Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

per lumturine

Sekretin e te qenit te lumtur pikerisht tek nje parim te tille e kam gjetur pra qe te jap me shume nga ajo qe mar.
Duke ditur qe perkushtimi im karshi dickaje, qofte shoqerise, familjes, punes, mesimeve, dashurise etj, eshte ne maksimumin e tij atehere pavaresisht nga rezultati qe do nxirrja koshienca ime do mbetej e paster dhe une do ndjehesha e kompletuar si njeri pasi rroli im nga ana ime u luajt me forcen me maksimale.

Jam ketu ku jam dhe jam kjo qe jam per hir te mendimeve dhe vendimeve qe kam marre ne jete. Nese nuk do ndjehesha mire keshtu sic jam atehere ne rradhe te pare do i hidhja syte drejt vetes time duke kerkuar per mangesira, per neglizhime, per abandonime nga ana ime pasi nuk kam si te jem e lumtur ne rast se ka boshlleqe apo indiferentizem tek une.

Persa i perket thjeshtesise qe kishe permendur e nderuara hope31, kjo eshte relative per mendimin tim pasi perkufizimi qe mund ti japesh ti thjeshtesise mund te ndryshoje nga i imi.
Personalisht aspiratat e jetes time pak a shume jane keto , pasi te mar graden BA ne Shkenca Politike te futem ne Juridik(International Law) mundesisht te punesohem tek UN ketu ne New York e te kem ze ne tribunat nderkombetare. Tani per George W. Bush kjo eshte fare e thjeshte per tu arritur dhe ai kerkon me teper se kaq dhe ai ka arritur me teper se kaq. Per mua nuk eshte fare e thjeshte madje eshte e kunderta e te thjeshtes per shume faktore te ndryshem. Nese do ja arrij apo jo nuk e di se ne kete jete asgje nuk dime pasi asgje nuk eshte e garantuar por megjithate sidoqe te ndodhi dua te jem e qete brenda vetes qe une thash maksimumin tim per realizimin e ketij qellimi e neser nuk do jem duke mallkuar veten 'pse nuk mesove apo pse nuk u dedikove etj etj.

Ndersa urrejtjen qe kishe permendur ne lidhje me lumturine time nuk di cte te them pasi eshte nje ndjenje qe nuk kam pasur force ta ndjej(e as qe dua te kem) ndaj dhe nuk me ka penguar.

E shkurt, ndjesia e te qenit te lumtur, sipas meje, eshte ne varesi te dedikimit qe u dhuron gjerave apo njerezve.
Lumturia vjen kur jep me zgjuarsi, kur pret dhe merr dicka te barazvlefshme ne kthim, kur arrin harmonine dhe balancen ndermjet teje dhe te tjereve, kur arrin te mbeshtetesh tek njerez qe te duan dhe ju do te miren, dhe kur e rrethon jeten tende me njerez te mire.

Lumturia eshte kur arrin te plotesosh nevojat tende (materiale domosdo, sa per te jetuar denjesisht), por per me teper nevojat e marrjes dhe te dhenies se dashurise... Dhe me tej lumturia eshte kur rritesh shpirterisht dhe intelektualisht ne ate mase sa te jesh guide edhe per njerez te tjere qe s'e kane arritur ende nje stad te tille ne jeten e tyre.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free