Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Padroni dhe sherbetori

Nje njeri shume i pasur, te cilit Zoti i kishte falur shume pasuri e bente nje jete luksoze...Ai kishte nje sherbyes i cili ishte paksa qesharak. Nje dite, padroni i tij i pasur, i dha atij nje dhurate duke i thene, nese gjen dike i cili eshte me budalla se ty, atehere jepja kete dhurate. Sherbetori e pranoi kerkesen e tij. Pas disa kohesh, njeriu i pasur u semur rende. Ishin te shumte doktoret te cilet u kujdesen per te arritur sherimin e tij, por pa asnje sukses. Me ne fund, ai i humbi shpresat e thirri sherbetorin e tij e i tha; une jam duke vdekur, nese te kam bere ndonje padrejtesi, te lutem me fal.
 
Sherbetori; Padron, ku do te shkoni ?
 
Padroni; Atje ku shkojne te gjithe.
 
Sherbetori; E kur mendoni qe te ktheheni serish ?
 
Padroni; Une jam duke shkuar ne nje vend, nga i cili kthim me pas nuk ka.
 
Sherbetori; E kuptoj, a i keni bere ju pergatitjet e duhura per te qene sa me rehat atje ku po shkoni padron ?
 
Padroni; Jo
 
Sherbetori; Padron, a keni pergatitur dicka per tu mbrojtur nga nxehtesia apo i ftohti i madh, atje ku po shkoni ?
 
Padroni; Jo.
 
Sherbetori; A keni bere pergatitjet e duhura ne menyre per te siguruar uje e ushqimin e domosdoshem atje ku do te shkoni ?
Padroni; Jo, jo asgje.
 
Sherbetori pasi e degjoi padronin e tij qeshi me te madhe e me pas i tha;
 
Padron, ju me befasuat. Ne shtepine e perkoheshme ne kete bote ti bere te gjitha rregullimet e pergatitjet e duhura ne menyre qe te shijoje luksin e komfortin e kesaj jete.
 
Zoteroje ndërtesa te medha e te bollshme, kopshte dhe parqe, shërbyes dhe shërbëtore, makina te bukura, dyqane e fabrika, dhe beje nje jete luksoze.
 
Por tani po me thoni mua qe ju nuk keni bere asnje lloj pergatitjeje
per shtepine tuaj te perhershme, vendin ne te cilin pritet qe ju te shkoni shume shpejt.
 
Me thoni dicka padron...ku mund ta gjej une ndonje njeri tjeter i cili mund te jete me budalla se ty..pra zoteri, po jua jap serish juve dhuraten....
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free