Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Foli,por nuk tha gje

Një person po fluturonte me balonën e tij shumë afër me tokën dhe dukej qartë që kishte humbur dhe nuk ia kishte haberin në çfarë vendi ndodhej. Ai pikas dikë të veshur mirë dhe i thërret:”Zotëri! Të lutem më trego në ç’vend jam!” Zotëria hodhi një vështrim lart dhe nxorri menjëherë një busull, një aparat elektronik dhe filloi të bëjë matje, të cilat i shënonte në një bllok. Në fund, ai iu drejtua personit të balonës duke i thënë:”Gjendesh 50 m mbi tokë, 30 gradë në lindje, në koordinatën ... Personi në balonë e ndërpreu duke i thënë:”Besoj se profesioni juaj duhet të jetë këshilltar, apo jo?” Burri iu përgjigj:”Ashtu është, këshilltar jam. Por si e kuptove këtë?!” Personi i balonës iu përgjigj:”Sepse unë të pyeta në çfarë zone gjendem, kurse ti më bombardove me informacione të sakta, por të pavlefshme për mua.” Atëherë këshilltari ndërhyn dhe i thotë:”Po, edhe unë besoj se jeni drejtor. Apo jo?”
Personi në balonë u habit nga ky parashikim i saktë dhe e pyeti:”Ashtu është, por më thuaj, si e kuptove këtë?!” Këshilltari iu përgjigj:”Sepse nuk e di as ku je dhe as ku dëshiron të shkosh, megjithatë fajin ua hedh të tjerëve.”
Morali:
Logjika të çon nga pika A tek pika B, sakaq imagjinata të sorollat lart e poshtë. Ainshtajn thoshte:”Nëse nuk e shpjegon siç duhet një çështje, shkurt muhabetit, nuk e ke kuptuar siç duhet. Nuk mjafton të dish çfarë thua, por ta thuash siç duhet.”