësite e tua vëri në shërbim të Zotit, në shërbim të fesëshpata e Zotit

 

Sikur ta donim me të vërtetë këtë fe, a do të bënim fjalë nëse falim pesë namaze apo falim tre namaze?! Do ishte turp. A do të pyeste njeri veten, nëse duhej ta pinte një gotë apo jo?! Do ishte turp. A vërtet do të diskutonim, nëse duhet t`i japim 500 lek sadaka apo jo?! Prapë do ishte turp.

Nëse e do fenë e Zotit, duhet të të vijë turp, kur i bën vetes këto pyetje. Ta duash këtë fe, do të thotë që obligimet nuk janë barrë, por janë kënaqësi.

Profeti (a.s) i thoshte Bilalit: “O BIlal thërrite ezanin, na qetëso zemrat

Por në qoftë se nuk e ke pasion këtë fe, do të të rëndohet çdo ditë dalëngadalë, saqë do të vijë një kohë e do të thuash: “Unë nuk e mbaj dot fenë e Zotit”.

Do nisësh të thuash: “Vallahi se le dot rakinë, vallahi se fal dot namazin, vallahi nuk kam kohë”.  Kur nuk e do një punë, do të gjesh justifikime që të mos e bësh atë.

Tregohet se një njeri e pyet profetin (a.s), se kur do të bëhet Kijameti.

Profeti e pyet: “E çfarë ke përgatitur ti për atë ditë

Ai përgjigjet: “Pasha Zotin unë nuk kam bërë ndonjë punë të madhe, por unë e dua Allahun dhe të dua edhe ty”.

Atëherë profeti (a.s) i tha: “Ti do të jesh me ata që i do

Prandaj e lus Allahun (xh.sh) të fusë në zemrat tona dashurinë për madhështinë e Tij, dashurinë për fenë e Tij dhe dashurinë për Profetin e Tij.

E lus Allahun ta bëjë këtë fe të dashur në zemrat tona, të dashur në shtëpitë tona, të dashur në shoqërinë tonë. E lus Allahun të mos e bëjë këtë fe barrë të rëndë, por lehtësim për ne në këtë jetë, lehtësim në varret tona dhe lehtësim kur të dalim përpara Allahut (xh.sh).

 

Ta duash këtë fe, do të thotë ta duash vëllain që ke në krah, ta duash çdo musliman, do të thotë t`i lutesh Zotit, që t`i afrojë zemrat tona.

O Zot mos na bëj nga ata njerez, që shikojnë një gabim të vogël tek vëllai i tyre dhe nuk shikojnë pemën e mekatit, që është përpara syve të tyre, tek vetet e tyre. Pra le t`i afrojmë zemrat tona, t`i japim dorën njëri – tjetrit, të bashkohemi se nuk jemi shumë, por jemi pak.

Të gjithë ne e dimë, se çfarë shkruhet në gazetat e përditshme për ne, për gjithë muslimanët, e dimë se çfarë flitet në televizionet tona. Të gjithëve na dhemb zemra, por pjesa më e madhe e jona vetëm sa bën një debat të ftohtë se kush e ka mirë dhe kush e ka keq. Për mua kjo nuk ka asnjë vlerë. Dihet që Zoti i ka sprovuar besimtaret, madje sahabët e profetit (a.s) i ka sprovuar me luftë, por ata kanë ditur të pozicionohen. Ata iu drejtuan Zotit: “O Zot mos na sprovo, o Zot bashkoji zemrat tona, o Zot mos fut përçarje në zemrat tona”.

Nese Zoti fut përçarje në zemra, nuk ka gjë që të nxjerr në dritë. Lusim Zotin të mos e fusë shejtanin mes nesh dhe vëllezërve tanë”.

Unë dua ta pyes veten time, t`iu pyes edhe juve: “Kush prej nesh e ka lënë debatin dhe është veçuar 5 minuta, për t`iu drejtuar Zotit të gjithësisë e t`i lutet Atij: “O Zot mos na përçaj, mos na bëj sprovë për ata që nuk besojnë”.

 

A e dini se çfarë thonë njerëzit?

“Shiko se kush janë muslimanët, përditë bëjnë debate dhe përçahen”. Kjo është sprova për të tjerët. Ateisti, laiku, ai që nuk ka vlera, thotë: “Më mirë që nuk jam musliman, shyqyr që nuk jam musliman”.Kjo është sprovë për ne.

Kush prej nesh i lutet Zotit, të na udhëzojë neve, t`i udhëzojë të parët tanë, t`i forcojë ata, t`i drejtojë nga e mira, t`i largojë nga a keqja. Ky është obligimi më i paktë që duhet të kemi. Na duket vetja se jemi shumë, por jemi shumë pak dhe kjo është e dukshme, pasi nuk kemi forcë të ndryshojmë shumë gjëra. Por ama kemi një armë të fuqishme, e cila është duaja (lutja), prandaj le ta lusim Zotin për vete dhe për njëri – tjetrin.

 

Ne s`jemi nga ata njerëz, që janë thjesht njerëz me logjikë të ftohtë, që analizojnë vetëm kush e ka mirë dhe kush e ka keq, por jemi nga ata njerëz, që i luten Zotit. E mira e tjetrit është edhe e mira ime, e keqja e tjetrit është edhe e keqja ime. Ne nuk mund të ndahemi. Muslimanët janë të gjithë një ummet dhe duhet të jenë gjithmone bashkë.

 

Do të tregoj vetëm shembullin e profetit Muhamed (a.s).

Në betejen e parë, në Bedër numri i besimtarëve ishte 314, përballë 1000 apo edhe më shumë jobesimtarëve. Profeti i Zotit doli në një qoshe dhe filloi të përgjërohet e të qajë, duke e lutur Allahun (xh.sh). Aq shumë iu drejtua Zotit duke ngritur duart drejt qiellit, saqë i ra dhe pelerina nga shpina. Shokët kur e panë, u erdhi shumë keq dhe i thanë: “O Profet i Zotit, aman mos e mundo kaq shumë veten, ka për të të ndihmuar Allahu (xh.sh), po nuk të ndihmoi ty, kë do të ndihmojë?” Kurse ai thoshte: “O Zot, po u shkatërrua ky grup muslimanësh që janë sot, nuk do të adhurohesh më në tokë, s`do të ketë më besimtarë që do të të adhurojnë

Kjo ishte ndjenja e pejgamberit (a.s) dhe kjo duhet të jetë edhe ndjenja jonë.

Prandaj unë ftoj veten time dhe çdo musliman që të jemi të sinqertë me Allahun (xh.sh) dhe me fenë e Tij. E kemi obligim që ta lusim Zotin: “O Zot bashkoji zemrat tona, mos fut përçarje mes nesh, na forco e mos na dobëso, na lartëso neve dhe të parët tanë dhe mos na rrëzo”.

 

E lus Allahun (xh.sh) të na bëjë njerëz të punës dhe jo njerëz të debatit.

E lus Allahun t`i bashkojë zemrat tona me fjalën “La ilahe il Allah, Muhamed Resulullah”. Allahu e lartësoftë Islamin dhe muslimanët kudo që janë. Allahu na mundësoftë të jemi pjesë e fitores dhe triumfit të fesë së Tij e Allahu do t`i japë sukses fesë së Tij, Ai është i fuqishëm për cdo gjë.

Falenderimet janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve.

A M I N
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free