Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Njerezit jane si breshka

Njerëzit janë si breshka

Ai ishte fëmijë dhe kishte një breshkë me të cilën luante dhe e ushqente. Një natë të ftohtë dimri, breshka ishte zhytur thellë në zhguallin e saj. Djali u orvat që t’ia nxjerrë kokën dhe të luajë me të, por dështoi. Menjëherë mori një shkop dhe filloi ta qëllojë mbi zhguall, por sërish breshka nuk e nxorri kokën. I bërtiti por breshkës as që i bëhej vonë. Në këtë çast, ndërhyn i ati i cili i thotë:”Çfarë ka ngjarë biri im?” I biri i rrëfeu hallin e tij. I ati buzëqeshi dhe i tha:” Lëre breshkën dhe eja me mua!” Të dy ndezën zjarrin në oxhak dhe u ulën duke biseduar. Me të filluar i ngrohti të përhapej në dhomë, filloi dhe breshka të nxjerrë kokën dhe të afrohet me oxhakun nga ku vinte i ngrohti. I ati buzëqeshi dhe i tha të birit:”Edhe njerëzit janë si breshka. Nëse dëshiron të ndjekin mendimin tënd, duhet ti ngrohësh fillimisht me dashamirësinë tënde. Mos i detyro me zor të bëjnë diçka që nuk e duan!”
Ky është njëri nga sekretet e personave me ndikim. Ata i bëjnë njerëzit që ti duan dhe respektojnë, mandej dhe tu binden. Këtë e arrijnë duke u falur ngrohtësi emocionale. Nuk mund të bësh vend në zemrat e njerëzve, veçse duke ua ngrohur zemrat më parë, duke qenë i sinqertë me ta dhe duke i dashur.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free