Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Burri dhe gruaja ne kopshtin zoologjik

Burrë e grua, vajtën të shëtisin në kopshtin zoologjik. Teksa bridhnin sa nga njëri kafaz tek një tjetër, qëndruan tek një çift majmunësh duke luajtur me njëri-tjetrin.
Sa çift i bukur dhe çfarë romance!!! – tha gruaja.
Mandej kaluan pranë
kafazit të një çifti luanësh, ku mashkulli qëndronte i shtrirë dhe i heshtur, ndërsa e shoqja qëndronte në këmbë, disa hapa më larg.
Çfarë çifti i trishtë dhe çfarë jete e vetmuar! – tha sërish gruaja.
I shoqi i tha:”Hidhe këtë shishen boshe në drejtim të luaneshës dhe shih si do të reagojë luani!”
Me t’ia hedhur shishen në drejtim të luaneshës, luani brofi në këmbë dhe filloi të ulërijë e të sillet rrotull si i tërbuar.
Kur këtë akt e përsëritën me kafazin e majmunëve, majmuni mashkull ia dha vrapit dhe u ngjit në majë të pemës, që të mos dëmtohet nga shishja boshe.
Ka njerëz, që ndjenjat e tyre nuk i shprehin, i ruajnë thellë në zemër. Ka të tjerë që i shprehin, e të tjerë që shprehin ndjenja fallco.
Mund ti mbash meri dikujt qe e do, por nuk e sheh dot te vuaje.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free