Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mrekullia tek Devetë

Mrekullia tek Deveja Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!” [El Gashije, 17]. ”Po të shohim, deveja ka një kokë të një madhësie të konsiderueshme, qafën, trupin me gungën në kurriz dhe katër këmbët. Secila prej këtyre pjesëve, është një mrekulli më vete. Sytë p.sh, përbëhen nga tre qepalla dhe jo dy siç kemi ne. Devetë kanë një qepallë të tretë e cila është një perde e tejdukshme, të cilën e përdorin gjatë udhëtimeve në shkretëtira dhe gjatë erërave të forta. Kjo perde shërben si syze mbrojtëse për sytë e devesë, nga pluhurat dhe rëra e shkretëtirës. Sytë e devesë janë të mëdhenj dhe të rrethuara nga qerpikë të gjatë dhe të dendur. Deveja, gjatë erërave të shkretëtirës, herë i mbyll plotësisht sytë dhe herë të tjera i mban hapur, por përdor qepallën e tretë të tejdukshme, për të mbrojtur sytë nga rëra. Po të shohim dy vrimat e hundës, do i gjejmë të mbushura me qime të dendura, të cilat pengojnë pluhurin dhe rërën të depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes. Deveja ka dy veshë, shumë të vegjël në krahasim me madhësinë e kokës së saj. Ato kanë formë vezake dhe në kohë të caktuara, deveja i ngjit ato me qafën. Edhe veshët janë të mbushur me qime të dendura, për t’i mbrojtur nga pluhuri dhe rërërat. Trupi i devesë është i mbuluar me lesh, i cili ndryshon nga stina në stinë. Gjatë dimrit, leshi i devesë është i dendur dhe më i gjatë dhe kjo për t’a mbrojtur atë nga të ftohtit e dimrit. Kurse verës, ky lesh bie dhe bëhet më i shkurtër dhe i rrallë, me qëllim që të sigurojë daljen e djersës dhe uljen e temperaturës së lartë. Gunga e devesë që ndodhet mbi shpinën e saj, është një lloj magazine e mbushur me dhjamëra. Prej kësaj gunge, deveja furnizohet me fuqi dhe me ujë. Këmbët e devesë janë të gjata dhe të fuqishme. Ato janë të pajisura me thundra të cilat janë izoluese dhe nuk e përçojnë elektricitetin. Deveja nuk ngordh kollaj për shkak të etjes. Ajo e magazinon ujin në indet e saj dhe jo ashtu siç mendojnë shumë njerëz në stomak. Në raste etjeje në shkretëtirë, deveja e thith dhe e përdor këtë ujë të depozituar. Kur e përdor dhe shfrytëzon ujin e rezervuar, ajo fillon të përdorë lëndët dhjamore që gjenden në gungën e saj. Vetëm kur i përdor dhe këto rezerva uji, ajo detyrohet të thithë ujin e gjendur në gjak, por në këtë kohë kanë kaluar mbi dhjetë ditë e etur. Buzët e devesë janë të gjata dhe të trasha gjë e cila ia mundëson të ushqehet pa probleme edhe me gjemba. Po të shohim buzën e sipërme, do të gjejmë që ajo është e ndarë në dy pjesë. Kur ushqehet me gjemba, ajo e ngre njërën pjesë, me qëllim që të mundet ta presë gjembin, pa e shpuar. E veçantë është se deveja ushqehet me gjithçka që gjen, madje edhe gjëra që ne mund t’i konsiderojmë plehra. Kjo, pasi shkretëtira nuk të jep mundësi të tjera për t’u ushqyer. ”Kur flasim mbi anën shpirtërore të devesë, është diçka e bukur. Ajo ka ndjenja, është besnike, dëshpërohet dhe qan. Devetë kanë karakteristike qetësinë, bindjen dhe nënshtrimin ndaj njeriut. Devenë mund ta tërheqë dhe ta çojë nga të dojë edhe një djalë i vogël. Diçka pozitive e devesë është se ajo e dallon zërin e padronit të saj. Ajo e dallon padronin e saj nëpërmjet erës dhe zërit, madje dallon dhe tendat e familjes ku banon. Gjithashtu, ajo i gjen kollaj burimet e ujit dhe orientohet dhe rigjen rrugën nëse humbet në shkretëtirë.” Qumështi i devesë është shumë i pasur me vitamina, sidomos vitaminën C. Është me vend që të pyesim:”Përse në veçanti vitaminën C?” Padyshim këtu ka diçka të rëndësishme. Deveja jeton në shkretëtirë, kurse vitamina C, kryesisht gjendet tek frutat e freskëta, që nuk gjenden në shkretëtirë. Duke qenë se banorët e shkretëtirës janë të privuar nga këto fruta dhe rrjedhimisht nga vitamina C, ata e kompensojnë nevojën për vitaminën C me anë të qumështit të devesë, i cili është i pasur me këtë vitaminë. Qumështi i devesë konsiderohet si alkalin, por shumë shpejt ai kthehet në thartor nëse lihet për një farë kohe pas mjeljes. Shija e tij gjithashtu është e ndryshme dhe sillet nga shumë i ëmbël deri në të kripur. Qumështi i devesë përmban proteinë nga 4-25%, përmban lëndë të ngurta nga 10-15%, yndyrë sidomos në fillimin e kohës së mjeljes dhe urinimit, deri në 2-3%, lëndë sheqerore dhe posaçërisht lacteous (sheqeri i qumështit) nga 3-6%, klorid sodiumi nga 14-27%, minerale si: hekuri, kalciumi dhe fosfori, si dhe vitamina, si: B1, B2 dhe C. Një studim i bërë nga një organizatë shtetërore e specializuar, në Emirate, doli me përfundimin se qumështi i devesë ka dobi të mëdha mjekësore, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij proteinore me veti imune mbrojtëse kundër një numri të madh të sëmundjeve të rrezikshme të brendshme (të barkut). Një studim tjetër i bërë nga organizata “Zaid” për kërkimet bimore dhe mjekësinë popullore, në Abu Dhabi, arriti në përfundimin se ekziston mundësia për prodhimin e një antibiotiku nga qumështi i devesë, i cili ka mundësi të shërojë sëmundje të tilla si plasja, sida, infeksioni i mëlçisë (hepatitis) dhe tuberkulozi. Qumështi i devesë ka veti parandaluese të llojeve të ndryshme të kancerit, për shkak se ai pengon formimin e lëndëve të quajtura Alentrosaminac, të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e kancereve. Po kështu, qumështi i devesë mund të konsiderohet si lëndë antiokside, gjë e cila ndihmon në mbrojtjen e indeve të ndryshme të organizmit nga vdekja, dhe kjo pakëson mundësinë e prekjes së njeriut nga llojet e ndryshme të kancerit. Deveja zotëron një sistem imun të mrekullueshëm dhe të ndryshëm nga ai i njeriut dhe i kafshëve të tjera, pasi që ai përbëhet nga një fushë e vetme imune, vargu i rëndë dhe nuk e ka vargun e lehtë. Vargu i rëndë imun përmban një forcë lidhëse dhe harmonizuese të rrallë, e cila i bën ballë të gjitha llojeve të sëmundjeve, si dhe ka mundësinë e harmonizimit dhe barazimit të shumë prej gjallesave mikroskopike sëmundjeprurëse dhe vrasjes dhe asgjësimit të tyre. Ky varg i rëndë imun ka fuqinë që të asgjësojë indet dhe helmet e huaja në trupin e kafshës, me vetitë që i ka dhënë Zoti i fuqishëm. Sëmundjet, në trajtimin e të cilave ndihmon qumështi i devesë Qumështi i devesë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve, si: hidropizia, verdhëza, problemet e shpretkës, tuberkulozi, astma, anemia, hemorroidet, problemet në funksionet e mëlçisë, diabeti (është zbuluar se qumështi i devesë ka vetinë e prodhimit të hormonit insulinë dhe pakëson përqindjen e kolesterolit në trup, gjë e cila ndalon arteriosklerozën dhe goditjen e njeriut nga sëmundjet e ndryshme të zemrës), rrufa, bronkiti, shto këtu edhe ulçërën e stomakut, kancerin dhe sëmundjet e mëlçisë dhe inflamacionet e saj (hepatitin). Qumështi i devesë ndihmon gjithashtu në uljen e peshës për shkak të përmbajtjes së tij të pakët të energjisë dhe yndyrës, dhe njëkohësisht ai forcon trupin dhe shikimin. I madh është Allahu,më i miri krijues !