Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Miu dhe deveja

Shumë kohë më parë, tregohet se një mi u takua me një deve dhe mes tyre lindi, le të themi, një farë miqësie. Miut i pëlqente pamja e devesë, fiziku i saj i madh dhe jeta që bënte. Ishte ai iniciatori i kësaj miqësie, saqë i kërkoi vetë që të bëhet miku i saj. E ku kishte nder më të madh për miun, sesa të thuhej se ishte miku i devesë.
Teksa lëviznin lart e poshtë, mbërritën tek shtëpia e miut. Siç e dimë të gjithë, shtëpia e miut përbëhet nga një vrimë e vogël në mur, asgjë më shumë!
Miu, herë shihte shtëpinë e tij të vockër herë shihte mikeshën e tij gjigante, devenë.
Çfarë të bënte?
Si ta ftonte brenda?
Mos duhej të hynte vetë brenda dhe ta linte mikeshën jashtë?
Apo ti thoshte:”Hajde bujrëm!”, po ku ta çonte?
Deveja, e kuptoi sikletin e miut dhe vendosi ti japë një mësim të rëndësishëm në jetë:
“Miku im! Ose duaj dhe shoqërohu me sojin tënd, ose ndërto një shtëpi sipas sojit me të cilët kërkon të shoqërohesh!”